English

Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët e krishterë "Gëzuar Krishtlindjen!"

Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët e krishterë, por dhe të gjithë shqiptarët në rrjetin social: "Gëzuar Krishtlindjen!"

"Kjo është një festë ku kremtojmë gëzimin e jetës, forcën e dashurisë, solidaritetin me njëri-tjetrin, besimplotë se e ardhmja do jetë edhe më e mirë se sot. Gëzuar!"

Në këto ditë festive, Kryeministri ftoi qytetarët të ndajnë gëzimin e festave me kë dëshirojnë përmes një mesazhi apo imazhi që do të projektohet me shkronja drite në murin e Kryeministrisë. Në këtë mënyrë festat bëhen të gëzueshme edhe për ata që kanë sot nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë. Mesazhet dërgohen në numrin 0682555545. Të ardhurat e mbledhura nga sms-të e urimeve do të shkojnë për bamirësi. Ndryshe nga një vit më parë këtë vit do të projektohen jo vetëm sms-të por edhe fotot.

KOMENTE