Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha mesazh për Ditën e Demokracisë: Nderim, mësim, reflektim
English

Basha mesazh për Ditën e Demokracisë: Nderim, mësim, reflektim

Mesazhi i Kryetarit të Partisë Demokratike në ditën e Rinisë.

Basha: “Nderim, mësim, reflektim. Ky është 8 dhjetori ynë. Kam kënaqësinë e madhe të njoftoj se pas pak javësh starton viti i njezët e pesë vjetorit të lëvizjes demokratike studentore, intelektuale dhe popullore. Duke e konsideruar këtë Lëvizje finalizimin historik të një përpjekje të gjatë, plot sakrifica sublime, vuatje të papërshkrueshme dhe akte të pabesueshme heroike të shqiptarëve të lirë kundër dikaturës, kam nderin të shpall projektin “Drejt lirisë” që do të jetë një udhëtim dhe evokim i përballjeve më madhore shqiptarëve me diktaturën”.

Të dashur miq, ish studentë por përjetë dhjetoristë, pjesëmarrës në Lëvizjen e Dhjetorit të lavdishëm 1990, pedagogë të atyre ditëve.

Të dashur të rinj e të reja, studentë të Universitetit të Tiranës,

studentë të të gjitha universiteteve

Zonja dhe zotërinj të pranishëm,

Jam i lumtuar dhe i gëzuar të ndodhem me ju sot, në Qytetin “Studenti”, në qytetin e parë të lirisë, mbas gjysëm shekulli diktature. 24 vjet më parë, këtu filloi lëvizja më e fuqishme për liri dhe të drejta njerëzore në historinë tonë. Studentët e Universitetit të Tiranës shkruan një faqe të lavdishme të paparaleltë dhe hapën një epokë të re për Shqipërinë. U mposht frika, triumfoi guximi dhe nisi rruga e ndryshimit. Me këngën – kushtrim lirie, “se mjaft në robëri”, studentët dolën nga këto godina, të pasigurtë për jetën e tyre, por të vendosur të jepnin gjithçka për lirinë e Shqipërisë. Dhe ia dolën. Marshimi dhe thirrjet për liri e demokraci, gjunjëzuan regjimin e së keqës. Tirana u bashkua me lëvizjet antikomuniste të Berlinit, Pragës, Varshavës dhe Budapestit, në atë rikthim të endërruar europian. Aty bota mbarë kuptoi vokacionin perëndimor të popullit shqiptar.

Ndaj vijmë këtu çdo 8 dhjetor, e do të vazhdojmë të vijmë për të përkujtuar me nderim Lëvizjen Studentore të Dhjetorit të 90-ës. Në këtë pelegrinazh të përvitshëm lirie, të kujtojmë misionin e përjetshëm për një ‘Shqipëri si gjithë Europa’. Ne vijmë këtu se këtu janë rrënjet tona të lirisë.

· Këtu ra diktatura më e egër e kontinentit tonë.

· Këtu kulmoi liria. Përplasjet kurajoze të studentëve gjunjëzuan shtetin policor, sigurimin dhe diabolizmin e diktaturës.

· Këtu u finalizua dhe u shpall publikisht nga lideri i Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari fitorja e pluralizmit politik në Shqipëri.

· Këtu ndodhi bashkimi i shumëpritur i Shqipërisë me vendet e tjera të Europës ish-komuniste që kishin hedhur ndërkohë zgjedhën e komunizmit.

· Këtu u hodhën bazat ideore të demokracisë, ekonomisë së tregut dhe zgjedhjeve të lira.

· Këtu nisi rrugëtimi i Shqipërisë së lirë.

· Këtu nisi çlirimi i madh nga tirania dhe dogmat dhe prangat e saj.

· Këtu nisi lirimi i të burgosurve, të internuarve dhe të përsekutuarve politikë në Shqipëri.

· Këtu nisi nderimi, lartësimi dhe rehabilitimi i të vrarëve mizorisht nga regjimi barbar.

· Këtu lëshoi rrënjët e para dinjiteti i njeriut të lirë.

· Këtu u fituan të drejtat universale që kishin qenë mollë e ndaluar për shqiptarët.

· Këtu lindi Partia Demokratike, forca e ndryshimeve të mëdha europianizuese.

Ky qytet, ky kampus është vendi i qendresës dhe idealizmit. Është Meka dhe Jeruzalemi i lirisë dhe demokracisë shqiptare.

Qyteti “Studenti” është e do të mbetet një vend i shenjtë, një tempull lirie për shqiptarët e lirë brez pa brezi. Studentët e dhjetorit janë e do të mbeten krenaria jonë.

8 dhjetori i vitit 1990 është realisht dita e bardhë e historisë së vendit tonë. Lëvizja e Dhjetorit dhe ndryshimi politik i saj janë Rilindja e vërtetë e Shqipërisë europiane dhe moderne, pas dekadave të izolimit dhe robërisë.

