Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Për herë të parë, Shqipëria merr 40 milionë euro mbështetje buxhetore nga Bashkimi Evropian
English

Për herë të parë, Shqipëria merr 40 milionë euro mbështetje buxhetore nga Bashkimi Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha, raportoi në Komisionin Parlamentar të Integrimit Evropian, lidhur me Projektbuxhetin e vitit 2015, planifikuar për Ministrinë e Integrimit Evropian. Nga sa bëri me dije ministrja Gjosha përpara deputetëve, vlera totale buxhetit arrin në 567,9 milionë lekë. Projektbuxheti për vitin që vjen ka tendencë rritje krahasuar me vitet 2013 dhe 2014.

Për herë të parë, Programi Vjetor i IPA 2014 përmban në vetvete edhe të ashtuquajturën “Platforma e Mbështetjes Buxhetore” (Budget Support) e cila kap shifrën e 40 milionë Eurove. Kjo shumë jepet me qëllim menaxhimin më të mirë të financave publike dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Mbështetja Buxhetore e BE-së jepet krahas mbështetjes që do t’i jepet qeverisë shqiptare nga FMN dhe Banka Botërore.

“Mbështetja buxhetore është një instrument i ri financiar i IPA-s i cili do të aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të menaxhohet në mënyrë të centalizuar nga Delegacioni i BE në Tiranë”, sqaroi Ministrja Gjosha. Sipas saj, kjo mbështetje është një reflektim i qartë i stadit aktual të procesit të integrimit të vendit, pas marrjes së statusit të vendit kandidat me datë 24 qershor 2014.

“Kjo arritje e madhe bën të mundur që Shqipëria të mbyllë një kapitull për të hyrë në një fazë të re edhe më të rëndësishme të procesit të integrimit. Projektbuxheti dëshmon rëndësinë që Qeveria shqiptare i kushton këtij procesi në tërësi dhe Ministrisë së Integrimit Evropian si koordinatore e përgjithshme e tij”, tha Ministrja Gjosha.

Krahasuar me buxhetin e vitit 2014, në shumën 387. 08 milionë lekë , projektbuxheti i planifikuar për vitin 2015 përfaqëson një rritje prej 46%. Kjo rritje është edhe më e madhe në qoftë se krahasohen fondet e alokuara pas heqjes së financimeve të huaja. Kështu për vitin 2015, buxheti i planifikuar për Ministrinë e Integrimit Evropian pa fondet e huaja është 257,9 milionë lekë krahasuar me buxhetin e vitit 2014 prej 167,08 milionë lekë ose rreth 54% më i lartë.

“Buxheti i planifikuar i paraprin sfidave të rëndësishme që ka përpara vendi ynë, siç janë sigurimi i hapjes së shpejtë të negociatave, organizimi dhe përgatitja për procesin e negociatave dhe vetë koordinimi i negociatave. Buxheti i parashikuar siguron si shtesën e nevojshme në personel dhe përgatitjen e tij, ashtu edhe financimin e plotë të nevojave operative”, raportoi Ministrja Gjosha.

Në veçanti, rritja e buxhetit në vitin 2015 do të përdoret për fuqizimin e kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Integrimit Evropian përmes shtimit të stafit me 9 punonjës të rinj.

Ministrja Gjosha, duke iu përgjigjur deputetëve në Komision theksoi se informimi i publikut mbi vijimësinë e procesit të integrimit, detyrimet që rrjedhin prej tij, janë një nga prioritetet e Ministrisë së Integrimit Evropian. Sipas Ministres, vitin që vjen janë planifikuar një sërë aktivitetesh të cilat do të realizohen me target - grupe të ndryshme për këtë qëllim.

KOMENTE