Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Samiti Kinë-Ballkan. Edi Rama në Beograd. Si do të reagojë Vuçiç?
English

Samiti Kinë-Ballkan. Edi Rama në Beograd. Si do të reagojë Vuçiç?

Data 16 dhjetor 2014 përsëri do të presë kryeministrin Rama në Beograd, ku do të marrë pjesë në samitin Kinë-Ballkan, ku në të do të marrin pjesë përfaqësues të 16 vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore.

Masat e sigurisë do të jenë nga më të rreptat që Beogradi ka ndërmarrë ndonjëherë.

Rreth 10 mijë policë, përfshirë dhe snajper në çatitë e ndërtesave. Ndërkohë për herë të parë, Serbia do të ketë edhe njësinë e saj speciale Antidron, duke marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Portali “Kurir” shkruan se se të hënën, një ditë para nisjes së samitit të Beogradit, njësia do të kryejë “provën gjenerale”. Gjatë samitit dyditor, një helikopter i policisë serbe do të qëndrojë në gatishmëri për të monitoruar hapësirën ajrore, ndërkohë që në tokë, njësia anti-terror do të sigurojë mbarëvajtjen e aktivitetit.

Nëse pikaset ndonjë dron, oficerët janë udhëzuar gjithsesi të mos e qëllojnë, por helikopteri në gjendje gatishmërie do të njoftohet menjëherë dhe do ta neutralizojë.
Në total, rreth 7000 forca policie do të sigurojnë samitin e Beogradit, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama, të ndihmuar edhe nga agjentët e shërbimit kinez të sigurisë. Madje në hotelet ku do të qendrojnë të ftuarit flitet se mund të ketë më tepër personel sigurie se sa staf.

Ajo që pritet me interes në këtë vizitë të kreut të qeverisë shqiptare, është takimi me kryeministrin Aleksandër Vuçiç. Pas situatës së tensionuar mes tyre, në takimin e nëntorit, pritet të jetë interesant qëndrimi që do të mbajë kryeministri serb, ndaj homologut Rama. Ky i fundit do të shoqërohet në Serbi nga nga dy ministra, ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ai i Transportit, Edmond Haxhinasto.

Samiti, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri kinez, Li Keqiang, do të përbëjë një mundësi të mirë për të diskutuar për projektet që ka gjiganti aziatik për rajonin. Kina ka planifikuar të shpenzojë në vitet e ardhshme rreth 10 miliardë dollarë në formë investimesh në Europën qendrore dhe juglindore, kryesisht në infrastrukturë, për të lehtësuar mbërritjen e mallrave kineze në Europë.
Shqipëria pritet të përfitojë pak ose fare pak nga këto projekte, pasi pritet që investimet të përqendrohen në korridorin 10 që kalon përmes Serbisë e Maqedonisë, dhe korridori 4, i cili kalon përmes Bullgarisë dhe Rumanisë.
Konferenca do të monitorohet nga afër nga Bashkimi Europian, i cili është i shqetësuar për faktin se financimet kineze dhe politikat tregtare të vendit aziatik mund të sfidojnë rregullat e BE-së brenda territorit të vet. Pjesa më e madhe e vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore janë pjesë e BE-së, por shpresojnë shumë të përfitojnë nga fondet kineze.

KOMENTE