Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në Forumin me Qytetarë të Fierit: Energjia as nuk falet as nuk vidhet
English

Rama në Forumin me Qytetarë të Fierit: Energjia as nuk falet as nuk vidhet

“Nëse ne nuk e mbyllim me vjedhjen e energjisë, ne e kemi të pamundur të shikojmë më tutje, për zhvillimin real dhe të qëndrueshëm të vendit.” Me këtë apel nisi Kryeministri Edi Rama, “Forumin qytetar”, një bashkëbisedim me qytetarë të Fierit për reformat e Qeverisë, me fokus të veçantë aksionin kundër përfitimit të paligjshëm të energjisë. Vjedhjen e energjisë elektrike, Kryeministri e quajti një plagë dramatike për ekonominë e vendit. Për të kuptuar edhe më qartë efektin e këtij fenomeni për ekonominë kombëtare, Kryeministri solli në vëmendje faktin se vjedhja e energjisë është e barabartë me shumën e tatim fitimit që derdhet nga kompanitë në buxhetin e shtetit. Para të cilat do të përdoreshin për fuqizimin e sektorit energjetik dhe për investime të tjera në të mirë të qytetarëve.

Më poshtë një pjesë e bashkëbisedimit të Kryeministrit Edi Rama në Forumin me Qytetarë të Fierit:

“Është një moment me shumë rëndësi që lidhet me çuarjen përpara të reformave, që sigurisht janë komplekse. Ka patjetër edhe kuriozitet, edhe pyetje dhe shqetësime, por ka edhe shumë dizinformacion për qytetarët. Kështu që kjo është arsyeja që unë mendova të qëndroj edhe pak, këtu me ju, përveçse të vizitonim disa kantiere që janë me rëndësi të madhe për këtë zonë. Do t’u thosha vetëm pak fjalë dhe pastaj me ndihmën tuaj dhe me përgjigjet e pyetjeve që ju do të bëni, besoj se do të arrijmë të krijojmë një kuadër më të plotë të situatës aktuale dhe të perspektivës të afërt.

Së pari, përsa i takon energjisë elektrike, ne jemi shumë të vetëdijshëm se pa zgjidhur përfundimisht problemin e vjedhjes së energjisë elektrike të gjitha të tjerat janë pesë me hiç.

Vjedhja e energjisë elektrike është një fenomen që i ka krijuar vendit një plagë jashtëzakonisht të thellë dhe që ka influencuar ekonominë tonë në mënyrë jashtëzakonisht dramatike. Nëse ne nuk e mbyllim hesapin me këtë fenomen, ne e kemi të pamundur të shikojmë më tutje, për zhvillimin real dhe të qëndrueshëm të vendit.

Shumëçka që ne e duam, që vendi ka nevojë lidhet drejtpërdrejt me energjinë dhe sigurinë energjetike, me barazi në raport me barrën e kontributeve dhe në raport me zbatimin ligjit. Ka lidhje sigurisht edhe me investime të mëtejshme në sektor, që ne nuk mund t’i bëjmë në rast se nuk marrim mbrapsht atë që sektori prodhon dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë, me një kursim shumë të madh pastaj, parash, që sot treten në lumin e jashtëzakonshëm të vjedhjes së energjisë elektrike. Mjafton t’ju them, ne humbasim çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike një shumë të barabartë me shumën që fitojmë duke mbledhur tatim fitimin e kompanive. Pra, ndalimi i vjedhjes së energjisë elektrike është i barabartë nga pikëpamja financiare për arkën e shtetit, me dyfishimin e kompanive, sikur të kishim dyfishin e aktivitetit të biznesit në Shqipëri.

Nga ana tjetër është bërë një debat i madh për çështjen e taksave, që edhe ai bazohet në propagandë dhe jo në fakte, që janë rritur taksat, janë rritur taksat, janë rritur taksat. Në fakt është e kundërta, taksat janë ulur. Faktikisht, me uljen e vjetshme të taksave për gjithë punonjësit në shtet apo në privat. Ne kemi bërë një ulje horizontale të taksave dhe faktikisht është diçka që shihet drejtpërdrejtë jo vetëm në xhepin e gjithë kësaj shtrese të madhe punonjësish, por shihet drejtpërdrejt edhe në konsum. Kemi një rritje të ndjeshme të konsumit, që vjen pikërisht nga rritja e fuqisë blerëse.

Përsa i përket taksave të rritura në paketën e fundit fiskale, ato janë tre. Janë tre taksa që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me masën e gjerë të konsumatorëve, në kuptimin me prekjen e fuqisë blerëse të tyre.

