Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Terrorizmi Krishterë
English

Terrorizmi Krishterë

Duke parë se në ditët e sotëme gjithmonë po flitet për terrorizmin islamik, ku edhe ka marr nje famë globale sot kemi raste edhe të terrorizmit krishter. Përbërja e akteve terroriste nga grupe apo individë të cilët përdorin motive krishtere tregon se terrorizmi krishter ekziston përkrah terrorizmit islamik me qëllime dhe përmasa të kundërta. Terroristët krishterë janë mbështetur në interpretimet dhe parimet e Biblës, duke u bazuar në shkrimet e shenjta për të justifikuar dhunën dhe vrasjen. Kur mendojm dallimin të ekstremistëve krishter dhe ekstremistëve myslimanë, mendoj se të dyja grupet janë të rrezikshme për shoqërin demokratike. E përbashkëta e këtyre grupeve është dhuna dhe aktet e liga të bëra mbi popullatën civile.

Huntington, i cili vdiq në vitin 2008, parashioi në vitin 1993 '' konfliktet kryesore të politikës globale do të ndodhin në mes të kombeve dhe grupeve të qytetrimeve të ndryshme'', dhe se ndasia mes qytetrimeve do të jenë betejat e së ardhmes. Në fakt, shumica e veprimtarisë terroriste që ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ardhur nga muslimanët, por nga një kombinim i organizatave, grupeve të krishterizmit radikal, supermacistët e bardhë dhe grupet e djathta ekstremitste të milicisë. Kemi shumë shembuj jo të mira të terrorizmit jo-islam që ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Terroristët krishterë janë mbështetur në interpretimet dhe parimet e besimit në ketë rast, Biblës. Duke i cituar Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së re, shkrimet e shenjta për të justifikuar dhunën dhe vrasjen apo për të sjellë në lidhje me '' fundin e kohës '' të përshkruara ne Djatën e re.

Indetiteti i krishterë është një grup i lidhur me afërsi globale të kishave dhe individëve të përkushtuar për një teologji raciale që pohon se të bardhët e Evropes veriore janë pasardhës të drejtpërdrejtë të fiseve të humbura të Izraelit, popullit të zgjedhur të Perëndisë. Kjo ka qenë e lidhur me grupe të tilla si kombet Ariane, ushtrisë së Republikës Ariane, Ushtrisë së Perëndisë, Priftërisë, shpata etj. Këto citime kanë pasur ndikim në një numër të sulmeve terroriste në mbarë botën. Disa nga sulmet terroriste që ndodhen ne periudha të ndryshme ishte edhe Periudha e hershme moderne në Britani, që rezultoi si një komplot i terrorizmit fetar, ishte një përpjekje e dështuar për të hedhur në erë pallatin e Westminster.
Lëvizjet krishtere ortodokse në Rumani si Garda e Hekurt dhe Lancieri, ishin përgjegjës për përfshirje në masakër të Bukureshtit, dhe vrasjet politike që ndodhen gjatë vitit 1930. Nërsa pas Luftës Civile Amerikane të vitit 1861-1865, antarët të udhëhequr nga protestantë Ku Klux Klan (KKK) Organizatë që filloi të angazhohet në zjarrvënie, rrahje, falkë në kryq, shkatrrim të pronës, vrasje, përdhunim dhe rrahje me kamzhik. Shenjestra e tyre ishin Afro Amerikanët, Hebrenjtë, katolikët dhe minoritetet tjera sociale.

Ideologjia terroriste e tyre ishte e qartë ndërsa objektivat e (KKK)-së ishin të rivendosnin vlerat krishtere protestante në Amerikë dhe kishin ndryshme në besimin e tyre.
Në kohën bashkohore sulmet e terrorizmit krishter vazhdonin duke përfshir Republiken e Afrikës Qendrore, në vitin 2013 mungesa e ligjit në atë vend dhe shprehja e dhunës sekatare vazhdoi edhe pse kishte pralajmrime për ''gjenocid'' shënjestër e tyre ishin civilët muslimanë.
Në shtetet fqinje veri-lindore të Indisë terrorizmi krishterë ishte përhapur në mënyrë të shfrenuar. Fronti Nacionalçlirimtar në Tripura ( NLFT ), ishte një grup rrebel që kërkoninin shkëputjen e Tripura veri-lindore në Indi, nga vendasit është përshkruar si terroristë krishterë të angazhuar në dhunë terroriste qe motivoheshin nga besimet e tyre krishtere. Kjo organizatë kishte për qëllim konvertimin e detyruar në krishterizëm të gjithë njerzëve në Tripura. Në vitin 2002, qeveria e shtetit pretendonte se kisha Baptiste në Tripura furnizonte me armë dhe i jepte mbështetje financiare ( NLFT ). Në vitin 2000, (NLFT) si organizat e armatosur hynë në një tempull dhe vranë një predikues hindu i njohur si Shanti Kali.

Në Irlanden e Veriut, aktet terroriste janë të bazuara në motive të ndryshme, dhe janë kryer nga dy palët mes protestantëve dhe katolikëve gjatë Troubles dhe më gjerë. Një profesor sociologë i njohur në Universitetin e Aberdinit (Steve Bruce), argumenton se konflikti në Irlandën e Veriut është kryesisht një konflikt fetar, ku ekzistonte terrorizmi i sektarizmit dhe racizmit. Dhuna në Irlandën e Veriut është justifikuar nga pozicionet telogjogjike, katolike dhe protestante.
Një ndër titujt kryesorë të artikujve në vitin 2011 në Norvegji ishin (Sulmet në Norvegji), në korrik të vitit 2011, Anders Behring Breivik u arrestua nën akuzen për terrorizëm, i njejti kishte montuar një bombë në makinë në Oslo dhe kishte shtën në masë në ishullin Utoya që vrau 77 njerëz. Ai tregoi në detaje bindjet e tij se emigrantët po dëmtonin vlerat tradicionale të krishterizmit Norvegjez, dhe ishte një fundamentalist Krishterë që vrau njerëz të pafajshëm në emer të krishterizmit.
Uganda, The Lord's Resistance Army një grup guerilë ishte angazhuar në kryengritje të armatosur kundër qeverisë së Ugandës në vitin 2005, kjo është akuzuar për përdorimin e ushtarëve fëmijë dhe për kryerjen e krimeve të shumta kundër njerëzimit, përfshirë masakrat, rrëmbimet, gjymtimin, torturën, përdhunimin, dhe duke përdorur punë të detyruar te fëmijët si ushtarë, dhe skllave të seksit. Luftëtarët lexonin mesazhe nga Bibla para betejës.
SH.B.A dhuna kundër abortit në Shtetet e Bashkuara pas vitit 1981, antarët e grupeve të tilla si Ushtria e Perandorisë filloi sulmet në klinikat e abortit dhe mjekët në të gjithë Amerikën. Një grup i quajtur krishterët e shqetësuar kishin depërtuar nga Izraeli të dyshuar për planifikim për të sulmuar vendet e shenjta në Jeruzalem në fund të vitit 1999, ata besonin se vdekja e tyre do të ''çojë në qiell''.

ADHURIM GASHI
( Jurist i Diplomuar / Drejtimi Penal )

KOMENTE