Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sa do të jetë çmimi i energjisë për 2015? Sot vendoset çmimi i ri
English

Sa do të jetë çmimi i energjisë për 2015? Sot vendoset çmimi i ri

Sot do të publikohet përfundimisht se sa do të jetë çmimi i energjisë për vitin 2015.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) do të publikojë sot, në orën 15:00 çmimin e ri të energjisë elektrike që do të faturohet për të gjithë kategoritë e konsumatorëve në vend. Ky vendim do të publikohet pas mbledhjes që do të Bordit. Ajo që dihet e sigurt është fakti që qeveria nuk do të lejojë një çmim më të lartë se sa 10 lekë për kilovat edhe pse zëra të ndryshëm flasin që do të kalojë 10 lekë për kw.

Ndërsa nga burime të brendshme të gazetës është mësuar se debati brenda ERE-s ka qenë për një çmim nga 9.2 lekë për kilovat në 9.8 lekë për kilovat. Me vendimin e shumë diskutuar deri më tani si dhe debatet mbi çmimin, cilësinë e shërbimit apo edhe malin e borxheve të akumuluar, duket se do të marrin sot një drejtim. Kërkesa e bërë nga ana e tre operatorëve, KESH, OST dhe OSHEE, për rritje çmimi, të cilat në vlerë mesatare shkojnë rreth 12 lekë për këh, si dhe vendimit të qeverisë që nuk mbështet asnjë çmim që mund të jetë më i lartë se mesatarja aktuale, duket se konsumatorët do të njihen më në fund me vlerën që duhet të paguajnë për shërbimin e marrë.

Në një situatë kur pritet rritja e çmimit, apo nëse do të mund të përballemi me efektin “surprizë” mbi këtë çmim, sërish situata energjetike duhet të dalë nga ngërçi në të cilin ka ngecur. Borxhet e pambledhura të kompanisë OSHEE, ish-CEZ, ndaj konsumatorëve deri në fund të muajit nëntor arrinin vlerën e 71 miliardë lekëve në fund të vitit 2013. Në këtë shumë, pjesën më të madhe të borxhit e zënë familjarët me vlerë rreth 45 miliardë lekë. Kjo shumë llogaritet të jetë krijuar pas vitit 2007.

KOMENTE