Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emigroni në Australi. Përmbledhje lidhur me proçedurat dhe jetën atje
English

Emigroni në Australi. Përmbledhje lidhur me proçedurat dhe jetën atje

Ka shumë arsye për të punuar në Australi duke filluar që nga cilësia e jetës, shpejtësia me të cilën mund të gjendet një vend pune, paga e lartë, sigurime shëndetësore dhe taksa të ulëta, fleksibilitet dhe mundësi të mira për karrierë. Australia duket se është kthyer në një treg pune të shumëkërkuar, pasi ofron mundësi për të gjithë. Falë vizave të tipit “working holiday”, që iu lejojnë të rinjve të kalojnë një vit në këtë vend duke punuar me kohë të pjesshme, por edhe duke vlerësuar mundësitë për të qëndruar më gjatë me një tip tjetër leje. Ekziston një e ashtuquajtur “skilled occupation lists” (listë punësimi) e cila azhurnohet çdo ditë dhe që orienton aspirantët “australianë” (kujtojmë këtu se duhen katër vjet qëndrim për të kërkuar nënshtetësi lokale me të gjithë avantazhet që përfaqëson), por me më shumë vite përvojë mbi supe mund të paraqitet kërkesa për vizë pune, kur mundësitë në sektorë janë të mira. Në këtë artikull të shkurtër do të mundohemi të paraqesim mundësitë që ofron vendi në cepin tjetër të botës për ata që ende nuk po e gjejnë veten ose kërkojnë një përvojë tërësisht ndryshe. E në fakt ekzistojnë pesë motive të forta dhe të vlefshme që do ta bënin çdokënd të mendohej për t’u transferuar në Australi.

Jeta në Australi

Nuk numërohen klasifikimet që e rendisin kryeqytetin australian në vendet e para për sa i përket cilësisë së jetës, lehtësisë me të cilën mund të rritet një fëmijë, gjallërisë, transparencës dhe meritokracisë. Këto janë vetëm disa nga avantazhet që paraqet ky vend. Edhe pse ndoshta disa nga këto klasifikime e ekzagjerojnë disi panoramën, nuk mund të mohohet se qytete si Sidnei apo Melburni janë realisht “shumë të thjeshta për t’u jetuar”, vende ku është e lehtë të integrohesh shumë më lehtë se në çdo metropol të Europës dhe kjo jo vetëm për shkak të informalitetit dhe buzëqeshjes me të cilën australianët mirëpresin të huajt.

Puna

Natyrisht nuk mund të pretendohet se mund të gjendet puna e ëndërruar brenda një jave, por fakti që pjesa më e madhe e të rinjve që hyn me një “ëorking holiday visa”, pas një jave nis nga puna, konfirmon se burokracia dhe shkalla tatimore janë të ulëta dhe se mundësitë janë të shumta. E kjo nuk vlen vetëm për ata që duan të punojnë si “babysitter”, kamerierë e baristë. Shumë të rinj në fund e gjejnë veten duke punuar për qeverinë. Pra, është e udhës që në fillim të synohet të fitohet pak, të adaptohesh dhe më pas me qetësi të kërkohet një punë më e mirë, pa rrezikuar që të mbeteni pa para.

Paga

Në Australi fitohet shumë. Dhe për këtë fakt nuk ka arsye përse të mos pranohet puna e parë që ju ofrohet, sepse do të paguhet mirë. Sa për të sjellë disa shembuj: një dado fiton 20 – 26 dollarë australianë në orë (pak më pak se 20 euro). Pagesa minimale për orë është 20 dollarë. Një asistentpedagog mund të marrë rreth 90,000 dollarë në vit (dhe jemi duke folur për ndihmës dhe jo për profesorë të zakonshëm). Natyrisht kostoja e jetës është e lartë pothuaj në të gjithë aspektet e jetës, por pagat janë proporcionale, në varësi të sektorit se ku punohet.

Taksa

Shpenzimet mjekësore dhe tarifat janë të larta (por asnjëherë të ngjashme me ato të pjesës më të madhe të vendeve europiane), megjithatë në Australi ata të cilët nuk punojnë me kohë të plotë apo janë të punësuar në bazë të kontratave atipike mund ta kenë të vështirë të paguajnë vizitat te mjekët specialistë. Kjo është arsyeja pse kërkohen më shumë viza pune, por në pushime, pasi mund të paguhen kontributet. Ato garantojnë të drejtën e qasjes në sistemin shëndetësor kombëtar (pjesërisht falas). Ndërsa të gjithë ata të cilët punojnë më pak se 30 orë në javë mund të mos paguajnë taksa. Si këmbim punëdhënësi nuk paguan kontributet.

