Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtatzania. Si të ndiheni më pak e lodhur
English

Shtatzania. Si të ndiheni më pak e lodhur

Dobësimi, lodhja dhe rraskapitja, çfarëdo që ju ta quani atë, është një pengesë. Këtu ju do të gjeni se çfarë e shkakton lodhjen dhe çfarë mund të bëni për të.

Ju keni vështirësi të ngrini kokën nga jastëku, tërhiqni këmbët zvarrë gjithë ditën dhe mezi prisni të futeni në shtrat kur mbërrini në shtëpi. Ju duket e njohur? Në qoftë se po, jeni në shoqëri të mirë: Është normale që ju të ndiheni e lodhur kur jeni shtatzënë, veçanërisht gjatë muajve të parë dhe në javët para lindjes.

Çfarë e shkakton këtë?

Shtatzënia është si t’i ngjitesh malit apo të vraposh në një maratonë (pa qenë i trajnuar më parë), duke mbajtur një çantë shpine që çdo ditë peshon më tepër, me fjalë të tjera është një punë e vështirë. Gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë një sasi e madhe e energjisë shkon për të ndërtuar një sistem mbështetës të jetës për foshnjën tuaj (domethënë placentën), ja sepse ju mund të ndjeheni tepër e rraskapitur rreth javës së 9-të të shtatzënisë. Për më tepër, metabolizmi i trupit tuaj është rritur në masë të konsiderueshme dhe sheqeri në gjak dhe presioni i gjakut priren të jenë më të ulët. Gjithashtu duhet fajësuar edhe trazimi i gjendjes shpirtërore. Nuk është çudi që jeni e rraskapitur.

Çfarë duhet të dini

Nga fundi i tremujorit të parë trupi juaj e ka përfunduar detyrën herkuliane të prodhimit të placentës dhe është mësuar më shumë me ndryshimet hormonale dhe emocionale që kanë ndodhur, që do të thotë se tremujori i dytë është zakonisht një kohë e energjisë së rigjeneruar. Por kini parasysh: Lodhja do të rikthehet në tremujorin e tretë kur fetusi që rritet brenda jush kërkon më shumë nga trupi juaj dhe meqenëse gjumi bëhet më i trazuar për shkak se ju luftoni me urthin, dhimbjen e shpinës apo sindromën e këmbës që nuk pushon.

Çfarë mund të bëni për këtë?

I vini veshin trupit tuaj. Në qoftë se jeni e lodhur pushoni. Rregulloni ritmin duke mbajtur në mend mesazhin e trupit tuaj dhe mos u përpiqni të jeni një nënë e ardhshme e përsosur. Lërini enët të presin dhe kthehuni nga ana tjetër kur pluhuri të mbulojë tryezën. Mos planifikoni aktivitete e mos u preokuponi shumë për punët e shtëpisë, ato nuk janë thelbësore shkruan doktoriim.

Kërkoni ndihmë. Mos kërkoni të bëheni nënë martire. Kërkojini ndihmë partnerit tuaj. Edhe ai mund të bëjë një pjesë të punëve. Në qoftë se pjesëtarët e familjes apo shoqet tuaja ju ofrojnë ndihmë, gjithmonë pranojeni. Duke pasur dikë që të psonisë për ju kjo do të thotë që ju mund të keni mjaft energji për të shëtitur pak para se të bini në shtrat.
Flini më shumë. Në qoftë se jeni vazhdimisht e përgjumur, vendosni që të flini më shumë. Në qoftë e mundur, bini më herët në shtrat ose ngrihuni pak më vonë nga gjumi.
Ushqehuni siç duhet. Për të ruajtur energjinë tuaj, duhet të keni “karburant” të dorës së parë. Respektoni dietën e shtatzënisë, duke u përqendruar tek ushqimet që u japin energji për një kohë të gjatë.
Hani shpesh. Si edhe shumë simptoma të tjera të shtatzënisë, lodhja reagon mirë ndaj zgjidhjes së gjashtë vakteve. Mbajtja e sheqerit në gjak në nivele të qëndrueshme do t’ju ndihmojë të ruani energjinë e duhur.
Shtoni lëvizjen. Natyrisht që kolltuku është më joshës se asnjëherë më parë, por paradoksalisht sasia dhe lloji i duhur i ushtrimeve fizike mund të jetë më rinues se sa një pushim në divan pra, bëni një xhiro apo një shëtitje të shkurtër, jo vetëm që do të ndjeheni më mirë, por edhe do të flini më mirë natën. Më shumë gjumë sot, më shumë energji nesër. Vetëm mos e teproni, ju doni të merrni energji nga ushtrimet dhe jo të ligështoheni.
Në qoftë se lodhja juaj është e madhe dhe e vazhdueshme apo që zgjat gjatë gjithë shtatzënisë, kërkoni ndihmën e mjekut tuaj, veçanërisht në qoftë se përjetoni simptoma të tjera si dobësi, pengesë në frymëmarrje apo edhe gjendje të fikëti (gjë që mund të jetë për shkak të një anemie prej mungesës së hekurit, që është një gjendje shëndetësore e zakonshme por që mund të trajtohet). Dhe në qoftë se ndjeheni e mërzitur ose apatike si dhe me ndryshime të oreksit, në qoftë se keni gjendje paniku ose ankthi, mund të keni depresion të paralindjes, një gjendje tjetër shëndetësore të cilën mjeku juaj mund t’ju ndihmojë ta kaloni dhe ta mjekoni.

KOMENTE