English

Mango, këngëtari italian vdes në skenë

Këngëtari Italian Mango, i njohur edhe për publikun shqiptar sidomos me këngën "La rondine", vdes në skenë në moshën 60 vjeçare nga një atak në zemër.

Mango ishte duke marrë pjesë në koncertin Pala Ercole në Policoro, në provincën Matera kur në fund ai tha nuk ndihem mirë dhe përnjëherësh ra.

Menjëherë u dërgua në spital me urgjencë por mjekët konfirmuan se kishte mbërritur pa shpresa jete.

Këngë të tjera që i kanë dhuruar famë Mangos janë “Oro”, “Amore per te”, “Lei verrà”, "Bella d'estate” etj.

Në festivalin e Sanremos së 1985 Mango u vlerësua me cmimin e kritikës, ndërsa gjatë karrierës së gjatë në muzikë ka marrë me dhjetëra cmime të rëndësishme.
2190

KOMENTE