Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kampionia Begaj pozitive në testet anti-doping
English

Kampionia Begaj pozitive në testet anti-doping

Romela Begaj triumfoi në peshën 63 kg, në botërorin e Almatisë në Kazakistan, por testet anti-doping kanë rezultuar pozitive për të, gjë që tashmë është një goditje për peshëngritjen shqiptare.

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, në faqen e saj zyrtare thekson se i është zbuluar një dozë e substancës stanozolol, për këtë shkak ajo pezullohet përkohësisht.

“Raportojmë se në mostrën e marrë nga shqiptarja Romela Begaj, është gjetur një dozë e substancës stanozolol. Për këtë arsye, atletja është pezulluar përkohësisht, për shkak të një shkelje të mundshme të rregullave për antidoping.
Në momentin që kjo do të përcaktohet, pas një analize B të mostrës ose një seance dëgjimore, do të publikohet vendimi nëse atletja ka shkelur rregullat ose jo”.

Ndërsa nga ana e kampiones Begaj nuk ka asnjë reagim për momentin.

KOMENTE