Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nikolla: Sipërmarrja, kompetencë kyçe në arsim
English

Nikolla: Sipërmarrja, kompetencë kyçe në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte dje e pranishme në çeljen e panairit "Sipërmarrja, kompetencë kyçe në arsim" nismë e Institutit për Zhvillimin e Arsimit, organizuar me rastin e Javës Evropiane të SME-ve.

Gjatë fjalës së saj, ministrja tha se MAS është angazhuar plotësisht në kalimin nga kurrikula e bazuar në objektiva, në atë të kurrikulës të orientuar drejt kompetencave, duke e përafruar shkollën shqiptare me shkollat e vendeve të zhvilluara të Evropës.

“Shkolla duhet të mundësojë zbulimin dhe zhvillimin e aftësive të cilat do të përkthehen në aftësitë e të punuarit e të jetuarit në një botë dinamike, që ndryshon me ritme të shpejta e që kërkon nxënie të vazhdueshme. Sepse e vetmja përshtatje që mundëson sukses është përshtatja me dijen, përditësimi i vazhdueshëm i njohurive tuaja në një ndërveprim të drejtpërdrejtë më realitetin ku jetoni”, tha Nikolla.

Ministrja shtoi gjithashtu se “Shkolla si Qendër Komunitare”, është një nga projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që ka për qëllim ta shndërrojë shkollën në përçuese të dijes e të edukatës qytetare dhe ta sjellë atë në nivele të reja si projektuese e demokratizimit dhe e vlerave evropiane në mbarë vendin.

“Për të pilotuar kompetencën e sipërmarrjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zgjedhur 14 institucione arsimore përfaqësuese të të gjitha niveleve të edukimit, në kuadër të projektit rajonal të zbatuar nga SEECEL”, tha Lindita Nikolla.

Qëllimi i panairit është promovimi veprimtarive të planifikuara në kuadër të projektit rajonal për zbatimin e kompetencës së sipërmarrjes në të gjitha nivelet e arsimit (IPA-SEECEL).

14 institucionet pilot të përzgjedhura nga MAS dhe që janë përfaqësuese të të gjitha niveleve të arsimit paraqitën, përmes stendave përkatëse, veprimtaritë dhe planin e tyre të pilotimit për zbatimin e kompetencës së sipërmarrjes i cili është miratuar nga SEECEL (South East Europen Centre for Entrepreneurial Learning), dhe do të zbatohet përgjatë vitit shkollor 2014-2015.

Ky panair është mundësi për ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin e shkollave, universiteteve me aktorë të ekonomisë, sipërmarrjes si dhe të institucioneve qendrore të edukimit duke

kontribuar në zbatimin e detyrimeve të BE në lidhje me edukimin për sipërmarrje, në zbatim të strategjisë 2020 për këtë komponent.

KOMENTE