Është taksa e karbonit që është shtuar 10 lekë. Ju kujtohet vitin e kaluar, kur ne rritëm 10 lekë taksën e karbonit, pra, taksën e taksën e qarkullimit të naftës, u bë nami dhe u bënë parashikime katastrofike, a thua se çdo t’i ndodhte Shqipërisë. E, faktikisht, sot kemi një çmim nafte që është 10 deri në 60 lekë më e ulët se ç’ishte një vit më parë. Pra, ajo taksë është ndjerë në arkën e shtetit dhe është kthyer në investime që po bëhen në gjithë vendin sa i përket përmirësimit të cilësisë së mjedisit urban, edhe këtu në Fier kemi disa investime që janë produkt i drejtpërdrejtë edhe i asaj takse, por nuk ka ndikuar në xhepin e konsumatorit.

Së dyti, është taksa e duhanit. Ne e kemi thënë këtë gjë dhe unë dua ta përsëris edhe këtu; ne e kemi rritur dhe do ta rrisim që ta dekurajojmë duhanin.

E treta është taksa e depozitave, që nuk është taksë për shumicën dërrmuese të njerëzve, por është taksë për ata që kanë depozita nëpër banka. Mjafton t’ju them se në Shqipëri ka 9 miliardë dollarë që janë depozituar nëpër banka. Rritja e taksës së depozitave ka qëllim nxjerrjen e atyre parave nga banka dhe investimin e tyre në ekonomi. Pra, nuk është një taksë që s’ke shans dhe do ta paguash së s’bën, por është një taksë që mund ta shmangësh duke mos i depozituar paratë në bankë, ose duke i nxjerrë një pjesë të depozitave nga banka dhe duke i hedhur e kthyer në investime. Kjo është një taksë e njohur që stimulon drejtpërdrejt ekonominë, stimulon drejtpërdrejt investimet dhe stimulon drejtpërdrejt sipërmarrjen, në funksion, sigurisht, edhe të punësimit dhe të çeljes së kantiereve të reja.

Problemi i tretë që është bërë debat i madh përsëri, është problemi i ndërtimeve pa leje. Bëhet një përpjekje e vazhdueshme për të ngatërruar prishjen e ndërtimeve pa leje në funksion të çlirimit të komuniteteve dhe legalizimit të ndërtimeve pa leje në zonat informale. Këto të dyja nuk kanë aspak të bëjnë me njëra-tjetrën. Ajo çka po bëjmë ne, me ndërtimet pa leje kryesisht në hapësirat e qytetarëve dhe në rrugët nacionale, është komplet pa lidhje me atë çka po bëjmë në anën tjetër, për të vazhduar legalizimin falas të shtëpive në zonat informale. Kështu që, të dyja sëbashku jo vetëm që nuk janë në kundërshtim me njëra- tjetrën, por janë komplementare me njëra-tjetrën.



Jam kryetar i Shoqatës së Pensionistëve dhe më vjen shumë keq për ata individë apo biznesmenë që bëhen objekt bisede që nuk paguajnë dritat elektrike. Është një gjë si ushqimi që hamë e duhet ta paguajmë, ashtu është edhe drita. Si përfaqësues i moshës së tretë, ju bëj thirrje të marrin shembull nga ne mosha e tretë, që ne para se të dorëzojmë lekët në familje, heqim mënjanë lekët për detyrimet, drita, ujë etj.. Është turp i madh për ata, se kur shkojmë në kafe e ngrenë çmimin e kafes dhe nuk pyet për ne, po e çon kafen nga 500 në 700 dhe kafja që bën ai bëhet me harxhimin e energjisë elektrike. Ne na i merr paratë, ndërsa ai nuk i paguan. Ky është një turp për ata që nuk zbatojnë ligjet.

Kryeministri Rama: “Dua ta përsëris se dy kategoritë që paguajnë energjinë elektrike në mënyrën më korrekte, janë pensionistët, janë dhe personat me aftësi të kufizuar.

98 % e pensionistëve paguajnë rregullisht energjinë elektrike, pavarësisht gjendjes së tyre, si dhe 93 % e personave me aftësi të kufizuar, si paraplegjikë, tetraplegjikë, etj paguajnë në mënyrë korrekte energjinë elektrike.

Pra, janë dy shifra dhe dy fakte që thonë gjithçka për të gjithë ata që bëjnë zhurmë dhe që shkruajnë në rrjetet sociale se si do ta paguajmë energjinë elektrike sepse jemi të varfër.

