English

Mbyllet Bursa e Tiranës, edhe pse 12 vjet s'ka funksionuar

Pak muaj më parë u fol se bursa e Tiranës hapur 12 vjet më parë por që kurrë nuk ka funksionuar, do të fillonte nga puna, por as kjo nuk ishte e vërtetë.

Sot BURSA e TIRANËS mbyllet.

Ministria e Financave në buxhetin e saj nuk planifikon fonde për këtë institucion. Ky institucion i kishte lënë tre muaj afat për të gjetur vetë të ardhurat për mbarëvajtjen e aktivitetit, gjë e cila nuk u arrit dot nga kjo strukturë. Në këtë mënyrë Ministria firmosi shkresën për mbylljen e saj.

Bursa e Tiranës u themelua në vitin 2002 në formën e shoqërisë aksionare dhe ka funksionuar në përputhje me dispozitat e ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe të ligjit “Për titujt”.

Bursa e Tiranës sh.a. si objektiv kryesor ka patur krijimin e një tregu kapitalesh apo titujsh, duke krijuar një sistem tregtimi me anë të cilit “ofertat për shitje, blerje apo këmbim të titujve kryhen apo pranohen rregullisht”.

Tashmë e vetmja mënyrë për kompanitë shqiptare për të siguruar financime përmes tregut të kapitaleve, mbetet plani për një bursë rajonale.

KOMENTE