Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pneumokoku. Çfarë është dhe si të mbrohemi nga ai
English

Pneumokoku. Çfarë është dhe si të mbrohemi nga ai

Çfare është pneumokoku?

Eshte nje bakter shume i perhapur dhe mund te jete i pranishem pa dhene shenja ne gryke dhe ne hunde te femije dhe persona te rritur te shendoshe. Pneumokoku transmetohet nga personi ne person me rruge frymemarrjeje nepermjet kontaktit te afrimit.

Ka shume tipa te ndryshem (sierotipa) te ketij mikrobi, te dalluar me ane te nje numuri. Disa prej tyre permenden me shume si shkaktare ne ndonje rast kur mikrobi pushton gjakun (semundje “pushtuese”) dhe provokon semundje te renda dhe madje edhe vdekje. Pneumokoku eshte edhe nje nga shkaqet e sepsit (i njohur edhe si infeksion i gjakut per shkak te perqendrimit masiv te mikrobeve dhe prodhimeve te tyre toksike, gjendje e cila mund te perbeje nje rrezik te rende) si edhe te meningjitit (infeksion i membranave qe veshin trurin), semundje gjithmone shume e rende qe mund te lere deme te perhereshme si kriza konvulsive, shurdhesi, paralize motorike, vonese mendore. Ky bakter mund te shkaktoje edhe semundje te tjera si pneumoni, otit, sinusit. Ne raste te veçanta pneumokoku eshte treguar rezistent edhe ndaj antibiotikeve te perdorimit te zakonshem. Grup moshat me te rrezikuara nga semundja “pushtuese” jane femijet 0 deri 5 vjeç dhe te rriturit mbi 64 vjeç.


Vaksinat kunder pneumokokut

Vaksinat kunder pneumokokut jane i vetmi mjet per te parandaluar semundje si meningjiti dhe infeksionet e gjakut (septicemi) nga pneumokoku. Ato munden te parandalojne disa otite, meqenese infeksionet e veshit mund te kene shkaqe te ndryshme dhe per pasoje vaksinat kunder pneumokokut jane te efektshem vetem kunder nje pjese te vogel te otiteve.
Vaksinimi eshte shume i rekomanduar dhe falas per femijet (dhe gjithashtu per te rinjte dhe te rriturit) qe jane me te kercenuar nga semundje te renda te shkaktuara nga pneumokoku per shkak te problemeve shendetesore si anemia falciforme dhe talassemia, asplenia funksionale ose anatomike (dmth funksionim i pamjaftueshem ose mungese e shpretkes ), bronkopneumopati kronike, gjendje qe shoqerojne renien e imunitetit, shqetesime kardiovaskolare kronike, diabeti mellito, insufiçence e veshkeve, semundje hepatiti kronik (cirroze), humbje e lengjeve trunoshpinor.
Ka dy lloje vaksinash kunder pneumokokut, qe te dy te perbere vetem nga pjese te mikroorganizmit dhe te quajtur te shume-vlefshem (multivalente) meqenese mbrojne kunder disa (siero)tipave te pneumokokut.
Vaksina kunder pneumokokut conjugato merret me rruge brendamuskulore. Numuri i dozave te nevojshme varet nga mosha e fillimit te ciklit te vaksinimeve.
Vaksina kunder pneumokokut polisakaridik (23 valent) merret me rruge nenlekure dhe brendamuskulor dhe eshte e mjaftueshme nje doze e vetme. Mbrojtja fillon 2-3 jave mbas vaksinimit. Mund te rekomandohet nje rivaksinim, 5 vjet mbas te pares,per personat te cilet vazhdojne te kene rrezikshmeri te larte. Femijet qe jane vaksinuar me vaksinen kunder pneumokokut coniugato si persona me rrezikshmeri te larte eshte e nevojshme te vaksinohen edhe me vaksinen 23 valente (jo perpara se te kene kaluar 8 jave nga vaksinimi i meparshem) mbas mbushjes se moshes 2 vjeçare. Te femijet me moshe me te vogel se 24 muaj perdoret vaksina coniugato. Te femijet me moshe mbi 5 vjet perdoret vaksina polissacaridico me 23 perberes.
Ne moshen ndermjet 2 dhe 5 vjeçare keshillohet te merret vaksina coniugato (nje doze).

KOMENTE