Energjia elektrike është një mall si gjithë të tjerët dhe nuk mund të falet e as nuk mund të vidhet. Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë ndonjërin që të shkojë në dyqanin e bukës dhe të thotë, “unë po vdes për bukë, s’kam lekë, prandaj bukën do ta marr dhe lekët nuk do t’i jap”. As nuk ka dëgjuar ndonjërin që të shkojë të marri ujin në dyqan dhe të thotë “nuk lihet familja pa ujë, lekë s’kam, ujin do ta marr”.

Ne kemi bërë një plan shumë të qartë. Kemi qenë në një debat shumë të fortë që ka zgjatur disa muaj me ekspertë vendas dhe të huaj, plus me institucione financiare me FMN me BB dhe ka pasur dy ide; një ide ishte rritja e çmimit në mënyrë uniforme dhe një ide ishte heqja e fashës mbrojtëse.

Shumica e opinioneve ka qenë për rritjen uniforme të çmimeve, pasi energjia shitet shumë nën koston e saj, sot që flasim. Lëre se ç ‘thonë ata që bëjnë propagandë, por energjia shitet shumë në koston e saj.

Ne kemi zgjedhur idenë tjetër, jo të rritjes uniform të çmimit, por të heqjes së fashës mbrojtëse, sepse fatkeqësisht kjo fashë nga një fashë për të mbrojtur më të dobëtit u kthye në një fashë, pas të cilës fshihet një masë e madhe hajdutësh. Fasha mbrojtëse u vu pikërisht për familjet në ndihmë ekonomike, për personat me aftësi të kufizuar dhe për pensionistët, kryefamiljarë. Të gjithë këtyre ne do t’u japim lekët drejtpërdrejt në pensionin e tyre, në pagën e tyre, në shumën e tyre të ndihmës ekonomike, çdo muaj. Pra, jo me mekanizmin e dikurshëm që do t’u rimbursojmë, por “shkoni e paguani njëherë” etj, etj, se ai mekanizëm ka qenë vetëm një lojë. Pasi, po të shikosh buxhetet çdo vit janë vendosur para në dispozicion të rimbursimit dhe asnjëherë nuk është paguar asnjë lek rimbursim për shtresat në nevojë, sepse praktikisht nuk ka qenë e mundur të bëhej diçka e tillë sepse mekanizmi ka qenë plotësisht i paaksesueshëm nga njerëzit e thjeshtë.

Atëherë ne kemi vendosur që të vëmë në dispozicion të 200 e ca mijë familjeve që i përkasin këtyre grupeve, një fond për rritjen e drejtpërdrejt të pensionit, të ndihmës ekonomike dhe të pagës së aftësisë së kufizuar. Thënë kjo, heqja e fashës do të thotë që do të shkojmë në një çmim të njëjtë dhe të mesatarizuar. Çmimi do të jetë i mesatarizuar, që në asnjë mënyrë nuk do të kapë ato tavane për të cilat predikon ditë-natë, kush do anarki, kush do rrëmujë dhe kush do që Shqipëria të vazhdojë të jetë rrumpallë për të mundur të përfitojë nga mjegulla, që la pas dhe që kërkon ta shfrytëzojë tani për të penguar punën tonë.

Ne jemi shumë të qartë në këtë pikë. Do të bëjmë me çdo kusht eliminimin e vjedhjes së energjisë elektrike dhe do të vendosim me çdo kusht para ligjit dhe barazi përpara detyrimeve që secili ka, duke filluar nga energjia elektrike e të tjera me radhë.

Nuk do të paguajnë pensionistët për biznesmenët. Shembulli që solli zotëria është shumë i qartë “Pensionistët paguajnë kafen, ai që shet kafen nuk paguan energjinë.” Ndërkohë që, tek çmimi aty ka dhe konsumin e energjisë. Kjo është një gjë e patolerueshme. Ne nuk do ta tolerojmë, por do të vazhdojmë intensivisht betejën nga jashtë dhe nga brenda. Nga brenda me të gjithë ata që do të kapen në flagrancën e vjedhjes së energjisë elektrike dhe nga jashtë me të gjithë ata që janë bashkëpunëtorë të hajdutëve dhe që kanë bërë namin në kurriz të kompanisë, në kurriz të publikut dhe në bashkëpunim me hajdutët.

Janë arrestuar tre drejtorë të korporatës, dy aktualë dhe një ish drejtor dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për askënd që vjedh dhe që bashkëpunon për të vjedhur energjinë elektrike. Kjo është e padiskutueshme.

