Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Vijojnë procedurat për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë
English

Nishani: Vijojnë procedurat për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë

Në zbatim të Ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8588, datë 15.3.2000” “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8682 dhe nr. 8683, datë 18 gusht 2014, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Në vijim të procedurave (të cilat filluan më datë 10 tetor 2013 dhe vijuan më tej me datë 20 janar) për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, si dhe me qëllim plotësimin e listës së konkurruesve me prurje të reja, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët e rinj fillon ditën e premte, datë 5 dhjetor 2014 dhe përfundon ditën e hënë, datë 15 dhjetor 2014.

Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:

1- Kërkesë me shkrim;
2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);
3- Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj.
4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).

Shënim: Dokumentacioni i kandidatëve, të cilët plotësonin kushtet ligjore në dy shpalljet e mëparshme për këto dy vende vakante, emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit, është i vlefshëm.

KOMENTE