Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Bujar Brovina, mbahet në arrest burgu pa prova ligjore
English

PD: Bujar Brovina, mbahet në arrest burgu pa prova ligjore

Deputeti Kruja denoncon rastin e qytetarit Bujar Brovina, i cili mbahet në arrest burgu pa prova ligjore. Gjykata dhe drejtësia të bëhen garantë të të drejtave të qytetarëve

Aksioni policesk i Edi Ramës, do të kthehej patjetër në gjueti shtrigash dhe kështu ka ndodhur.

Sot jemi para një rasti të pastër të lincimit që po i bëhet qytetarit Bujar Brovina, i cili prej 72 orësh mbahet në arrest burgu pa asnjë provë ligjore.

Edi Rama e paraqiti në publik si trofe, si rastin e abuzimit me energjinë, por ekspertët që kanë bërë kontrollin në banesën e tij nuk kanë konstatuar asnjë shkelje.

Eshtë gjetur humbje në rrjet në një përqindje të papërfillshme.

Ja ku është procesverbali i mbajtur prej tyre, as vjedhje, as lidhje e paligjshme.

Por Brovina përfundoi në qeli. Dhe sot del para gjykatës, e cila gjendet cdo minutë nën presionin e Edi Ramës për të mos zbatuar ligjin, por trillet dhe vijën e tij politike.

Rasti i Brovinës, është shembull i instalimit të shtetit policor që nuk merr parasysh provat dhe ligjin, por vepron sipas porosive të shefit të madh.

Nëse sot ka ardhur dita që veprohet bazuar mbi dyshime dhe fjale, atëherë lind pyetja, pse Policia nuk arreston shtetasin Edi Rama, për të cilin ka të dhëna, që kanë dalë edhe në media, se vjedh energjinë në sarajet e tij në Surrel?

Partia Demokratike qëndron e vendosur në zbatimin e ligjit, por i bëjmë thirrje drejtësisë dhe gjykatës të respektojë vetëm ligjin, Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut.

Drejtësia duhet të ngrihet sot më shumë se kurrë në rolin e garantit përballë represionit policor të Edi Ramës.

KOMENTE