Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin e Brendshëm të Italisë, Alfano. Diskutime të frytshme
English

Kryeministri Rama pret në takim Ministrin e Brendshëm të Italisë, Alfano. Diskutime të frytshme

Kryeministri Edi Rama priti dje në takim Ministrin e Brendshëm të Italisë, Angelino Alfano, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare njëditore në Tiranë.

Kryeministri Rama dhe Ministri Alfano veçuan si tepër të rëndësishëm dhe të domosdoshëm bashkëpunimin mes vendeve në luftën kundër terrorizmit.

Në këtë kuadër, Kryeministri Rama vlerësoi angazhimin për ngritjen e Task-Forcës së përbashkët, fillimisht ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, e cila synon krijimin e një database dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale në këtë fushë.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe vijimin e bashkëpunimit në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

KOMENTE