Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çfarë janë variçet dhe si kurohen me mënyra popullore
English

Çfarë janë variçet dhe si kurohen me mënyra popullore

Variçe quhet zgjerimi i venave në trup por në përgjithësi përdoret për zgjerimin e venave në këmbë tek zona e pulpës ose pas gjurit. Ato zgjerohen, fryhen dhe përdridhen nga grumbullimi i gjakut në to. Gjaku në këmbë ngjitet sipër me anë të muskujve të këmbës dhe me anë të kapakëve që gjenden në vena duke penguar edhe kthimin mbrapsh të sasisë së gjakut të hedhur sipër. Nëse këta kapakë dëmtohen atëherë gjaku nuk do të mund të lëshohet sipër dhe për më tepër do të grumbullohet nëpër vena pasi kapaku është ai që mbyllej pas çdo shkëputje të gjakut sipër duke mos e lënë të bjerë poshtë me forcën e rëndesës.
Shenjat janë të tilla si fryrje të këmbës, dhimbje, lodhje, ngërçe e këmbës dhe një ndjenjë sikur të bëhet mishi miza miza. Gjatë menstruacioneve tek femrat dhimbja dhe fryrja e këmbëve mund të rritet. Variçet shihen më shpesh tek të moshuarit dhe zakonisht tek ata që janë mbipeshë, që rrinë shumë në këmbë dhe tek shtatëzanet. Gjithashtu jo vetëm në këmbë por edhe në vulva (pjesa që shihet nga jashtë e organit femëror), apo në anus e rektum(pjesa e fundit e zorrëve të trasha) megjithëse më rrallë se në këmbë. Këtyre të fundit pra në fundin e zorrës së trashë u thuhen edhe me emrin hemoroide për të cilat do të flasim një herë tjetër.Trashëgimia dhe shtatëzania ndikojnë tek variçet. Por zakonisht variçet e dala për herë të parë në shtatëzani pas saj mund të zhduken.

Variçet në vena janë një sëmundje që ndodh në sistemin sipërfaqësor venoz. Ja tre metoda që vijnë nga mjekësia popullore ruse, shumë efektive në trajtimin e variçeve.
1. Uthulla e mushtit të mollës

Uthulla e mollës është një mënyrë trajtimi shumë efikase, sepse është një pastrues natyral. Duke e aplikuar në venat e prekura, ndihmon në rrjedhjen e gjakut dhe qakullimin e tij, për pasojë zvogëlon ëjntjen.

Si ta përdorni? Lagni një copë pambuku me uthull molle. Aplikojeni në zonën e variçeve dy herë në ditë: në mëngjes dhe në mbrëmje. Rezultatet do të jenë të dukshme mbas një muaji.

2. Vaji i hudhrës

Hudhra është e njohur për vetitë anti-inflamatore si dhe për zvogëlimin e simptomave të variçeve. Ajo redukton toksinat e dëmshme në enët e gjakut dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit.

Si ta përdorni? Çdo mbrëmje para se të flini, hidhni disa pika vaji hudhre në gishta dhe masazhoni me lëvizje rrethore zonat e variçeve. Vendosni sipër një qese plastike dhe lidhini këmbët me një rrobë të ngrohtë ose me fasho. Në mëngjes, lani këmbët dhe vishni pantallona ose tuta të ngrohta. Bëjeni çdo natë këtë kurë. Duhet të prisni pak muaj që të shihni rezultatet.

Si të përgatisni vajin e hudhrës?

Përbërësit:

3 portokalle

6 thelpinj hudhre

2 lugë gjelle vaj ulliri

Grini imët thelpinjtë e hudhrës dhe vendosini në një kavanoz me kapak. Më pas shtoni vajin e ullirit dhe lëngun e tre portokalleve. Lëreni të qëndrojë 12 orë para përdorimit. Tundeni mirë para përdorimit.

3. Çaji i hithrës

Përzieni 200 ml ujë dhe një lugë gjelle hithrash të freskëta dhe lëreni përzierjen në zjarr të ulët derisa uji të vlojë. Lëreni të ftohet, kullojeni dhe pijeni tre herë në ditë para buke. Duhet ta ndiqni të paktën gjashtë muaj këtë kurë.

KOMENTE