Për sa i përket pastaj vazhdimit të punëve publike në këtë qytet të jeni të sigurt se jo vetëm në këtë qytet, por në të gjithë këtë qark ne do të shkojmë përpara me hapjen e kantiereve të reja, sepse jemi të vetëdijshëm se për shumë kohë Fieri është lënë pas dore dhe praktikisht nga buxheti i qeverisë qendrore, Fieri ka marrë më shumë se nga shumë vite të mbledhura së bashku. Por objektivi ynë, zotimi ynë është që të bëjmë në Fier në 4 vjet, çfarë nuk është bërë në 20 vjet të marra së bashku. Do ta bëjmë patjetër se bashku, duke shfrytëzuar dhe potencialet e mëdha që do të sjellë reforma territoriale administrative. Duke i dhënë kësaj bashkie një vëmendje shumë të veçantë, në mënyrë që ekonomia mund të marrë më shumë frymë, në mënyrë që të ketë më shumë investime, të ketë më shumë vetëpunësim nëpërmjet biznesit të vogël dhe të ketë më shumë jetë të gjallë sociale kulturore në këtë territor.”



Jam Sekretari i Shoqatës së Invalidëve të Punës, qarku Fier lidhur me energjinë elektrike, ne jemi për zbatimin e ligjeve të qeverisë. Nga ne invalidët është një masë të vogël që ka vite që nuk e ka paguar energjinë elektrike. A mund të ketë afate që të mund të paguajmë?

Kryeministri Edi Rama: “Unë besoj shumë që të gjitha justifikimet dhe të gjitha arsyet që nxjerrin për mospagimin e energjisë elektrike janë të gjitha rezultat i një mendësie që energjia është mall pa zot. Kjo mendësi bën që njerëzit ta justifikojnë veten e tyre me varfërinë, me pamundësinë, me ku e di unë se çfarë tjetër, ndërkohë që faktet që pensionistët, invalidët, janë paguesit më të rregullt të energjisë, zhvlerësojnë çdo lloj argumenti në këtë pikë.

Përsa i përket pyetjes, ne po përgatisim një mekanizëm për të gjithë ata që pranojnë një marrëveshje të re me korporatën. Jo për të falur. Nuk do të falim absolutisht asnjë qindarkë, sepse nuk janë paratë tona, nuk na i ka lënë pas gjyshi apo babai që të bëjmë sadaka me paratë e shtetit, por për të ndërtuar një mekanizëm lehtësues për të gjithë ata që janë të gatshëm që të hyjnë në një marrëdhënie normale me kompaninë dhe në një kohë të kufizuar. Shumë shpejt ky mekanizëm do të bëhet publik. Për këtë po punon ministri i energjisë, ministri i ekonomisë dhe një grup ekspertësh për ta përcaktuar qartësisht se si do të funksionojë mekanizmi në një kohë të kufizuar, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të hyjnë në sistem edhe në rast se nuk i kanë mundësitë që t’i paguajnë menjëherë borxhet.

Ky mekanizëm kur të bëhet publik do të jetë shumë i qartë pasi ka disa mënyra që i ofrohen qytetarëve, në mënyrë që qytetarët të hyjnë në sistem dhe të kthehen në qytetarë që njohin detyrimet e tyre karshi shtetit. Nga ana tjetër kompania të mos humbasë më, edhe njëherë tjetër, për shkak të politikës apo të qejfeve dhe orekseve elektorale. Me energjinë ne nuk do të bëjmë asnjëherë dhe për asnjë arsye politikë në funksion votash dhe në funksion zgjedhjesh.

Është pasuri kombëtare, është pasuri e përbashkët, është pasuri të cilën jemi të detyruar t’ua kalojmë fëmijëve tanë jo kaq keq saç e kemi trashëguar nga 20 vjet kaos. Sidomos nga një politikë qorre e faljes së detyrimeve sa herë afroheshin zgjedhjet, e cila ka sjellë në fakt rritjen e vjedhjeve dhe uljen e arkëtimeve. Po të shikoni grafikun, sa herë janë falur detyrimet, janë ulur në mënyrë drastike arketimet. Kjo sepse edhe njerëzit që kanë paguar detyrimet thonë: “ Meqë ua kanë falur këtyre, po rrimë dhe ne pa e paguar faturën se do na e falin dhe ne.” Se nuk janë budallenj ata që respektojnë ligjin, por problemi këtu në këtë vend kështu erdhi, që kush respekton ligjin në këtë vend u trajtua si budalla edhe nga vetë shteti, edhe nga vetë qeveria që e kishte mendjen se si t’u bëjë qejfin prej 20 vitesh atyre që nuk respektojnë ligjin, se si të mbyllte sy përpara atyre që vidhnin energjinë, përpara atyre që bënin ndërtime pa leje përpara atyre që zaptonin toka, përpara atyre që nuk donin t’ja dinin për asgjë, vetëm e vetëm se kanë vota. Kjo është e pafalshme dhe nuk do të vazhdojë më.”

KOMENTE