Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshje me agjencinë britanike për arsimin e Lartë në Shqipëri
English

Marrëveshje me agjencinë britanike për arsimin e Lartë në Shqipëri

Reforma në Arsimin e Lartë hyri dje në fazën e dytë të saj, me çeljen e procesit të akreditimit dhe renditjes së Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Ky proces, që bëhet për herë të parë në Shqipëri, do të kryhet nga Agjencia Britanike e Akreditimit dhe synon të masë kriteret e cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend.

Në një ceremonie të posaçme në Sallën e Hartave në Kryeministri, ku ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Canoon dhe ekspertë në fushën e arsimit, u nënshkrua marrëveshja me Agjencinë Britanike të Akreditimit, e cila për Qeverinë shqiptare u nënshkrua nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Këtë marrëveshjeje me agjencinë prestigjioze britanike, Ministrja Nikolla e quajti një lajm të mirë, për verifikimin e kritereve të cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend.

Ambasadori Canoon e vlerësoi reformën në sistemin universitar si një nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet Qeveria shqiptare. Shqipëria, - u shpreh ambasadori Canoon, - ka disa universitete shumë të mira, me profesorë me një standard të lartë ndërkombëtar, por gjithashtu, deri vonë kanë ekzistuar disa institucione arsimore që kanë funksionuar si “dyqane” diplomash. Për këtë arsye është e qartë që qeverisja e sektorit të arsimit të lartë është bërë e papërshtatshme dhe reforma në të është e nevojshme dhe urgjente.

KOMENTE