English

Lezhë. Kapet nga policia i kërkuari ndërkombëtar

Nga Strukurat e Sektorit Kundër Narkotikëve & Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Lezhës, sot më datën 06.11.2014, rreth orës 11:10, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit A.V, vjeç 45, banues në Fushë - Kuqe të Kurbinit.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin nr.8/2004-3/2004, të datës 18.01.2005 dhënë nga Gjykata e Brescias/Itali, është dënuar me 8-vite burgim, për kryerjen e veprës penale të “Emigracion klandestin”, nenet 81,110 dhe 61 të ligjit 286/1998 të Kodit Penal Italian.

Arrestimi i këtij shtetasi, është bërë në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.

KOMENTE