Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisma e re kundër korrupsionit
English

Nisma e re kundër korrupsionit

Ministri për Çështjet Vendore, njëherësh Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi në bashkëpunim me prezencën e OSBE-së në Shqipëri, prezantuan sot një nismë të re në mbështetje të masave kundër korrupsionit në Shqipëri. Kjo nismë me një vlerë €638,000 financohet nga Ministria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në bashkëpunim me Shkollën Italiane të Administratës Publike dhe do të zbatohet nga OSBE në Shqipëri.

Projekti përbën një pjesë thelbësore në ndërhyrjet shumë dimensionale të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit. Projekti do të mbështesë zbatimin e Strategjisë Kombëtare kundër Korrupsionit dhe Planin e Veprimit dhe do të ketë tre shtylla kryesore. Së pari, të përmirësojë kapacitetet e administratës publike; së dyti, të rrisë pjesëmarrjen e sektorit privat; dhe së treti të kontribuojë në ndryshimin e perceptimit ndaj korrupsionit, kryesisht në radhët e shoqërisë civile me një fokus të veçantë tek të rinjtë.

“Është e domosdoshme që të rifitojmë dhe të ndërtojmë besimin e qytetarëve shqiptarë përmes përpjekjeve tona të përbashkëta dhe vendimtare,” u shpreh Ministri Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij. “Ne jemi angazhuar dhe kemi punuar në çdo sektor që veprimet konkrete të jenë të orientuara drejt rezultateve.”

Christoph Denk, kreu i zyrës së BERZH-it në Tiranë tha: “Ky program do të ndihmojë Shqipërinë të marrë një hap tjetër drejt një sektori privat më transparent dhe më përgjegjës. Shoqëria civile mund të luajë një rol thelbësor për të forcuar qeverisjen e mirë që është thelbësore për një mjedis të mirë biznesi. Po punojmë me qeverinë shqiptare që të përmirësojmë klimën e investimeve, kështu që kjo është një shenjë e rëndësishme për investitorët, që vendi është i përkushtuar fort ndaj kësaj kauze.”

Ambasador Italian në Shqipëri, Massimo Gaiani u shpreh: “Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit kërkon transparencë dhe përgjegjshmëri në të gjitha nivelet. Impakti i korrupsionit është më i madh se sa devijimi i burimeve – sado e rëndësishme që është. Korrupsioni është gjithashtu shkatërrimtar i shoqërive dhe kontribuon në mungesën e besimit tek qeveria.

Zbatimi i projektit do të nisë në janar 2015 dhe do të fokusohet në veprimet e identifikuara për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në institucionet shqiptare. Ky projekt gjithashtu do të rrisë kapacitetet e administratës publike për të parandaluar korrupsionin dhe për të punuar drejt krijimit të një partneriteti publik-privat solid. Përfituesit e projektit janë: Ministria e Arsimit; Ministria e Mjedisit; Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes; Shkolla Shqiptare e Administratës Publike; komuniteti i biznesit; shoqëria civile dhe qytetarët shqiptarë.

KOMENTE