Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banorët e Elbasanit i ankohen Bashës gjatë takimeve që ai po zhvillon me ta
English

Banorët e Elbasanit i ankohen Bashës gjatë takimeve që ai po zhvillon me ta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takohet me banorët e Elbasanit të cilët denoncojnë varfërinë ekstreme dhe terrorin policor.

Varfëri ekstreme, papunësi, terror policor. Kjo është panorama e Elbasanit sot. Në takimet e zhvilluara me kryetarin e Partise Demokratike, Lulzim Basha, banorët e kanë njohur me gjendjen tejet të vështirë ekonomike që po kalojnë. Sipas banorëve, ata e kanë të vështirë të sigurojnë edhe bukën e gojës, ndërsa çdo ditë përballen me terrorin policor për faturat e energjisë elektrike të cilat në shumicën e rasteve janë abuzive. Fëmijëve përveç se të mësojnë nën dritën e qirinjve, u duhet të përballojnë dhe terrorin policor.

- “Më mirë të na vrasë, se sa kështu; më mirë poshtë tokës se sa sipër! Ilaçe nuk marrim dot. Kam 100 mijë lekë ilaçe, një vit që i kam marrë e nuk i kam larë. Ço 5 mijë lekë sot, 3 mijë lekë nesër. Kështu do jetojmë ne?!”, thotë një qytetar.

- “Çfarë kërkon Edi Rama? I kemi njerëzit, në punë asnjë. Unë me një pension jam. 30 mijë lekë i dua ilaçe. Ku ti gjej unë?”, shprehet një tjetër.

- “Unë jam e sëmurë, me dy çuna beqarë në shpi, pa punë. Unë...do e vras veten, nuk duroj dot ma”, tha e dëshpëruar një nënë.

- “Unë jam në klasë të parë. I bëjmë mësimet me qiri. Na ka ardh policia në shtëpi, na ka tremb natën”, shprehet i frikesuar nje femije.

- “Vetëm kriminelët bëjnë kështu. Edhe Enver Hoxha ishte kriminel, po ta jepte një shpi. Ky as shpi, as punë, asgjë”, akuzoi një qytetar tjetër.

- “Këta s’po kapin kriminelët, vijnë te ne se s’kemi drita”, protestoi një elbasanas.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në zonat rurale. Fermerët prodhues të duhanit thonë se çdo premtim që u është dhënë në fushatë ka rezultuar mashtrim dhe se që pas zgjedhjeve, askush nuk ua hap më dyert. Asnjë ndihmë apo mbështetje nuk kanë parë nga shteti, ndërsa vazhdojnë të përballen me rritje taksash dhe çmimesh. Nga ana tjetër, studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” shprehin shqetësimin për dyfishimin e tarifave dhe pamundësinë e prindërve për t’u paguar vijimin e studimeve.

- “Unë e quaj sistem enverist këtë. Sepse e ka shkatërru këtë popull, e ka çu mu në fund”, thotë një qytetar.

Basha: Vende pune jo, rritje rrogash jo, rritje pensionesh jo, këtej rrit çmimet dhe faturat.

- “Kam hallin e djalit, se mos ma heqin nga puna. E kanë thirr dhe i kanë thënë je i padëshirueshëm për komunitetin se ke bërë propagandë për Ahmet Zogun”, ankohet nje banor.

- “Kush mbyll një shkollë, hap një burg, këtë po bën kjo qeveri”.

- “Unë kam votuar për të majtën se thashë ndoshta do bëjë ndonjë mrekulli të madhe. Jo vetëm mrekulli që nuk bënë, po më morën bukën e kalamajve”, apelon një qytetar.

KOMENTE