Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri - Mal i Zi. Firmoset marrëveshja për njohjen e patentave
English

Shqipëri - Mal i Zi. Firmoset marrëveshja për njohjen e patentave

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto dhe Zv.Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe për Çështjet Evropiane të Malit të Zi z. Igor Lukšić nënshkruan ditën e sotme marrëveshjen e njohjes së ndërsjelltë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve.

Nga pala shqiptare, proçesi i negocimit është ndjekur nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Negociatat mes dy vendeve janë zhvilluar nga autoritetet kompetente përkatëse.

Njohja për herë të parë, të lejeve të drejtimit kombëtare me Malin e Zi sjell lehtësira, jo vetëm për lëvizjet e qytetarëve për qëllim qarkullimi në territoret respektive, për periudhën e vlefshmërisë së tyre, por kjo proçedurë u krijon shtetasve shqiptarë mundësinë të punësohen si drejtues mjeti në Malin e Zi, me të drejta të barabarta me shtetasit malazez, në përputhje me lejen e drejtimit që disponojnë.

Kjo marrëveshje vjen mbas nënshkrimit me sukses të marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Kroacinë.

KOMENTE