Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrat e kabinetit të qeverisë Rama sot raçortojnë punën e tyre në konferencën “Forumi kombëtar kundër korrupsionit”
English

Ministrat e kabinetit të qeverisë Rama sot raçortojnë punën e tyre në konferencën “Forumi kombëtar kundër korrupsionit”

Sot është mbledhur konferenca me temë “Forumi kombëtar kundër korrupsionit”, ku të gjithë ministrat e kabinetit të qeverisë po raportojnë punën e tyre në luftën ndaj fenomenit të korrupsionit.

Në këtë konferencë të organizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi, ministrat e kabinetit qeveritar do të shpalosin një bilanc të arritjeve dhe punës së bërë.

Për kryeministrin Rama, lufta kundër korrupsionit, nuk është një gjueti shtrigash, por është një luftë për të modernizuar shtetin dhe sistemin.Shefi i qeverisë shprehur dëshirën , që pas përfundimit të mandatit qeverisës, qeveria e tij të shikohet si qeveria e modernizimit të shtetit.

“Asnjë sistem tjetër nuk e garanton dot këtë gjë, në asnjë sistem tjetër nuk ndodh qëveria apo presidenti të kërkojnë nxjerrjen përpara publikut në mënyrë transparente dhe të ballafaqohen me fakte si ato të raportit të CIA-s sic ndodh në një demkoraci, është shembullore në këte drjtim.
Edhe vendosja në sistemin tonë të qeverisjes e një rutine raportimi publik, gjë që është bërë nga çdo ministri, në ministri të caktaura për cështje të caktuara është në fakt vendosja e vlere të respektit të qytetarëve.
Ky forum nuk është një paradë suksessesh, apo për të rahur gjoksin, por është vetëdija se i detyrohemi të gjitha palëve transaprencë në raport me cka kemi bëre dhe cka duam të bëjmë.
Një vit më parë në të njejtin format morëm përsipër dias sfida dhe sot jemi këtu për tu ballafaquar , por edhe për të nënvizuar se jemi ende larg objektivit tonë.
Cdo qeveria ka një përcaktim. Përcaktimi për qeverinë tonë në fund të qeverisjes të ishtë që kjo është një qeveri e modernizimit të vendit tonë dhe do të dëshiroja që në fund të mandatit në cdo njerin prej ministrave publiku të identitrfkonte modernizimit të sektorit.
Lufta kundër korrupsionit nuk është gjueti shtrigash dhe nuk mund të shikohet si e kufizuar në betejën ndaj të korruptuarëve, lufta kundër korruopsionit është lufta për modernizmin e shtetit.
Fokusi ynë në të gjithë sektorët është ndëshkimi, por në radhë të parë modernizimi i sistemeve. Shikoni se çfarë bëhet me energjinë. Imagjinoni sikur këta njerëz të kishin paguar energjinë në këto vite”, tha Rama.


Tahiri: Do heqim nga duart e policisë, kapacitetin për t’u korruptuar

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka preferuar të ndalet në shifra për të dhënë rezultatet e punës së tij kundër korrupsionit. Sipas tij referimet në prokurori për veprat penale të korrupsionit dhe krimeve të zyrtarëve është rritur me 65%.

“59 % më shumë operacione policore. Kemi vënë theksin në bashkëpunimin e institucioneve, pasi nëse nuk ka bashkëpunim, është e pamundur vetëm për policinë të bëjë një detyre që mund ta bënim shumë mirë bashkë. Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Financave, ILDKPKI, dhe me institucione të tjera jemi bërë bashkë për shkëmbimin e informacionit dhe ndjekjen e përbashkët të operacioneve në luftën kundër korrupsionit”.

Ministri deklaroi se janë ndjekur praktika për dënimin e punonjësve të policisë të korruptuar, që lejonin këtë fenomen negativ në shoqëri. Ai përmendi aksionin kundër lojërave të fatit, lëndëve narkotike në Lazarat, dhe atë të energjisë elektrike.