Fleksibilitet dhe perspektivë karriere

Edhe nga ky këndvështrim, Australia duket se është përpara vendeve të tjera. Para së gjithash, shumica e njerëzve arrijnë një stad karriere duke punuar me orë të zakonshme pune (në përgjithësi zyrat mbyllen rreth orës 17:00), madje edhe drejtuesit shkojnë në shtëpi në atë orar, përveç rasteve urgjente (të tilla janë sporadike). Fleksibiliteti, transparenca dhe meritokracia lejojnë marrjen e ofertave më të mira. Së fundi, nënat e reja nuk lodhen për të gjetur një ekuilibër të mirë midis mëmësisë dhe karrierës. Për sa kohë që fëmija është nën tre vjeç konsiderohet normale që kontratat e punës me kohë të plotë të bëhen të pjesshme, madje të punojnë edhe në shtëpi. Sigurisht, jo të gjitha profesionet e lejojnë këtë, por në një shoqëri
ku edhe baballarët shpesh shfrytëzojnë këto mundësi për të shpenzuar më shumë kohë me fëmijët e vegjël, kalimi nga me kohë të plotë në të pjesshme nuk sjell asnjë ndryshim sa i përket perspektivës së karrierës.

Tri mënyra për të mbërritur në “tokën e kangurëve”

Mënyra më e zakonshme dhe më e lehtë për të arritur në vendin e kangurëve është viza “ëorking holiday” (e ashtuquajtura viza e punës gjatë pushimeve). Ju lejon të jetoni në Australi deri në një vit dhe kushton vetëm 365 dollarë australianë ose rreth 300 euro. Këtë vizë e përfitojnë personat që janë nën moshën 30 vjeç. Këta persona mund të jetojnë në një garsonierë deri në 12 muaj, por kjo periudhë mund të zgjatet me kusht që të punohet për rreth 3 muaj në një fermë, një sipërmarrje bujqësore ku puna vullnetare e të rinjve kërkohet për mbledhjen e ullinjve, verës apo të perimeve. Kjo nuk është një punë që zgjat për gjithë jetën, por sigurisht është një mundësi e madhe për ata që dëshirojnë të hyjnë në Australi. Ndërkohë keni kohë për të kërkuar një tjetër mundësi sistemimi. Një tjetër mënyrë është ajo e hyrjes me vizë “të pavarur”, por që është më e kushtueshme dhe më e vështirë për t’u marrë (dhe jo rastësisht shfrytëzohet nga mosha mesatare). Bëhet fjalë për një leje qëndrimi që jepet vetëm nëse personi ka një sponsor në Australi ose më saktë një punëdhënës, i cili është i gatshëm të ofrojë një punë dhe një pagë. Në këtë rast do të duhet të niseni me 2,500 euro në xhep, që përbëjnë garancinë që qeveria kërkon për t’u siguruar se ju jeni të aftë të mbani veten, të paktën për shpenzimet fillestare. Rregullat australiane në çështjet e emigracionit janë disi të ashpra. Nëse nuk keni një sponsor, mund të punoni në Australi vetëm nëse bëheni pjesë e një liste të veçantë profesionesh të autorizuara, duke u bazuar në nevojat e tregut. Lista përfshin profesione si inxhinierë, kimistë, veterinerë, kardiologë, hartografë, dentistë etj., pra të gjitha që kërkojnë një diplomë. Kërkesa të tjera përfshijnë njohuri të shkëlqyera të anglishtes e përvojë pune të paktën tre vjet, me certifikata të posaçme që e vërtetojnë atë. Kostoja e vizës në këtë rast është shumë e lartë. Përveç vizës ju duhet të shtoni shpenzimet mjekësore për një vizitë të bërë në procesin e hyrjes në vend (350 dollarë australianë), tatimet (që llogariten nga 325-3,060 dollarë australianë), taksa të tjera (duke filluar nga 4,499 dollarë për Premier EOI, shërbimin e vizës dhe 300 dollarë. Për ata që nuk kanë një diplomë? Mund të gjejnë një punë në industrinë e turizmit, në bare, restorante (në shumë prej tyre mund të flitet edhe italisht) ose si kujdestare fëmije. Pa sponsor dhe pa një punë me kohë të pacaktuar, ju nuk mund të qëndroni shumë gjatë në Australi. Ana tjetër e “vendit të kangurit” përfaqëson një ëndërr për shumë njerëz, me bukuri ekzotike, tepër tërheqës si nga aspekti gjeografik ashtu edhe kulturor, transmeton tetova news.

KOMENTE