Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Robert Ndrenika, shprehet optimist dhe i qetë për gjendjen e tij në spital
English

Robert Ndrenika, shprehet optimist dhe "i qetë" për gjendjen e tij në spital

- Robert Ndrenika, aktori i madh i ekranit dhe teatrit shqiptar, prej më shumë se një jave ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në shërbimin e kardiokirurgjisë. Zemra e tij është sëmurë. Mjekët thonë se ndodhet përpara një “by-pass”-i, një operacioni kirurgjikal,që mund t’i rikthejë furnizimin e plotë të zemrës me gjak. Megjithatë mjeshtri Ndrenika nuk e jep veten.

Në një bisedë telefonike që “Shekulli” pati me të, aktori e minimizoi gjendjen e tij. “Si gjysmë i shtruar, si gjysmë keq... kështu, por mirë jam, mirë, mos u shqetësoni”, kështu na u përgjigj ai, me zërin e tij karakteristik dhe me atë modestinë e veçantë, që e mbartë gjithmonë. Kjo bisedë me të ishte përpara një jave, përpara se ai të shtrohej në spital. E njëjta tendencë ishte edhe të premten, kur i vajtëm për një vizitë të shkurtër dhe i uruam shërim të shpejtë. “Mirë jam, mirë. Ja do bëjmë një ndërhyrje nga java tjetër, nga e hëna e tutje. Por ndihem mirë!”, na tha ai me të njëjtin qëndrim për ta minimizuar situatën.

Ndrenika, një figurë e veçantë, jo vetëm e kinematografisë dhe e teatrit shqiptar, mbetet personalitet i lartë i arit dhe kulturës sonë. I vlerësuar me titullin “Artist i Merituar” apo dhe me “Mjeshtër i Madh”, lartësinë e tij ai e tregon edhe në këto momente të vështira të shëndetit, që megjithëse mund të zgjidhte një trajtim më të veçantë, vazhdon dhe zgjedh modestisht thjeshtësinë.
Ndrenikën e mbaj mend qysh fëmijë nga ekrani
Operacioni i Robert Ndrenikës është marrë përsipër nga Prof. Dr. Ali Refatllari, i cili është dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë. I kontaktuar nga “Shekulli” doktori tregoi diçka më shumë për gjendjen e aktorit të madh. “Roberti ka për të kryer operacionin sot (19 janar), është planifikuar për by-pass, që siç dihet është një operacion rutinë që bëhet te ne. Janë tre deri katër ‘by-pass’-e për t’u bërë. Gjendja është mesatare. Për situatën klinike që ka është një operacion i rëndësishëm për të”, tha doktori, ndërsa më pas tregoi se e kishte për nder t’i shërbente një figure, si Robert Ndrenika dhe ndaj shprehu gatishmërinë e plotë për të bërë maksimumin për të.

“Personalisht, përveç faktit që e kam për detyrë, e kam edhe për nder t’i shërbej Robertit, pasi që kur kam lindur, e mbaj mend në ekran. Ai është një figurë e kombit dhe ndaj në këndvështrimin tim është një nder, që po e operoj unë dhe as që diskutohet që do të bëj maksimumin, në mënyrë që t’ia dalim”, tha kardiokirurgu Ali Refatllari. Më pas ai tregoi se aktori aq i dashur për shqiptarët po e përballon këtë gjendje me sportivitet. “Vetë Roberti është optimist, e ka marrë me sportivitet dhe kjo më pëlqen shumë. Ka bërë maksimumin e tij. Më të mirën e mundshme dhe për këtë shpresojmë t’ia dalim”.

Doktor Refatllari tregoi se në këto momente Robert Ndrenika ka pasur mbështetjen e familjes, sikurse edhe të vajzës së tij që jeton në Gjermani, me të cilën, me aq sa tha doktori, ka pasur kontakte të vazhdueshme. Doktor Refatllari ka një eksperiencë të gjatë si kardiokirurg. Ai është krijuesi i shkollës kardio-kirurgjikale në vendin tonë dhe ndër personat që kanë aplikuar një sërë teknikash të reja në fushën e kardiokirurgjisë. Deri më tani ka kryer mbi 3000 operacione kardiake, ndërsa e ka kthyer operacionin e “by-pass”-it koronar në një operacion rutinë.

Angazhimi
Vepra premierë, me regji të Erion Kames, është pohuar se do të jetë një nga dimensionet e mëdha që ka Teatri Kombëtar për këtë sezon artistik. Sëmundja e aktorit të madh shqiptar Ndrenika ka bërë që të shtyhet vepra “Tartufi”, që pritej të inskenohej gjatë fundjavës së lënë pas në TK. Premiera e shfaqjes “Tartufi” është shtyrë për në maj, për shkak të gjendjes shëndetësore të aktorit, i cili do t'i nënshtrohet sot ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërsa i ka munguar skenës së teatrit shqiptar, në shumë skena të botës, kjo kryevepër ka marrë shumë vlerësime.

KOMENTE