Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
1 janar 2015, fillon skema e re e pensioneve
English

1 janar 2015, fillon skema e re e pensioneve

Deklaratë e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave:

Siç jeni në dijeni, në 1 janar fillon skema e re e pensioneve, një skemë, e cila do të aplikohet për herë të parë në Shqipëri.

Një skemë, e cila është e thjeshtë, është e drejtë, është e ndershme.

Është e thjeshtë dhe e drejtë sepse çon, ashtu siç i themi në gjuhën popullore, hakën tek i zoti. Kjo do të thotë që për çdo njeri, vitet e punës shumëzohen me pagën mesatare të të gjithë jetës së vet, për të prodhuar përqindjen e pensionit që dikush do të ketë në pleqëri.

Ju e dini që skema edhe pse fillon në datën 1 janar, ka filluar të japë rezultatet e saj, duke qenë se Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka tashmë 40 mijë njerëz shtesë, të punësuar të rinj apo të deklaruar, të dalë nga puna e zezë, të cilët janë bërë pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore.

Lajmi i mirë është gjithashtu, që buxheti i shtetit për vitin tjetër do të subvencionojë më pak skemën e pensioneve dhe fondin tonë pensional.

Janë 30 milionë dollarë më pak, të cilat si pasojë e formulës, e reformës, e skemës së re, e shtimit të kontribuuesve nuk do të subvencionohen më nga buxheti i shtetit. Paratë që ne kursejmë që vitin e parë janë sa 15 shkolla apo sa dy spitale në vlerën e 30 milionë dollarëve. Megjithë këto efekte pozitive, ende pa hyrë në fuqi skema e re, ne po përgatisim disa paketa të tjera për çështjen e pensioneve.

Ju e dini fare mirë se komisionet kanë përfunduar punën dje, dhe në parlament kalon nesër ligji për pensionet e minatorëve.

Do të përfitojnë menjëherë 3820 minatorë, kryesisht në zonat dhe në rrethet e Shqipërisë ku ka miniera. Tirana është ajo që kryeson, pastaj Bulqiza dhe i gjithë rrethi i Dibrës dhe disa rrethe të tjera të Shqipërisë.

Skema e minatorëve e ul menjëherë moshën e pensionit me 5 vjet për minatorët, ndërkohë që rrit pensionet dyfish për disa prej tyre dhe për disa të tjerë trefish, krahasuar me trajtimin e veçantë që ata marrin sot.

Megjithatë, një pjesë shumë e rëndësishme e skemës dhe e shëndoshjes së skemës së pensioneve janë pensionet e fshatit. Skema sot ka 290 mijë të siguruar në fshat që deklarohen të vetëpunësuar në sektorin bujqësor të fshatit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave është që t’i çojë përpara Parlamentit një projektligj, i cili fal kamatëvonesat dhe gjobat për 290 mijë qytetarë shqiptarë banues në fshat, për pensionet dhe vitet e sigurimeve shoqërore të papaguara, në fshat.

Dua t’u bëj me dije që kjo është amnistia e fundit, duke qenë se në datën 1 janar futet një ligj i ri dhe nuk do të ketë më amnisti, por formula e re do të zbatohet me korrektesë.

Për të kuptuar se për çfarë detyrimesh po flasim, dua t’u bëj me dije se nga viti 1994 deri në vitin 2001 për të siguruar një vit për efekt pensioni në fshat, pagesa ka qenë vetëm 15 dollarë.

Kjo do të thotë që për të paguar sigurimet shoqërore të viteve 1994-2001, në total, duhet paguar vetëm 120 dollarë për të siguruar rreth 8 vite pension.

Çfarë dua të them me këtë. Nëse ka qytetarë shqiptarë nga këta 290 mijë, të deklaruar të vetëpunësuar, që kanë nevojë të mbushin detyrime të papaguara, boshllëqe që kanë lënë në vitet kur nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për arsye të emigracionit ose për arsye të sipërmarrjes së tyre në fshat, - ky është një moment ideal.

Afati është data 31 dhjetor, për të paguar pa kamatë, për të paguar pa gjobë me kosto shumë të ulëta të gjitha vitet e pensionit, ose boshllëqet e pasiguruara, si e vetmja mënyrë për të patur një pension dinjitoz, sa dhe pensioni i qytetit me formulën e re, duke filluar nga viti tjetër.

Dua gjithashtu të bëj me dije që përfitues të tjerë të kësaj amnistie, të këtij okazioni të fundit për të blerë vitet e pensionit, pa asnjë detyrim shtesë, pa gjobë dhe kamatvonesë, janë gjithashtu emigrantët shqiptarë.

Bëhet jo pa qëllim në fund të vitit, duke qenë se emigrantët vijnë për të vizituar Shqipërinë për festat e fundvitit. Është një mënyrë që inkurajohet gjithashtu nga marrëveshjet dypalëshe që ne po lidhim për njohjet e viteve dhe kontributeve të tyre të pensionit.

Kjo do të thotë që për pensionet ose për marrëveshjet që ne presim të nënshkruajmë brenda këtij viti me Kanadanë, një vend jashtë BE, me Maqedoninë, një vend i rajonit, me Hungarinë dhe Rumaninë që janë vende anëtare të BE, ashtu siç bëmë me Luksemburgun dhe Belgjikën, është në dobi të emigrantit, - sapo kemi filluar diskutimet me Italinë dhe me Greqinë - që të sigurohemi që kanë maksimizuar vitet e tyre të punës në Shqipëri, duke blerë sigurimet shoqërore të prapambetura, pa asnjë kosto shtesë për gjobën dhe kamatvonesën.

Nga data 1 janar, duke qenë se hyn në fuqi një ligj i ri, një formulë e re, që do të japë pensione më të larta, që ka shëndoshur skemën, duke ulur subvencionin që jep shteti, për ta rimëkëmbur financiarisht këtë skemë, ne nuk do të kemi më mundësi as ligjore për të bërë një amnisti të kësaj natyre.

Kjo do të thotë që pas 1 janarit do të aplikohen gjoba, do të aplikohen kamatëvonesat për çdo sigurim shoqëror të papaguar dhe të prapambetur dhe të viteve të kaluara.

Çka do të thotë se, në qoftë se dikush nuk paguan sot, detyrimin e papaguar të vitit ’94-’01 apo nga 2001 deri në 2014, gjithashtu me kosto shumë më të lirë se ç’mund të mendohet për ata që janë në qytet, do të duhet që vitet e prapambetura, nga viti 2015, do t’i paguajnë me çmimet e vitit 2015, në 2016-n me çmimet e vitit 2016.

Ndaj do të doja shumë që të përdorim këtë 2 mujor që ka mbetur deri në datën 31 dhjetor për të sensibilizuar qytetarët, për të sensibilizuar ata që përfitojnë direkt nga skema në fshat, dhe emigrantët, si një mundësi e fundit, dhe si një mundësi e shkëlqyer për të paguar të gjitha vitet e prapambetura dhe për t’u siguruar se asnjë shqiptar nuk mbetet pa pension dinjitoz në Shqipëri, asnjë emigrant nuk mbetet pa iu numëruar çdo vit kontributi që ka derdhur në Shqipëri me këto çmime modeste që ky projektligj i mundëson.

KOMENTE