Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i Republikës ftesë zyrtare Princit të Uellsit për të vizituar Shqipërinë
English

Presidenti i Republikës ftesë zyrtare Princit të Uellsit për të vizituar Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, u pritën dje në një takim zyrtar në Clarence House, nga Lartmadhëria e Tij Princi i Uellsit Charles.

Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë e vendit, patën nderin dhe kënaqësinë të ndanin me Princin e Uellsit mendimet dhe opinionet mbi zhvillimet e ndryshme në Shqipëri, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat globale, me të cilat ballafaqohet mbarë njerëzimi sot.

Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë, i shprehën falënderimet dhe mirënjohjen në emër të popullit shqiptar, Princit të Uellsit për mbështetjen që Madhëria e Saj Mbretëresha, Elisabeth II, Familja Mbretërore si dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Mirënjohje u shpreh edhe për vëmendjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë, i bënë një ftesë zyrtare Princit të Uellsit për të vizituar Shqipërinë në një moment sa më të përshtatshëm për të.

KOMENTE