Çdo komb ka nevojë që herë pas here të kujtojë trashëgiminë e tij më të vyer. Nuk është asnjeherë e tepruar. Kjo bëhet më nevojshme në ato vende ku ka akoma nostalgjikë që nderojnë diktaturat.

Ne njerëzit e lire të kësaj bote nuk duhet të rreshtim së treguari të vërtetën. Nuk duhet të rreshtim së foluri për vlerat, së luftuari për lirinë. Nuk duhet të rreshtim sepse kombet që nuk dallojnë të mirën nga e keqja, që barazojnë engjëjt me mostrat, rrezikojnë të humbasin liritë e fituara.

Në emër të Partisë Demokratike shpreh nderimin dhe mirënjohjen e pakufishme:

- për gjithsecilin nga studentët e lëvizjes demokratike pa dallim;

- për të gjithë pedagogët dhe intelektualët që mundësuan ndryshimin e madh;

- për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe mbarë vendit që e shndërruan në lëvizje të fuqishme mbarëkombëtare.

Nderim, respekt për ju brez pas brezi.

Esenca e lëvizjes së dhjetorit ishte përbashkuese e të gjithë shqiptarëve, jo përçarëse e tyre. Ishte një lëvizje që lindi nga dashuria e studentëve për vendin, për njerëzit, për familjet, për prindërit, afërmit e tyre dhe për lirinë.

Ishte rrebelimi kundër varfësirë, shtypjes dhe izolimit. Një rrebelim në emër të ëndrrës së madhe të lirisë dhe hapjes, një rrebelim që kërkonte t’i merrte me vete në rrugët e reja të së ardhmes nënat, baballarët dhe gjithë kombin. Ajo zgjoi këdo dhe i bëri të kuptonin drejt ç’ishte komunizmi që kishin jetuar dhe trashëguar.

Në frymë, mesazhe dhe veprime ajo lëvizje mbart vetëm vlera. Madje edhe debatet brenda dhe rreth saj, e lartësojnë. Sepse janë shprehje e diversitetit dhe lirisë së fituar.

Ndryshe nga shumë lëvizje të tjera, shqiptarët më pas nuk i humbën, por i fituan të drejtat e mohuara. Eshtë e qartë si drita e diellit se ajo ishte një lëvizje atdhetare. Ishte një lëvizje që i sillte shëndet një kombi të dhunuar. Atdhedashuria u bashkua me konceptet e reja të lirisë, demokracisë dhe europianizmit.

Kjo lëvizje ishte drejtimi shpëtimtar në udhëkryqin e kohës. Ajo shikonte përpara. Studentët dhe intelektualët ndonëse të rritur në vendin më të izoluar të planetit, shpallën lirinë si themel dhe substancë të antikomunizmit.

Me 8 dhjetor, bashkohet natyrshëm rinia me lirinë, si për të na treguar se liria është rinore dhe rinorja është flaka e pashuar e lirisë.

Me 8 dhjetor ne kujtojmë dhe nderojmë kreun e studentëve, liderin e lëvizjes, themeluesin e Partisë Demokratike, heroin e demokracisë, Azem Hajderin, shembullin e sakrificës të madhe të forcave të reja demokratike dhe europiane shqiptare përballë hakmarrjes së forcave të vjetra. Përkulemi para veprës dhe kujtimit të tij, përkulemi para veprës së shokëve të tij dhe gjithë studentëve që u ngritën këtu 24 vjet më parë.

Ne vijmë këtu për të nderuar, por edhe për të mësuar. Guximi i studentëve të dhjetorit, pastërtia dhe vizioni i tyre për të ardhmen kanë një rezonancë që shtrihet në kohë. Sa herë kam ardhur këtu para se të zgjidhesha kryetar i Partisë Demokratike dhe tani që mbaj këtë detyrë, zbuloj diçka të re, mësoj dhe frymëzohem nga ky qytet lirie. Me sa duket ngjarjet e mëdha politike dhe sociale që ndryshojnë përgjithmonë shoqëritë, kapin një permasë hyjnore. Ato fitojnë një simbolikë të shenjtë, ku lidershipi dhe vlerat që mbarten rrezatojnë frymëzim dhe urtësi për të gjithë.

Kjo traditë lirie udhëton me brezat, frymëzon demokratët e rinj dhe gjithë rininë shqiptare. Liria dhe atdhedashuria janë busulla jonë e mendjes dhe zemrës.

Me këtë themel lirie dhe idealizmi ne ndërtuam në dy dekada endrrën europiane. Nuk ka dyshim se Shqipëria e hapur, Shqipëria në NATO, Shqipëria e lëvizjes së lirë, Shqipëria e rrotacionit demokratik të pushtetit, Shqipëria kandidate në Europë, janë pjesë e profecisë reale dhe e bilancit pozitiv historik të lëvizjes së dhjetorit 1990.

Flas në emrin e brezit tim, e brezit tuaj më të rinj, por edhe të aktorëve kryesorë të dhjetorit 1990, kur them se ne të rritur me trashëgiminë e dhjetorit 1990, refuzojmë çdo kthim prapa drejt të vjetrës, drejt të shkuarës, drejt së keqes.

