Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zagreb,mblidhen Agjencitë e Mjedisit të Ballkanit Perëndimor
English

Zagreb,mblidhen Agjencitë e Mjedisit të Ballkanit Perëndimor

ë kuadër të anëtarësimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit të Shqiperisë në `EPA Network` (Rrjeti i Agjencive Europiane të Mjedisit) dhe nismës së ndërmarë nga vendet e Ballkanit Perendimor, anetare të këtij rrjeti për forcimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të eksperiencës mes tyre dhe njekohësisht me ato të vendeve anëtare, u organizua në Zagreb takimi i `Grupit të Interesit` të ngritur për këtë qellim.

Në këtë `Grup Interesi` bëjnë pjese vendet e Ballkanit Perendimor : Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Bosnje & Hercegovine. Serbi të udhëhequr e mbështetur në këtë inisiative nga Kroacia dhe Austria si dhe Agjencia Europiane e Mjedisit. Në këtë grup bëjnë pjesë gjithashtu edhe vende si Sllovakia, Hungaria e Italia të cilat do të mbështesin teknikisht dhe me përvojen e tyre punën e ketij grupi me qellim formulimin e qartë të paketave të punës dhe prioriteteve të vendeve të Ballkanit Perendimor dhe orientimit sa më të mirë të nderhyrjeve në të ardhmen.

Në fokus të kësaj iniciative është bashkëpunimi me qellim hartimin e një plani strategjik të përbashkët që do të synojë ngritjen dhe frocimin e bashkëpunimit të Agjencive të Mjedisit të vendeve të Ballkanit Perendimor si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre e shkëmbimin e eksperiencave me vendet më të zhvilluara, anëtare të EEA-së ( Agjencisë Europiane të Mjedisit) dhe BE-së. Ky proces do ti paraprijë zhvillimit dhe ngritjes së mëtejshme të kapaciteteve të këtyre agjencive në pëputhje me standartet e kërkuara në nivel Europian dhe përgatija e tyre si vende potenciale anëtare të EEA-së, proces që do shkoje paralelisht me anëtaresimin e tyre në BE.

Grupi i punës do të fillojë të konkretizojë punën e tij me pergatitjen e profileve të secilit vend dhe agjenci në nivel: detyrash, funksionesh, përgjegjesish, performancash, kapacitetesh, raportimesh, problematikash, me të cilat ato hasen dhe më tej me identifikimin e nevojave dhe prioritarizimin e tyre. Të gjitha këto faza do të kalojnë nëpër një proces diskutimesh e konsultimesh të këtij Grupi Interesi me nje axhende takimesh të mirë percaktuar dhe të mbështetur nga Agjencia Europiane e Mjedisit.

Kjo iniciative do ti shërbejë forcimit e konsolidimit të mëtejshëm dhe rritjes së performancës së agjencive të mjedisit të Ballkanit Perendimor, përfshirë edhe atë të Shqipërisë në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga legjislacioni kombëtar në fuqi dhe njekohësisht zbatimit me korrektësi e përmbushjes me sukses të standarteve dhe kërkesave të përcaktuara nga dokumentat strategjike në nivel Europian, Rajonal e me gjërë si kusht i rëndësishëm i integrimit europian në përgjithësi e atij në EEA në vecanti.

KOMENTE