Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rilindje e Alpeve
English

Rilindje e Alpeve

Në Malësinë e Kelmendit ka qenë dje Kryeministri Edi Rama, për të inspektuar ecurinë e projekteve për kthimin e kësaj zone në një nga atraksionet e mëdha turistike të Shqipërisë.

Leqet e Hotit ku është ndërtuar një ndër 9 ballkonet panoramike dhe informacioni që parasheh ndërtimi i rrugës deri në Tamarë, rruga prej 29 kilometrash Tamarë-Vermosh e ndarë në dy lote, një prej të cilëve mbaron vitin e ardhshëm, qendra e komunës Tamarë janë kantieret e punës që u inspektuan nga Kryeministri, përfundimi i të cilave do të bëjnë lehtësisht të arritshme këtë zonë, duke shkurtuar edhe kohën e udhëtimit deri në 1 orë e gjysmë, nga 3 orë aktualisht.

Në takimin me banorë të Tamarës, Kryeministri foli për projektin e Qeverisë për ta kthyer këtë trevë në destinacion turistik jo vetëm dimëror, por të shfrytëzueshëm përgjatë gjithë vitit dhe që peizazhi natyror të gërshetohet me karakteristikat alpine të zonës.

“Ramë dakord edhe me kryetarin komunës për të vazhduar këtë projekt që ka nisur, për t’i dhënë mundësi të gjithë atyre që kanë këto njësi tregtare që të mund t’i kthejnë në identitet, duke ju dhënë një projekt, duke bërë dhe një financim ne, në mënyrë që të vendosen të gjitha çatitë siç kanë qenë dikur, në mënyrë që të vishen me gurë të gjitha fasadat,” - u shpreh Kryeministri.

Ndërsa deputeti i zonës, Paulin Sterkal, pas bisedës me Kryeministrin iu drejtua banorëve duke thënë se "Kryeministri sapo na la një detyrë për qendrën, për ta kthyer në identitetit, siç janë shtëpitë karakteristike të Kelmendit, jo në këtë nivel që është sot, por që të bëhet shumë atraktive për vizitorët nga mbarë Shqipëria.”

Por edhe Kryeministri mori një porosi të veçantë, një “amanet”, siç një i moshuar i Tamarës u shpreh.

“Zoti Kryeministër, mirëserdhët. Hera e parë në historinë e Kelmendin që na vjen një Kryeministër. Historia do ta shkruajë se na ka ardhur Edi Rama, një kryeministër. Se të tjerët nuk na kanë ardhur, as me Partinë e Punës dhe as me Demokracinë. Amanet po ta lë si plak që jam, fjalën që ta mbash, tw bësh ligj.”

Kësaj porosie, Kryeministri iu përgjigje me zotimin se “do të vij përsëri, kur të mbarojmë punimet,” duke shtuar me humor se “do të vij disa herë, meqë të tjerë nuk kanë ardhur më parë.”

Një projekt shumë i rëndësishëm për rilindjen e kësaj treve është projekti i integruar i Alpeve. Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi, nëpërmjet fondeve IPA të KE do të realizohet edhe segmenti rrugor për në pikën e kalimit kufitar të Grabomës, me Malin e Zi. Ky fluks trafiku do të ketë edhe një impakt në përmirësimin dhe diversifikimin e ekonomisë në këto zona.

“Është një projekt shumë i madh dhe kompleks, projekti që kemi për gjithë zonën e Alpeve. Rruga do të shkojë e do të lidhet e tëra bashkë me komunitetin e shqiptarëve të Plavës dhe Guxisë. Në projektin e integruar të Alpeve përfshihet Mali i Zi, përfshihet dhe Kosova. Ne do të mbështetemi shumë fort tek njerëzit e zonës, sepse ka një potencial turistik shumë të madh natyror, por ka edhe një pasuri shumë të madhe kjo zonë, që janë njerëzit dhe që është aftësia juaj për mikpritje,” – u shpreh Rama.

Në inspektimet e punimeve ishte sot edhe një përfaqësues i Bashkisë së Plavës në Malin e Zi, i cili dëshironte të shfrytëzonte rastin për të përshëndetur dhe falenderuar publikisht Kryeministrin, siç ai tha “për iniciativën, për hapat konkretë që keni marrë, për pritjen që na keni bërë në Tiranë, në zyrën tuaj, dhe për mbajtjen e premtimeve, të cilat i keni realizuar tani, konkretisht, në terren.”

Për Kryeministrin Rama, zhvillimi i integruar në infrastrukturë do të forcojë edhe lidhjet e bashkëveprimin ekonomik.

“Vetëm nëpërmjet këtyre projekteve të integruara dhe vetëm nëpërmjet këtij ndërveprimi, ne mund të arrijmë atë bashkim të madh, që shumëkush në mënyrën komplet të gabuar e kërkon nëpërmjet nacionalizmave, kurse ne e bëjmë me punë dhe s’kemi nevojë fare të merremi me kufijtë. Kufijtë të rrinë aty, janë të padukshëm. Ndërkohë që kufijtë që kanë penguar deri më sot, bashkimin tonë kanë qenë pikërisht varfëria, mungesa lidhjeve me infrastrukturë, mungesa e bashkëveprimit ekonomik.”

Një ndalesë të fundit zhvilloi Kryeministri Edi Rama në komunën e Vermoshit, për t’u takuar me banorët atje. Edhe në këtë komunë, Kryeministri ka bashkëbiseduar për zhvillimin e turizmit malor familjar përmes mbështetjes së Qeverisë.

KOMENTE