Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe Fondi i Punësimit
English

Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe Fondi i Punësimit

Konferenca për shtyp e zëvendëskryeministrit Niko Peleshi:

Do të dëshiroja të ndaja me ju, dy Vendimet të rëndësishme që mbledhja e sotme Këshillit të Ministrave ka marrë dhe që kanë një rëndësi të posaçme për t’u komunikuar edhe me publikun.

Vendimi i parë, vjen në vijim të masave dhe reformave të ndërmarra gjatë vitit tonë të parë të qeverisjes, për të stimuluar zhvillimin ekonomik, e posaçërisht rritjen e punësimit në vend.

Bëhet fjalë për një thellim të mëtejshëm të angazhimit tonë në mbështetje të industrisë fasone, përmes fuqizimit financiar të iniciativës së qeverisë në paketën për Mbështetjen e Industrisë Fasone, duke i rikthyer kësaj industrie në formën e një fondi tatim-fitimin prej 5%.

Pra, me fjalë të tjera, vendimi i sotëm themelon Fondin e Industrisë Fason, një fond i cili do të marrë të gjithë tepricën e tatimfitimit që bizneset e industrisë fason do të paguajnë mbi nivelin 10 %. Pra, diferenca prej 5 % nga niveli 10 deri në 15 % do të kontribuojë në krijimin e këtij fondi.

Për vitin që po flasim, për ta kthyer vendimin edhe në kuota absolute të kuptueshme, për vitin 2014, kjo tepricë shkon në 2,5 milionë dollarë, të paktën deri sot që flasim.

Për vitin që vjen, diferenca prej 5 % do të jetë më shumë se kaq, pra do të shkojë 3,4 apo 5, në varësi të tatimfitimit që paguan biznesi i kësaj industrie, e gjithë shuma do t’i kalojë fondit.

Pra, duket se ky është një fond fleksibël, për më tepër për shkak të fleksibilitetit që i jep vet niveli prej 5 % i diferencës së tatimfitimit, në këtë fond, ne do të ftojmë edhe donatorët e tjerë të brendshëm apo të huaj, të cilët kanë një ndjeshmëri për skemat e punësimit, të cilët mbështesin zhvillimin ekonomik dhe posaçërisht këtë industri për të kontribuar. Do të jetë një platformë e hapur, jo vetëm për buxhetin e shtetit, por edhe për të gjithë donatorët dhe partnerët e tjerë, në mbështetje të këtij programi të rëndësishëm që është punësimi.

Vendimi i dytë që dëshiroj të ndaj me ju është një vendim që ka të bëjë me një çështje të zvarritur prej kohësh. Në fakt, i hapet rrugë, përmes këtij vendimi, ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe ndërtimit të Muzeut të Bashkëjetesës.

Të dy këto vepra kanë një rendësi të posaçme. Muzeu i Bashkëjetesës është një vepër e rëndësishme, sepse krijon institucionin e një vlere kombëtare, me të cilën ne krenohemi, e një vlerë, e cila për hir të së vërtetës edhe nga vendet e zhvilluara është e admirueshme. E nga ana tjetër, meqenëse bëhet fjalë për të njëjtin territor, për të njëjtin pozicion, kjo zgjidhje, leja e ndërtimit e lëshuar në 3 tetor të këtij viti, si dhe vendimi i sotëm për ndërtimin e Muzeut, i hapin rrugën rifillimit të punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë.

Është një detyrim i gjithë shoqërisë sonë, por natyrisht Qeveria ka marrë të gjithë përgjegjësitë e veta për t’i hapur rrugën, jo thjesht ndërtimit të një Xhamie, por ndërtimit të këtij objekti kulti kryesor për komunitetin mysliman, dhe për më tepër në mënyrë shumë dinjitoze, duke pasur pranë tij një muze të interesit publik, një muze të bashkëjetesës fetare, të një prej vlerave me të cilën ne krenohemi dhe jo objekte të tjera, të cilat vetëm do ta shëmtonin këtë objekt kaq të rëndësishëm.

Për të qenë më konkret, vendimi i sotëm ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë nga Qeveria për të paguar vlerën e plotë, konform ligjit për shpronësimin e sipërfaqes pronë private, mbi të cilën do të ndërtohet Muzeu i interesit të gjerë publik, Muzeu i Bashkëjetesës.

Natyrisht, përpara se të vinim tek vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave, kemi ndjekur të gjitha procedurat që ligji parashikon për vlerësimin e drejtë dhe për njoftimin brenda afateve ligjore edhe të pronarëve, të cilët preken nga shpronësimi, por që siç e thashë Qeveria ka marrë përsipër detyrimin ligjor për t’i shpërblyer ata në masën 100 %.

Faleminderit!

KOMENTE