English

6 rregulla praktike për kujdesin e duarve në dimër

Bimë Mjekësore - Thuhet se MOSHA e nje femre dallohet nga duart. Mos e lejoni kete gje. Kujdesuni per duart njesoj si per fytyren dhe qafen. Ja ku keni disa keshilla te vlefshme:

1 - Mos dilni kurre nga shtepia pa dorashka. Lekura e duarve eshte shume delikate, ajo thahet shpejt dhe eshte e para qe vuan nga era, te ftohtet dhe I nxehti brenda ne shtepi. Gjeja me e thjeshte eshte te mbani doreza kur dilni nga shtepia per t'i mbrojtur nga agresiviteti I motit. Bejeni zakon t’I vishni ato sa here dilni nga shtepia, sikur edhe per 10 min t’ju duhet te dilni. Ne rast se dilni pa doreza, te pakten aplikoni ne duar krem me mbrojtje diellore (rrezet e dimrit jane po aq te demshme, edhe ne ditet me re).

2 - Jepini pakez lageshti shtepise, vendosni nje ene me uje afer ngroheses (akoma me mire nese I hidhni disa pika vaj esencial, kjo ndihmon edhe ne c’bllokimin e rrugeve te frymemarrjes, apo hundeve, mushkerive ne raste problemesh), gjithashtu do te ndihmoje qe ajri I dhomes te mos jete shume I thate. (mos i lani duart me uje te nxehte, as fytyren).

3 - Mbani doreza plastike ne punet e shtepise. Sidomos tani ne dimer kjo duhet te jete e domosdoshme, uji I nxehte dhe kimikatet e detergjenteve ndikojne direkt ne lekuren delikate te duarve tona.

4 - Perdorni krem hidratues per duart.

Nje maske shtepie ma gjalpe dhe mjalte eshte fantastike per mbrotjen e tyre. Mos perdorni kremra Komerciale e sidomos ato qe permbajne Petroleum.

5 - Disa pika limon per te lyer duart here pas here eshte nje gje shume e mire, ose mund te beni nje maske me 1 luge gjelle vaj ulliri, disa pika leng limoni, 1 te verdhe veze dhe aplikojeni ne duar tuaja. Nje maske tjeter shume e mire mund te behet me patate te zier dhe qumesht (tip pureje).

6 - Nje here ne jave, beni nje larje te duarve me Bime. Zieni Kamomil ose Lule Kalendule (nese keni vajra te ketyre bimeve, hidhni disa pika vaj ne uje te ngrohte), dhe mbajini duart aty per 10-15 min. Per masazh perdorni Vaj Bajamesh ne te cilin keni hedhur disa pika Vaj Esencial te Rozmarines, Livandos ose Eukaliptit…

KOMENTE