Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Sfidë Bujqësia e dijes. Paketë fiskale për bujqësinë
English

Rama: Sfidë Bujqësia e dijes. Paketë fiskale për bujqësinë

Qeveria prezantoi sot Paketën për mbështetjen e bujqësisë, e cila parashikon 26 masa lehtësuese të karakterit fiskal për sektorin e bujqësisë, agroindustrisë dhe peshkimit.

Paketa u paraqit nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe të një audience me përfaqësues të ministrive përkatëse dhe specialistë të fushës dhe grupe interesi.

Gjatë prezantimit, Ministri Panariti u shpreh se paketa fiskale për bujqësinë synon përmirësimin e ekonomisë së fermerëve në tërësi, përmes nxitjes se prodhimit vendas, rritjes së eksporteve, etj. Ministri informoi se një pjesë e mirë e këtyre masave janë tanimë në fuqi, ndërsa masa të tjera do të hynë në fuqi vitin që vjen, duke bërë të mundur funksionimin e plotë të gjithë paketës fiskale.

Ndërsa Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj u shpreh gjatë fjalës së tij, se paketa mbështetëse për bujqësinë vjen bazuar në eksperiencën e suksesshme të paketës për biznesin fason, për të cilën ministri Ahmetaj theksoi se ka funksionuar më së miri.

KOMENTE