Por tendencat e kthimit prapa në mendësitë dhe praktikat e vjetra të sundimit të oligarkisë në vend të sundimit të ligjit, si këto që manifeston dyshja Rama- Meta janë në kundërshtim flagrant me frymën dhe vlerat e Lëvizjes prej nga jemi nisur si vend dhe si shoqëri.

Pothuajse 50 vjet më parë, Presidenti John Kennedy u tha studentëve të Universitetit të Vanderbilt-it, se liria pa dijen është gjithnjë në rrezik dhe se dija pa lirinë është gjithnjë e kotë.

Liria dhe dija janë dy anë të medaljes që ndërtuan perëndimin por që janë po aq të rrezikuara tek ne, sa 24 vjet më parë. Njerëz të paditur kanë kapur shtetin dhe me forcën e pushtetit po ju marrin lirinë njerëzve të ditur.

Rikthimi në ditët më të këqija të konfliktualitetit, të ushyqerit nga kjo shumicë e konfliktit politik dhe shoqëror me opozitën, me shoqërinë civile, dhe me qytetarët përmes akteve të përditshme të arrogancës, paligjshmërisë, arbitraritetit, shpërfilljes, nëpërkëmbjes dhe shfrytëzimit, hedhja në erë e urave të dialogut e komunikimit dhe kultivimi i urrejtes deri në prishjen e bashkëjetesës demokratike- të gjitha këto janë antidhjetori, janë antirinia, janë antiperspektiva.

Ne nuk kemi kontestuar e nuk kontestojmë rrotacionin, përkundrazi, ne e kemi mundësuar me qeverisjen tonë demokratike. Por ne kontestojmë dhe nuk do të pajtohemi me kthimin prapa në format hibride të shtetit policor në vend të shtetit ligjor dhe të së drejtës. Kontestojmë dhe nuk pajtohemi me asnjë lloj forme të kufizimit dhe goditjes së lirive si vlerë e vlerave. Kontestojmë dhe nuk pajtohemi me asnjë lloj forme, të organizuar apo spontane, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të rehabilitimit të diktatorit Enver Hoxha.

Mjaft studentë të dhjetorit, të dashur miq, ishin bij dhe bija me prindër komunistë apo me biografi të mirë, siç thuhej ne terminologjinë e rregjimit të atershëm. Kjo nuk i pengoi të ngriheshin. Qoftë këta, qoftë studentët e tjerë zhvilluan atëherë konceptin modern se gjithëkush ka të drejtë të ndryshojë dhe sidomos kanë të drejtë të ndryshojnë në liri ata që që janë mbajtur në një rregjim të mbyllur skllevërish pa të drejtë zgjedhjeje.

Por askush nuk mund të vijë me Enverin, askush nuk mund të pretendojë se ka ndryshuar duke porositur apo tundur portretet e Enverit. Enveri dhe tirania kundër të cilës u ngritën studentët dhe qytetarët e lirë shqiptarë nuk mund të ndryshojë kurrë, kjo nuk ndryshon kurrë.

Si 24 vjet më parë kur rinia i bënte thirrje pasardhësit të Enver Hoxhës të hiqte dorë nga diktatura ne i drejtohemi Ramës dhe Metës:

- Të heqin dorë nga trashëgimia e diktatorit Hoxha;

- Të heqin dorë nga përqendrimi i pushtetit në dy duar;

- Të heqin dorë nga dhunimi i të drejtave tona;

- Të heqin dorë nga kriminalizimi i politikës.

Nderim, mësim, reflektim. Ky është 8 dhjetori ynë. Në këtë kuadër, kam kënaqësinë e madhe të njoftoj se pas pak javësh starton viti i njezët e pesë vjetorit të lëvizjes demokratike studentore, intelektuale dhe popullore. Duke e konsideruar këtë Lëvizje finalizimin historik të një përpjekje të gjatë, plot sakrifica sublime, vuatje të papërshkrueshme dhe akte të pabesueshme heroike të shqiptarëve të lirë kundër dikaturës, kam nderin të shpall projektin “Drejt lirisë” që do të jetë një udhëtim dhe evokim i përballjeve më madhore shqiptarëve me diktaturën.

Përballja ka qenë dhe është ngjarja dhe vlera e pavdekshme e 8 Dhjetorit që duhet ta evidentojmë e lartësojnë si një pasuri të kohës dhe brezave. Përballja e martirëve, e të burgosurve dhe të persekutuarve politikë, e qytetarëve të thjeshtë, e studentëve të dhjetorit 24 vite më parë dhe e studentëve sot. Përballja për lirinë, që mbahet e meritohet duke luftuar çdo ditë për të, duke vështruar përpara, në horizontin e ëndrrës sonë të madhe të integrimit europian të Shqipërisë.

Rroftë Rinia shqiptare.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

KOMENTE