Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident fatal te Kopshti Botanik. Vdes 11 vjeçari(VIDEO)
English

Aksident fatal te Kopshti Botanik. Vdes 11 vjeçari(VIDEO)

Djali i ish zëvendësministrit të Brendshëm, Avenir Peka ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi familja u përfshi në një aksident automobilistik.


Aksidenti mes dy makinave ishte fatal për familjen e ish-zëvendës ministrit të Brendshëm, Avenir Peka. Nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 20:35 këtë mbrëmje, mësohet nga “News 24” se ndërroi jetë në spital 11-vjeçari Rubin Peka, i cili nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Gjithashtu nga ky aksident u plagosë vëllai i viktimës I.Peka, 8 vjeç, djali i dajës A. Byykbashi, 11 vjeç dhe bashkëshortja e ish-zyrtarit, Enkelejda Peka.

11-vjeçari pavarësisht se u dërgua në spital për mjekim, nuk arriti të shpëtonte. Të plagosurit po marrin mjekim e duhur në Spitalin e Traumës, ndërkohë që dyshohet se janë lënduar dhe dy femrat të cilat udhëtonin me mjetin tjetër.

Ngjarja tragjike ndodhi pranë Kopshtit Botanik, në kryeqytet. Sipas uniformave blu mësohet se në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” me targë EN07XNR dhe mjet tip “Chrysler” me targë AA200AR.

Dy makina janë përplasur me njëri-tjetrin, për këtë arsye janë përmbysur në rrugë. Viktima ndodhej në automjetit tip “Chrysler”, ndërsa nga hetimet paraprake fajtor për aksidentin ishte mjeti tjetër. Shpejtësia tej normave të lejuara dhe pakujdesia drejtuesit e të mjetit tip “Benz” dyshohet se ishin shkaqet e përplasjes.

Ngjarja

Mjeti tip “Benz” me traga angleze, në të cilin po udhëtonin dy femra, goditi nga pas fuoristradën. Për këtë arsye, ky i fundit ka rënë në një gropë ku po punohej fillimisht, ndërsa më pas u rrëzua edhe mjetit tjetër. Pavarësisht se nga hetimet paraprake, “airbag-u” i makinës është hapur, kjo gjë nuk ka shpëtuar dot 11-vjeçarin nga tronditjet.
2197

KOMENTE