“Aksioni kundër lojërave të fatit hoqi potencialin korruptiv për punonjësit e policisë që paguheshin në dorë për të mbrojtur ata. Sipërmarrja lulëzoi se kishte punonjës që mbyllnin sytë kundër paligjshmërive si ajo e Lazaratit. Kemi hequr nga duart e punonjësve kapacitetin për t’u korruptuar. Punonjës të OSHEE-së kishin lejuar vjedhje sistematike të energjisë elektrike. Kjo ndodh edhe sot, se na duhet të verifikojmë 2-3-4 herë të njëjtën rrugë. Jemi të ndërgjegjshëm se lufta jonë është e dyfishtë, pasi vazhdojnë të mbyllin sytë duke vjedhur energjinë elektrike”, tha ministri.

Veliaj: S’ka më ndihma ekonomike qesharake

Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj deklaroi se ndihmat ekonomike ishin kthyer në ndihma qesharake, përmes nj skeme korruptimi që jepte pensione edhe për njerëz që kishin vdekur. Të gjitha këto ndihma i kushtonin 30% buxhetit të shtetit.

Ministri tha se është gjetur mënyra për përmirësimin e rrugës të rrënuar urën të shërbimeve publike.

Jepeshin ndihma ekonomike në mënyrë qesharake, dhe jo vetëm që nuk përfitonin asgjë por sigurisht degjeneronin ata që kishin vërtet nevojë. Sot e kemi ulur me 21 mijë numrin e atyre që marrin ndihmë ekonomike, që mundëson që i njëjti buxhet të pjesëtohet me ata që janë vërtet nevojtarë.

Ministri tha se është futur inovacioni, pasi gratë dhe vajzat marrin ndihma ekonomike për libra e ushqime për më pak skedina dhe pije të burrave. U rrit me 81 mijë numri i atyre që paguajnë sigurimet shoqërore, tha Veliaj.

Ahmetaj: Rritje të shërbimeve online për të shmangur korupsionin

Një analizë të arritjeve të dikasterit që drejton, bëri Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë Formuit Kombëtar Kundër Korrupsionit. Ahmetaj theksoi se është bërë progres i dukshëm në transparencën e qeverisë si dhe reduktimin në një masë sa më të gjerë të mundshme të administratës për të vendosur subjektivisht.

Ai tha se shifra e borxheve ndaj biznesit kishte arritur 700 milionë dollarë, ndërsa në këtë vit janë arritur të paguhen 260 milionë dollarë borxhe ndaj sipërmarrjes.

Arritje janë bërë edhe dukshëm në fushën e inovacionit, duke ulur kështu ndjeshëm mundësinë e korrupsionit, tha ministri. Sipas tij janë “50% e sipërmarrje që mund të deklarojnë raportet online”.

“Sot ndaj me kënaqësi që 50% e sipërmarrjes do të ketë mundësi të deklarojë raportet e saj online. Përmirësimi i aksesit të publikut në portalin e të dhënave dhe në fushën e licencimit, janë gati. Gjatë gjithë vitit ka pasur një betejë të përditshme në favor të rritjes së cilësisë. Folëm për privatizimin e aseteve jo strategjike dhe thamë se në dhjetor do të jetë gati. Sot ajo është gati, madje po testojmë për të treguar të gjithë asetet e mundshme jo strategjike për privatizimi. Sot janë 40 asete që tregohen online në Ministrinë e Ekonomisë.

Kemi premtuar se do të përmirësojmë 12 vende, por në fakt përmirësuam 40 vende në “Doing Bussiness”. Është rekord që Shqipëria renditet në atë biznes. Bashkimi i QKR dhe QKL unë e besoj, që është një hap i drejtpërdrejtë në reduktimin e burokracisë dhe uljes së korrupsionit. Po përgatisim një paketë me 12 pika dhe ka në themel luftën kundër korrupsionit dhe çlirimin e elementëve në favor të sipërmarrjes. Megjithatë sfida vazhdon dhe them me përgjegjësi se kemi akoma shumë për të bërë,” tha ministri Ahmetaj.

