Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panariti: Mbështetje rritjes së investimeve prodhuese
English

Panariti: Mbështetje rritjes së investimeve prodhuese

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z.Edmond Panariti ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Besa Agro Invest”, një investim në zonën e Fushë-Krujës nga fondacioni Besa. Në këtë ceremoni merrnin pjesë gjithashtu, kryetari i Kuvendit z.Ilir Meta, Ministri i Mirëqenies Sociale Z.Erion Veliaj, ambasadori i Izraelit në vendit tonë David Cohen, presidenti i fondacionit Besa, z.Bajram Muçaj etj. Në fjalën e tij, Ministri Panariti tha se investimi në fjalë është një shembull i shkëlqyer i partneritetit privat dhe është në sinkron me politikat e Ministrisë së Bujqësisë në mbështetje të rritjes së investimeve prodhuese. “Këtë investim ne e shikojmë edhe si një mundësi për investim , është një ofertë shumë bujare që u bëhet të gjithë banorëve të këtyre zonave ku shikojmë në perspektivë reale punësimi dhe integrimi në aktivitetet prodhuese. Ekonomia shqiptare merr në përfundim një karakter prodhues dhe jo vetëm një ekonomi shërbimesh dhe kjo është sfida e qeverisë shqiptare , kjo është sfida e bujqësisë shqiptare”, tha Ministri Panariti.



Fjala e plotë e Ministrit Panariti

Ky është një shembull I shkëlqyer I partneritetit privat dhe që është në sinkron me politikat tona dhe të mbështetjes së bujqësisë në rritjen e investimeve prodhuese dhe ne këtu jemi pikërisht për të promovuar , një nga investimet më serioze të bujqësisë shqiptare . Fondacioni Besa , që është një fondacion historikisht I njohur, që u ka ardhur në ndihmë fermerëve me mikro-kredi,, bën një hap tjetër cilësor dhe më sfidues , që është investim direkt në bujqësinë shqiptare. Duke u bërë një investitor I rëndësishëm në një sipërmarrje që kombinon investimet në sera , për prodhimet e perimeve të freskëta., duke shkuar sinkron, aty ku ne kemi pikërisht avantazhet , konkurruese dhe avantazhuese. Ne jemi konkurrues në prodhimet e freskëta dhe të frutikulturës .Prandaj edhe ky investim shkon në sinkron me këtë drejtim . Më lejoni të ndaj me ju një të dhënë statistikore të fundit, të dhënat e nëntë mujorit të fundit , pikërisht në prodhimet e perimeve të freskëta , kemi një rritje krahasimisht të eksporteve në raport me një vit më parë. Pikërisht në këtë drejtim , investimi I Fondacionit Besa rrit ofertën aty ku, pikërisht është kërkesa edhe më e madhe. Prandaj edhe harta jone e rajonalizimit të prodhimit për t’u fokusuar pikërisht në ato prodhime bujqësore dhe blegtorale aty ku ne kemi avantazh, është një indicie, një tregues dhe një udhëzues , se ku ne duhet të fokusohemi., ku ne duhet të përdorim eficiencë fondet publike dhe fondet e donatorëve. Prandaj kjo nismë është shumë konkurruese , sepse do të nxisë prodhimin e perimeve të freskëta dhe të frutikulturës , në një zonë ku tradicionalisht dhe historikisht edhe nga struktura e tokës ,por edhe nga karakteristikat e klimës është e përshtatshme pikërisht për këtë lloj prodhimi. Nga ana tjetër Fondacioni Besa nuk mjaftohet vetëm me kaq , por krijon edhe një zinxhir të plotë vlerash , nuk do të mjaftohet vetëm me këtë investim, në kultivim, por do të krijojë edhe një pikë kultivimi, paketimi , grumbullimi, amballazhimi duke krijuar një zinxhir integral vlerash derisa të shkojë në treg dhe të jetë konkurrues. Këtë investim ne e shikojmë edhe si një mundësi për investim , është një ofertë shumë bujare që u bëhet të gjithë banorëve të këtyre zonave ku shikojmë në perspektivë reale punësimi dhe integrimi në aktivitetet prodhuese. Ekonomia shqiptare merr në përfundim një karakter prodhues dhe jo vetëm një ekonomi shërbimesh dhe kjo është sfida e qeverisë shqiptare , kjo është sfida e bujqësisë shqiptare. Më lejoni të ndaj me ju faktin që Paketa e Bujqësisë , I vjen në ndihmë investimeve , I vjen në ndihmë të gjithë operatorëve në fushën e bujqësisë , në prodhim, në agrobiznes, në përpunim, në ambalazhim, pikërisht me lehtësira të karakterit fiskal, me lehtësira të karakterit procedurial , për të shmangur në maksimum procedurat burokratike , I jep një krah investitorëve , fermerëve , në mënyrë që ato të ecin përpara , të zhvillohen , të prodhojnë , të eksportojnë dhe të rrisin mirëqenien e tyre. Po në sinkron me të , do të jetë edhe reforma institucionale , jemi të vendosur që të shkojmë përpara me këtë reformë. Drejtoritë e Bujqësive , Njësitë e Shërbimit do të jenë sinkron më këto prioritete. Ata do të shkojnë drejt specializimit , ne nuk mund të mbajmë struktura që bëjnë gjithçka dhe bëjnë asgjë ,, ato do të mbështesin pikërisht këto prioritete . Në këtë zonë Drejtoria e Bujqësisë , AKU dhe të gjitha institucionet do të specializohen pikërisht për të mbështetur këto avantazhe konkurruese, krahasuese që ne kemi për këtë zonë .Të mbështesin , të certifikojnë, të avantazhojnë , të promovojnë këto kultura , për t’i bërë ato të jenë të pranishme jo vetëm në tregun tonë , as në tregjet rajonale, por edhe në tregjet e Bashkimit Evropian. Tregjet e Bashkimit Evropian janë synimi jonë , prandaj edhe sfida jonë , kjo sfidë është sinkron me përpjekjen e qeverisë shqiptare për të ecur para drejt integrimit të plotë të Bashkimit Evropian. Dhe kjo kalon në një pjesë dërrmuese të saj në integrimin e bujqësisë , e cila zë ,peshën e saj kryesore në prodhimin e përgjithshëm bruto të vendit , kontribuon në 20 %, por natyrisht edhe në këtë buxhet të vitit 2015 qeveria shqiptare , i ka dhënë prioritet bujqësisë , fondet në mbështetje të saj , megjithëse në një vit financiar në masën 26 % . Subvencionet fondet për agrobiznesin dhe fermerët shkojnë në 66 %. Kjo është sfida e jonë , ky është objektivi ynë dhe kjo fillesë dhe kjo dallëndyshe e parë do të shoqërohet me modele të ngjashme në të gjithë Shqipërinë. I uroj Fondacionit Besa sukses në këtë sfidë të rëndësishme , e garantoj që Ministrin e Bujqësisë dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe qeverinë shqiptare do ta kenë në krah në këtë sfidë të rëndësishme .

KOMENTE