Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projektligji për “lustracionin”
English

Projektligji për “lustracionin”

Deklarate për shtyp e Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj:

Përshëndetje të gjithëve!

Dua t’ju njoftoj se sot, mbledhja e Këshillit të Ministrave aprovoi një projektligj, i cili do t’i shkojë Parlamentit në fillim të janarit, i cili është “projektligji i dosjeve” që quhet në gjuhën popullore, ose siç është emërtuar ”Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.”

Në fakt është folur shumë për këtë projektligj dhe më në fund, sot kemi draftin e parë konkret, që do t’i shkojë Parlamentit nga qeveria shqiptare, i cili ka disa objektiva. Më lejoni shkurtimisht që të përshkruaj objektivat e këtij projektligji, pra, projektligjit për hapjen e dosjeve, në shqyrtim së shpejti nga Parlamenti i Shqipërisë.

Së pari, përcakton procesin e mbledhjes, të administrimit dhe të përdorimit të dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Pra, të gjitha institucionet që do të duhet të bashkëpunojnë, të gjithë institucionet që duhet të dorëzojnë arkiva, të gjitha institucionet që duhet të inventarizojnë dhe të dixhitalizojnë arkivat, përcaktohen nga ky projektligj.

Ky projektligj gjithashtu propozon krijimin e Autoritetit për Informimin Publik të të Dhënave të Sigurimit të Shtetit, një autoritet publik që do të ketë 5 anëtarë, i cili do të varet nga Parlamenti i Shqipërisë dhe i cili do të ketë detyrë të administrojë së bashku me një sekretariat teknik, ku do të ketë shumë arkivistë dhe do të ketë shumë staf teknik, të gjithë procedurat e mbledhjes së të dhënave, sikundër edhe të informimit të publikut dhe të palëve të interesuara.

Gjithashtu, ky projektligj shpjegon dhe sqaron procedurat e aksesit të individëve tek ky informacion, individëve të prekur në radhë të parë, ish të përndjekur, ata që kanë pësuar nga problemet që kanë pasur me Sigurimin e Shtetit, apo janë dënuar; përcakton gjithashtu procedurat e aksesit të organizatave publike, jopublike, mediatike, ato me karakter historik ose akademik.

Projektligji gjithashtu përcakton shumë qartë fushën e veprimit për hapjen e dosjeve, e cila fillon në datën 29 nëntor 1944, datë kur u çlirua Shqipëria dhe përfundon në datën 31 mars 1991, kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste në vend.

Ju e dini fare mire se ka pasur një debat rreth çështjes së hapjes së dosjeve, ka pasur pas prononcimit të Kryeministrit në datën 21 nëntor të këtij viti, ka pasur edhe kontribute të tjera nga shoqëria civile apo nga “Lëvizja e Dhjetorit”.

Duam të sqarojmë se ky është një draft i përgatitur nga qeveria, i cili ka përkthyer të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

Së dyti, është bazuar në një model që konsiderohet sot modeli më i suksesshëm i transparencës, i cili është modeli gjerman.

Së treti, respekton të gjitha ligjet në fuqi, kur vjen puna tek e dhëna personale dhe të drejtat për privatësi dhe të dhënat personale të palëve të treta.

Së katërti, ka implementuar të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias që kanë të bëjnë më çështjen e lustracionit dhe që kanë të bëjnë me mënyrat se si procedohet me lustracionin dhe ku kjo shkel në mënyrë antikushtetuese, të drejtat e shtetasve për t’u zgjedhur apo të drejtën e tyre të punës.

Ndaj, edhe propozimi ynë vjen në këtë kohë, së pari për të mbajtur një premtim, që Kryeministri e përsëriti dhe para pak ditësh me të përndjekurit dhe veteranët, pra, për të mbajtur një premtim për gjeneratën e prindërve dhe gjyshërve tanë.

Së dyti, për të mbajtur ndoshta një përkushtim që ne kemi ndaj brezit të ri, për të mbyllur njëherë e përgjithmonë lojën “e ka kush e ka” dhe të gjithë shantazhin që bëhet me dosjet në këtë vend dhe për të hapur një kapitull të ri, ku kombi ynë të përballet me një të vërtetë të hidhur, por që me siguri do ta bëjë më të mirë në fund të këtij procesi.

Ne parashikojmë që në Parlament, procedurat të fillojnë në janar.