Nikolla: Të çrrënjosim kulturën e pandëshkueshmërisë në arsim

Ministra e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se ministria po bën përpjekje për ndërtimin e një sistemi të shëndetshëm arsimor. Ajo deklaroi se janë shkarkuar rektorë e dekanë që kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me detyrën, si dhe janë hequr 13 licenca të arsimit privat që ishin piramida të sistemit arsimor.

Ministra tha se historia e arsimit nuk fillon e mbaron me qeverinë Rama, ndaj ministria po punon për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë edhe në arsim. Nikolla bëri një krahasim të punës së saj me atë të vitit 2013.

"A ka patur më parë procese konkurruese të hapura të vlerësimit, jo. Pyetëm mësues e prindër të shpreheshin me shkrim për të metat në shkolla. A ka pasur një sistem përzgjedhje larg praktikave korruptive?Asnjë debat me këtë përmasë publike s#ka patur, pedagogët dhe studentët thonë jo. A ka patur verifikim të burimeve njerëzore? Nuk kishte vullnet për të ndryshuar procesin korruptiv të emërimeve në arsim, kemi dëgjuar për normat 2000-5000 euro për punësim të mësuesve, por asnjë drejtor nuk është dënuar”, u shpreh Nikolla.

Beqaj: Pas drejtësisë, shëndetësia më e korruptuara

Bashkë me drejtësinë, shëndetësia është një nga sektorët më të korruptuar në Shqipëri. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në konferencën kundër korrupsionit. Ai theksoi se peshqeshi, bakshishi dhe ryshfeti ishin disa nga format korruptive më të përdorura në sistemin shëndetësor shqiptar.

”Para 13-muajsh ne jemi angazhuar për të luftuar korrupsionin, për të arritur uljen e çmimit të barnave, si dhe për të zgjeruar përdorimin e shërbimeve elektronike dhe transparencës. Ne perceptonim se të paktën 20 mln $ rrinin te distributorët dhe nuk shkonin të përdoruesit. Për këtë çështje kam ftuar edhe ambasadorë. Kemi ulje të barnave me 25 % por edhe më tepër deri në 63%. Ajo çfarë miratuam me ligjin e ri, tregon se kishim të drejtë. Me të njëjtin buxhet do të furnizojmë më tepër spitalet me barna. Masa ndëshkuese për mjeket nëse japin më tepër se 40 % në receta barna më të shtrenjta”, tha ministri.

Kodheli: Korrupsioni kishte denigruar figurën e FA-ve

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, deklaroi se një nga detyrat kryesore të punës së saj, sapo mori detyrën ishte lufta kundër korrupsionit, si një fenomen që kishte denigruar imazhin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

“Nisëm përpjekje të pandalshme me qëllim rritjen e efikasitetit te tyre. Premtuam transparencë të plotë në veprimtarinë e FA-ve. Përmes kontrollit të menaxhimit të buxhetit do të ofronim transparencë”, tha Kodheli.

Disa nga arritjet në zbatim të objektivave kryesore të ministrisë në qasjen e saj ndaj korrupsionit, ishin krijimi i njësisë Antikorrupsion, tjetërsimi i mënyrës së rekrutimeve, rritja e transparencës përmes kontrollit të fondeve publike.

“Koha e të paprekshmëve ka ikur përgjithmonë. Kemi kryer menaxhim e aseteve të mbrojtjes, ankande të hapura për publikun për herë të parë, kontroll të procedurave për gradimet. Duhet të tregojmë gatishmëri kundrejt taksapaguesve, ky është detyrim i qeverisë. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm mbeten tërësisht të angazhuar dhe mirëpresin aktivitetet të tilla në të ardhmen”, tha Kodheli.

vijon...

KOMENTE