Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Babai i njërit prej djemve të vrarë në Selitë: Djalit tim i bënë kurth
English

Babai i njërit prej djemve të vrarë në Selitë: "Djalit tim i bënë kurth"

“Djali im nuk kishte nevojë të grabiste dhe nuk ka pasur asnjëherë nevojë. Atij i ngritën kurth, por ne ende nuk e dimë me saktësi të vërtetën e ngjarjes”, është shprehur për "Shekullin", me zërin që i dridhet, Gëzim Shaba, babai i djalit të vrarë para një jave në Selitë.

Ai tregon se vrasja e djalit të vetëm i ka shkaktuar një dhimbje të madhe. “Jam i mpirë, ende nuk po marr dot veten” shprehet Gëzimi, babai i 26-vjeçarit Ervin Shaba i cili u vra një javë më parë së bashku me shokun e tij Adnand Luli, 22 vjeç, në banesën e Flamur Ymerit në Selitë, Tiranë. Ymeri deklaroi në polici se dy djemtë kishin hyrë në banesën e tij të maskuar dhe me armë, për ta grabitur. Sipas tij, në kushtet e vetëmbrojtjes i ka qëlluar me armën e njërit prej autorëve të cilit ia mori nga dora.

“Djali im nuk mbante kurrë armë, ai nuk dinte as ta përdorte” tregon Shaba duke shtuar se nga policia kërkon që të zbardhet e vërteta e vrasjes së djalit të tij. Porta e banesës private, e familjes Shaba në Selitë, qëndron e hapur prej një jave për të pritur njerëz të shumtë të cilët ngushëllojnë familjarët për humbjen e djalit të vetëm. Familja Shaba ende nuk ka marrë nga policia një motiv të saktë për vrasjen e të birit. E vetmja gjë që ka të siguritë familja Shaba, është se humbja e djalit të vetëm “u mbylli derën”, duke i lënë në dhimbje të madhe.

Z. Gëzim si e mësuar ngjarjen?

Atë ditë dola si përherë në mëngjes për të shkuar në punë. Ngjarjen e dëgjova në fillim në televizor. Më pas më njoftuan se njëri prej viktimave ishte djali im..

Kur doli djali juaj nga shtëpia?

Pas mesnate ishte në shtëpi. Rreth orës 01:30 dikush e mori në telefon dhe ai doli menjëherë. Madje i tha gruas time (nënës së tij) që të mos e mbyllte portën, pasi nuk do të vonohej dhe do të kthehej shpejt. Ai doli siç ishte veshur në shtëpi, me tuta dhe atlete. Nuk na shkoi mendja tek asgjë e keqe, ne nuk e dinim ku do të shkonte.

Nga hetimet e kryera rezulton se djali juaj dhe shoku i tij kishin shkuar me maska dhe armë për të kryer grabitje në banesën ku ndodhi ngjarja. Sa i besoni këtij versioni?

Djali im nuk ka shkuar për grabitje. Ai nuk ka grabitur asnjëherë, këtë e ka deklaruar edhe policia. Nuk ka pasur nevojë të grabisë, pasi unë kam 20 vjet që punoj vetë kambist dhe atij nuk i ka munguar asgjë. As djali im edhe as shoku i tij, i cili ishte djali i një ish-deputeti.

Keni kontaktuar me familjen e Adnandit?

Po, kemi shkuar. Ashtu si ne edhe ata po vuajnë humbjen e djalit.

E njihnit më parë autorin e ngjarjes?

Nuk kemi pasur njohje fare, as unë as djali.

Sipas jush, pse është vrarë djali juaj?

Atij i kanë bërë kurth. Ai doli me nxitim nga shtëpia pas një telefonate. Në telefonin e djalit është zbuluar që ka pasur vetëm një thirrje telefonike nga një numër privat natën që ka dalë nga banesa ndërsa në mëngjes ai u vra. Një thirrje telefonike me numër privat e bërë atë natë është gjetur edhe në celularin e Adandit. Ku ka qëndruar djali im gjithë natën, pasi autori ka deklaruar se i ka vrarë dy djemtë në orën 08:00 të mëngjesit. Një person i vetëm nuk mund t’iu marrë armën nga dora dy djemve që sipas tij kanë shkuar për ta grabitur. Dyshoj se në vrasje kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë. Vrasja nuk është kryer vetëm nga një person i vetëm, madje dyshojmë se ata mund të jenë vrarë diku tjetër. Çështje kjo grabitje në orën tetë të mëngjesit?

A mbante djali juaj armë?

Nuk i kam parë kurrë armë nëpër duar, dhe jam i sigurt, se ai jo vetëm që nuk mbante armë por as nuk dinte ta përdorte. Djali im ka qenë i sjellshëm. Nuk ngatërrohej me askënd, mund të pyesni banorët e lagjes se të gjithë e dinë çfarë djali kisha.

Policia jua ka thënë motivin e vrasjes?

U thirrja dje (pardje) në polici ku qëndrova dy orë dhe kam dhënë dëshminë time. Policia thotë se po heton dhe ende nuk ka një motiv. Kërkoj që policia të zbardhë ngjarjen dhe të mësojmë arsyen e vrasjes së djalit tim. Unë nuk di çfarë të them më shumë, jam i mpirë, nuk po marr dot veten.

Sipas policisë mes vëllait tuaj dhe autorit ka pasur një konflikt për çështje borxhi. A mendoni se ka lidhje ngjarja me këtë konflikt?

Vëllai im nuk ka konflikt me asnjë person. Kjo çështje është në gjykatë dhe djali im nuk është përfshirë kurrë në ketë mes.

Gjykata vendosi të lërë në burg 30 ditë autorin e dyshuar. A keni ndonjë koment?

Zëre se është i liruar. Ai ka lekë dhe do të dalë. Ngjarja do të manipulohet.

Xhaxhai: Asnjë konflikt me autorin

Xhaxhai i viktimës, Demir Shaba pohoi borxhin që i kishte Flamur Ymerit por deklaroi se nuk kishte asnjë konflikt me të. “Nuk kemi asnjë konflikt dhe ngjarja nuk mund të ketë ndodhur për këtë arsye, Unë i kam dhënë shtëpinë dhe çështja është në gjykatë. Nëse e fiton gjyqin atëherë le ta marrë shtëpinë” u shpreh për gazetën Demir Shaba, xhaxhai i 26-vjeçarit Ervin Shaba, i cili u vra një javë më parë nga Flamur Ymeri në banesën e këtij të fundit. Shaba u shpreh se nga kjo çështje nuk kanë pasur asnjëherë konflikte apo kërcënime të ndërsjella. “Unë nuk mund të fusja nipin tim të vriste Ymerin, se nuk fitoja gjë. Nëse do ndodhte kjo atëherë gjyqin prapë do ta kisha të humbur. Jam i sigurt që ngjarja nuk ka ndodhur për këtë arsye. Nipi im nuk u gjend në banesën e autorit për këtë arsye” shtoi më tej Shaba. Nipi i Demirit, Ervin Shaba si dhe shoku i këtij të fundit, dhe Adnand Luli të martën e kaluar në banesën e Flamur Ymerit në Selitë, Tiranë.

KOMENTE