Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri i Shqipërisë bën vizitë historike në Beograd
English

Kryeministri i Shqipërisë bën vizitë historike në Beograd

Kryeministri shqiptar Edi Rama pas arritjes së tij dhe përfundimit të takimit me ministrin e jashtëm Ivica Daçiç , ai takoi dhe homologun e tij Kryeministrin serb Aleksandar Vucic i cili përshëndeti Ramën me nderime shtetërore dhe ushtarake në frontin e Pallatit të Serbisë, e cila ishte e zbukuruar me flamujt e të dy kombeve.
Para mbërritjes në Beograd, Rama theksoi nevojën se të dy vendet fqinje të përpiqen për të lëvizur përtej çështjeve të cilat i ndajnë ato. Të dy shtetet aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian në të ardhmen.

"Është koha të kërkojmë një qasje të re, të bashkuar për një të ardhme më të mirë për popujt tanë", tha Rama. "Është koha për të lënë pas gjithçka që na ka penguar për të ecur përpara, pa shkaktuar konflikte dhe gjakderdhje."

Vucic pritej të fliste me një ton të ngjashëm por nuk ka ndodhur ashtu.

Marrëdhëniet e të dy vendeve janë tendosur për dekada, veçanërisht mbi fatin e Kosovës, kryesisht etnike shqiptare. Beogradi ende pretendon Kosovën, e cila ishte një krahinë jugore serbe edhe pse ajo ka shpallur pavarësinë në vitin 2008. Shqipëria e mbështet ndarjen e Kosovës me Beogradin, por Serbia ka thënë se ajo kurrë nuk do ta njohë atë si një shtet të veçantë.

Përkundër kësaj, Beogradi ka premtim për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën si pjesë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, shkruajnë mediat e huaja.

KOMENTE