Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Rama në Suedi, në samitin “Creative Time”
English

Kryeministri Rama në Suedi, në samitin “Creative Time”

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë dyditore në Stokholm, ku është ftuar të mbajë fjalën kryesore në samitin “Creative Time”.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Rama takoi Kryeministrin suedez Stefan Löfven me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe gjatë një drekë pune të organizuar në selinë e qeverisë së Suedisë.

Kryeministri Rama e falenderoi Kryeministrin Lövfen për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Shqipërisë, sidomos sa i takon edhe procesit të integrimit europian. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona u cilësuan të shkëlqyera dhe Kryeministri Lövfen përgëzoi qeverinë shqiptare për reformat e ndërmarra.

Një çështje e rëndësishme e bisedës ishte edhe vizita e fundit e Kryeministrit Rama në Serbi si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit.

Më herët, Kryeministri Rama bisedoi dhe me ambasadorët suedez të akredituar në rajon dhe iu përgjigj interesimit të tyre mbi zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

KOMENTE