Projektligji gjithashtu ka implikime financiare. Do të ketë një sekretariat teknik, i cili do të financohet nga buxheti i shtetit, pasi të kalojë vendosja e këtij Autoriteti dhe jemi të përgatitur që vitin tjetër, jo vetëm që të vendosim fondet e nevojshme, por gjithashtu të kemi për herë të pare, fillimin e këtij procesi transparent, i cili na ka lënë të fundit nga të gjitha vendet e rajonit që tashmë e kanë kryer procesin e transparencës dhe hapjes së dosjeve.

Jam shumë i ndërgjegjshëm që ka edhe iniciativa të tjera. Mesazhi ynë për këto është që të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit në Parlament. Kjo është një çështje që duhet të na bashkojë dhe jo një çështje që duhet të na ndaje.

Gjithashtu, mesazhi ynë është që çdo iniciativë që ka element antikushtetues, për të cilat tashmë është shprehur Gjykata Kushtetuese dhe instancat e tjera, do të jetë një element i cili garanton që dosjet nuk hapen.

Ndaj dhe i bëjmë thirrje, kushdo tjetër që ka interes të hapen dosjet, të mbështesim një procedurë dhe një ligj, i cili merr parasysh të gjithë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha ligjet e vendit për ruajtjen e të dhënave personale dhe merr parasysh një proces, i cili ka synim transparencën dhe jo ndasitë, ka synim hapjen në dritë të dhimbjeve të së kaluarës, por jo krijimin e dhimbjeve të reja.

Ndaj do të doja shumë që të përdorja këtë mundësi, për të ftuar për bashkëpunim parlamentar të gjithë ata grupe që kanë synim real hapjen e dosjeve dhe t’ju ftoj dhe ju për debatet që do të kemi në ditët në vijim, edhe në Parlament, teksa ligji kalon të gjitha procedurat nga komisionet.



Përsa i përket figurave publike, si do të procedohet me hapjen e dosjeve? Do të mbajnë përgjegjësi personale?

Ministri Veliaj: Gjykata Kushtetuese është shprehur shumë qartë. Gjykata Kushtetuese ka thënë që nuk mund të penalizohet dhe nuk mund të kemi dënime kolektive, sepse pikërisht, në fakt, ky ligj bëhet për të krijuar transparencë, për të hedhur dritë mbi dënimet kolektive të një kohe të kaluar dhe nuk mund të kemi një ligj që dekomunistizimin e bazon gjithashtu mbi dënime kolektive.

Ndaj, Gjykata Kushtetuese ka dhënë tashmë një vendim, ku thotë që nuk mund të ketë dënime kolektive të kujtdo që mund të ketë punuar në atë periudhë. Të gjithë përgjegjësitë janë individuale. Kjo do të thotë që sipas udhëzimeve të Gjykatës Kushtetuese, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe sipas modelit gjerman, ku Ministria jonë dhe ekspertët gjermanë, që kanë drejtuar këto institucione dhe kanë qenë figura të larta të politikës gjermane, kanë rekomanduar që secili institucion duhet të mbajë përgjegjësitë e veta për lustracionin, ose për atë që quhet pastërti e figurave. Por ai që konsiderohet dënimi kolektiv, që tashmë është shpallur antikushtetues, nuk është pjesë e këtij ligji.

Nëse dikush kërkon me insistim, për efekt politik ose populist, që ne të kemi dënime kolektive dhe të kërkojmë këtë lloj lustracioni, kjo është mënyra më e garantuar që ky ligj të mos kalojë.

Pra, mjafton të fusësh element antikushtetues dhe ky nuk kalon as filtrin e kushtetutshmërisë. Prandaj, kush ka ndërmend të mos i hapë dosjet, mjafton të fusë element antikushtetues, si ato që qeveria Berisha futi në tentativën e kaluar dhe ky ligj nuk kalon.

E vetmja mënyrë që ne të kemi hapje dosjesh është që të respektojmë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe më në fund të mbajmë premtimin për gjeneratën e të përndjekurve politikë, por edhe për një gjeneratë të re, e cila është lodhur, ka lindur pas komunizmit dhe habitet se si çdo vit fillon një lojë “e ka kush e ka”, “çel e mbyll” e dosjeve, që është komplet e padrejtë, komplet fyese për inteligjencën e shqiptarëve.

Vendimi i qeverisë për të çuar këtë ligj më Parlament përputhet me premtimin tonë elektoral. Ne nuk kemi asnjë kompleks që jemi edhe të majtë, edhe socialistë, edhe të vendosur të bëjmë një shkëputje dhe një pastrim total nga e kaluara, nëpërmjet këtij akti transparence.

Faleminderit!

KOMENTE