Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush nuk punon tokën masa të rrepta. Shqipëria nuk ka luksin të lerë tokën djerrë
English

Kush nuk punon tokën masa të rrepta. Shqipëria nuk ka luksin të lerë tokën djerrë

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti parlamëroi nga studio e lajmeve të Ora News se ata që nuk punojnë tokën do përballen me masa ekstreme. Fillimisht do të jenë gjobat që cdo vit do të rëndohen dhe që më pas fermerëve do t’u merret toka.
“Ai që nuk e paguan tokën do paguajë një taksë shumë më të lartë sesa ai që e punon. Vitin e parë 10 % më shumë vitet e tjera 20-30% derisa ai të mos jetë më interesuar për ta lënë tokën djerë. Natyrisht mund të kalohet dhe në rastin ekstrem, por nuk besj që ne do të arrijmë deri në mekaniozma të tillë të konfeksimit të tokës. Shqipëria nuk ka luksin të lerë asnjë centimetër katror tokë të pakultivuar, sepse ne jemi vendi që ka sipërfaqen më të kufizuar të tokës për frymë të popullsisë.”

Gjithashtu Panariti ka folur lidhur me punën intensive që po bën qeveria për të shmangur katastrofat bujqësore dhe ka shpjeguar se në rastin e fundit të përmbytjeve hidrovoret ishin funksional, por një problem me energjinë elektrike e cila është ndërprerë për shkak të përmbytjes së nënstacionit të Lezhës, ka çuar në mosfunksionimin e hidrovorit.

Panariti ka thënë së me ndarjen e re territoriale kanalet kulluese dhe vaditëse do të kalojnë në varësi të pushteti vendor, çka do të çojë në përmirësim të situatës duke shmangur përmbytjet.

KOMENTE