Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria në krah të njerëzve të ndershëm
English

Qeveria në krah të njerëzve të ndershëm

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në terren, për të ndjekur nga afër operacionin kundër përfitimit të paligjshëm të energjisë në një prej segmenteve ku zhvillohet ai. Operacionin për eliminimin e lidhjeve të paligjshme është i shtrirë në të gjithë territorin. Ashtu siç është pohuar edhe më parë nga vetë drejtues të OSHEE, debitorët më të mëdhenj janë kryesisht biznese. Në autostradën Tiranë-Durrës, Kryeministri është njohur me një rast konkret ku abonenti biznes jo vetëm ka qenë debitor në vlerën 2.4 milionë lekë, por edhe ka shmangur detyrimin real të tij përmes çmimit, duke u faturuar 7.6 lekë dhe jo 12.5 lekë sa ç’është vlera që duhet të paguajë një biznes i madh. Këtë abonenti e ka bërë duke ndërhyrë direkt në kabinë.

“Abonenti, një subjekt privat ka gjetur një mënyrë për të përfituar dhe atë ngarkesë që kishte në këtë panel, që ne e kemi prerë, e ka kaluar direkt në një automat, në një kontratë që ishte si furrë buke. Pra, të gjithë pagesën që duhet ta paguante me 12.5 lekë, tani e paguan me 7,6 lekë. Pra, ai i është shmangur detyrimit për pagimin e energjisë elektrike. Ky është vendi që ne po kontrollojmë. Kjo është kabina elektrike ku shumica e manipulimeve kryhen në këtë vend. Është një vend specifik. Janë gjithë sistemi i matjes që ne i kontrollojmë vulat, fusim dhe laboratorin 3 G për të parë të gjithë manipulimet që subjekte private dhe abonentë të tjerë mundohen të kryejnë për të përfituar nga energjia elektrike,” - u shpreh drejtori për Tiranën Elton Kristo.

Vetëm në këtë fider, që është një linjë që furnizon abonentë të mëdhenj, vetëm biznese të mëdha, debia shkon rreth 30 milionë lekë. Kryeministri në bisedë me punonjës të OSHEE që po kryejnë çdo ditë në terren këtë operacion kërkoi vendosmëri dhe ndershmëri prej tyre.

“Ju duhet të jeni shumë të vetëdijshëm që keni në dorë një përgjegjësi të madhe kombëtare, një përgjegjësi të madhe që duhet ta mbajë secili në pjesën e vet të detyrës. Elektricistë, lexues, inxhinierë, të gjithë çfarë jeni duhet të kryeni detyrën me vetëdijen më të lartë se ky është një operacion që nuk do të mbarojë. E në këtë operacion kushdo që të dalë përpara si hajdut, qoftë nga ata që janë mësuar të konsumojnë energji në kurriz të të tjerëve, qoftë nga ata në kompani që janë mësuar t’i lexojnë sahatet për qejfin e hajdutëve do të ndëshkohet pa asnjë tolerancë. Sepse, në fund të fundit ju, e dini shumë mirë, që të gjithë, se nuk mundet që të ketë një vjedhje kaq të përhapur, në qoftë se nuk ka bashkëpunim nga brenda kompanisë, nga njerëz që shkojnë dhe bëjnë lojëra me fatet e popullit shqiptar dhe me paratë e këtyre të tjerëve; pensionistë, persona me aftësi të kufizuar, familjarë, biznesmenë që i qëndrojnë korrekt detyrimeve. Kjo lojë mbaroi. Është koha tani, që secili t’i shërbejë këtij vendi duke bërë thjesht dhe vetëm detyrën e vet, aq sa e ka. Nga unë i pari, tek më i fundit këtu në radhë. Nga pensionisti e deri tek njeriu më i pasur që mund të jetë sipërmarrës.”

Për Kryeministrin nuk bëhet fjalë për një aksion të përkohshëm: “Nuk është aksion. Është operacion i një trupi që i ka nga të katër anët metastazat e kancerit të hajdutërisë. Kjo Qeveri e ka ndarë pozicionin e vet që ditën e parë: Është në krahun e atyre që respektojnë ligjin, është në krahun e atyre që e paguajnë energjinë”

Në bisedë me bizneset përreth, Kryeministri u shpreh se Qeveria është në krah të sipërmarrjes që respekton ligjin. Të gjithë janë të barabartë para ligjit u shpreh Kryeministri dhe historia e abuzimit s’mund të vazhdojë më.

“Erdhëm këtu për të dhënë mesazhin që jemi në krahun e njerëzve që kryejnë detyrimet. Kjo është historia e këtyre viteve, njëri këtu që paguan gjithçka dhe njeri ngjitur që bën biznes dhe paguan si furrë buke. Nuk është kuptuar asnjëherë se si ju dhe të gjithë ata si ju duhet të paguajnë edhe për ata të tjerët që nuk paguajnë. Kjo nuk do të vazhdojë më. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk jemi në krahun e atyre që bëjnë biznes në kurrizin tuaj,” - u shpreh Kryeministri, teksa foli me një prej drejtuesve të një biznesi në autostradë. Drejtuesi i biznesit i tha Kryeministrit se ai paguan energjinë “njësoj si çdo detyrim tjetër, njësoj si ç’paguhet çdo shërbim që merr.”

Ndërsa biznesmenët përshëndeten këtë iniciativë të Qeverisë, duke shprehur besimin se zbatimi i saj do të vendosë disiplinën e munguar prej kohësh në pagesat e energjisë elektrike.

“Ju përgëzojmë shumë për iniciativën, për këtë iniciativë të mrekullueshme. Shpresojmë që të vihet rregull. Me shumë kënaqësi e mirëpresim dhe më duket diçka shumë pozitive nëse vërtet do të arrijmë të vëmë rregull edhe të paguajnë të gjithë ashtu siç duhet të jetë,” - u shpreh një tjetër prej biznesmenëve të rregullt të kësaj zone.

Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE Arben Seferi.

KOMENTE