English

Vajza në gjendje të fikti, ngacmohet seksualisht në Spitalin "Nënë Tereza"

Të shkosh në spital për tu shëruar apo për tu stresuar edhe më keq, pasi mund të ndodhin veprime nga më të ndryshmet si ato të ngacmimit seksual.

Ngjarja sipar rrjetit social "Facebook" duket se ka ndodhur në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë ku një video e publikuar në Facebook tregon një vajzë të re në gjendje të fikti e cila ngacmohet seksualisht nga disa persona.

Lidhur me këtë video policia e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet.

Deklarata e policisë së Tiranës:

“Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale. Hetimet kanë nisur për veprën penale “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”. Materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Por dyshimet se i gjithë skandali ka ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme, nëse vërtetohet diçka e tillë.

KOMENTE