Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bushati takon Zv. Presidenten e Komisionit Evropian Federica Mogherini
English

Bushati takon Zv. Presidenten e Komisionit Evropian Federica Mogherini

Ministri Bushati zhvilloi sot në Bruksel një takim me Zv. Presidenten e Komisionit Evropian dhe Perfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, znj. Federica Mogherini. Politika e zgjerimit të BE-së, ecuria e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor në procesin e reformave, si dhe situata e sigurisë në rajonet fqinje të BE-së ishin disa nga temat që u trajtuan gjatë takimit.

Në daljen e përbashkët për shtyp, Ministri Bushati u shpreh se diskutimet me znj. Mogherini u përqendruan në “rrugët sesi mund të mbështeten përpjekjet shtet ndërtuese në Shqipëri dhe kontributin për një proces dinamik dhe efikas. Ballkani perëndimor ka nevojë për ndihmën e BE-së për t’u bërë një rajon i vërtetë, për të realizuar idetë dhe përmbushur angazhimet e Samitit të Berlinit. Qartësia strategjike është kyçe nëse duam të ndërtojmë një sens të qëllimit dhe vlerave të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është krenare që ka njësuar plotësisht politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së, si dhe për mbështetjen që ka dhënë në koalicionin në luftën kundër ISIS”.

Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë kyçe të mbajtjes së fokusit tek politika e zgjerimit të BE-së, si për ecurinë e reformave tona të brendshme, ashtu edhe në kuadrin e situatës së sigurisë në Evropë.

Nga ana e saj, znj. Mogherini e cilësoi Shqipërinë si një histori suksesi në rajon dhe theksoi se shpreson në caktimin sa më të shpejtë të datës së hapjes së negociatave për anëtarësim. Ajo evidentoi gjithashtu se integrimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga prioritetet e mandatit te saj si Përfaqësuese e Lartë për Politiken e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Znj. Mogherini ndau pikëpamjen se, me pak angazhim nga ana e BE-së, mund të arrihen rezultate të rëndësishme në integrimin e mëtejshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Bushati e falënderoi znj. Mogherini për zhvillimin e këtij takimi të parë në cilësinë e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së.

***

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, Ministri Bushati ishte i ftuar nga Komisioni i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme (AFET) të shkëmbejë mendime me euro deputetë dhe deputetë të parlamenteve të vendeve anëtare mbi politikën e zgjerimit të BE-së në përgjithësi dhe, në mënyrë të veçantë, mbi ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë. Të ftuar në takim ishin edhe ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të rajonit.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi se politika e zgjerimit e BE-së është një instrument që nxit modernizimin, demokratizimin dhe stabilitetin e vendeve të rajonit. Pasi foli për ecurinë e reformave në vend, veçanërisht të atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ai nënvizoi se perspektiva e anëtarësimit ka një impakt të rëndësishëm transformues politik, ekonomik, social dhe kulturor në të gjitha vendet e rajonit dhe ngre një bazë të shëndoshë për bashkëpunimin mes tyre. Gjithashtu në fjalën e tij në AFET Ministri Bushati vuri theksin tek bindja e Shqipërisë se “negociatat e anëtarësimit do të përbejnë një mundësi për fokusim më të mirë, në përmbushje të reformave të sundimit të së drejtës nëpërmjet hapjes së kapitujve 23 dhe 24”.

Ministri Bushati nënvizoi gjithashtu dhe rolin konstruktiv të politikës së jashtme shqiptare, sidomos në rajon, rol ky i vlerësuar dhe në progres raportin e fundit për Shqipërinë.

KOMENTE