English

Niko Peleshi: “Gishti i akuzës nuk të shkon ty zoti Berisha"

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate gjatë diskutimeve mbi aktin normativ për “Privatizimin e shoqërive tregtare”.

Zëvendëskryeministri pati një replikë me deputetin demokrat Sali Berisha, shkruan "Shekulli",i cili e akuzoi atë për investimet në qytetin e Korçës. Por Peleshi e ftoi Berishën të mos bëjë shpifje, por të jetë serioz për spekulimet mbi disa pallate të ndërtuara në qytetin e Korçës, për të cilat janë ankuar qytetarët.

“Gishti i akuzës nuk të shkon ty zoti Berisha. Dini të rregulloni fjalët për t’u mos akuzuar në prokurori. Hera e dytë që bëj replikë me ju dhe do t'ju përsëris diçka. Ju kam ftuar të shkoni në prokurori, të tregoni vendin e të bëheni njëherë serioz. Kjo platformë nuk është për të folur trillime, shpifje e për të mos mbajtur përgjegjësi”.

“Bashkia ndërtoi terminalin e autobusëve të qytetit. Ky program është pezulluar se ish-pronarët kanë hapur proces gjyqësor. Tregimet me pallate janë të dala boje, janë bërë shumë projekte në atë qytet. Më duhet të them se fantazmat e pallateve kanë rënë, sepse sot janë zbatuar ato projekte”, tha zëvendëskryeministri.

Pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PD-së, mbi kullën e ndërtuar në Korçë, Peleshi theksoi se ajo është një projekt në funksion të kujdesjes dhe zbukurimit të Shqipërisë, në raport me mungesën e investimeve në 8 vite qeverisje:

Peleshi-Berishës: “Ju jeni ekspert dhe dini t’i vlerësoni më mirë, ne do të vazhdojmë të kujdesemi e të zbukurojmë Shqipërinë. Ka pasur papërgjegjshmëri dhe mungesë investimesh në 8 vitet e fundit, nuk jeni kujdesur që fëmijët tanë të jetojnë më mirë se ne, por keni inkurajuar ndërtimet pa kriter, ato informake që nxituat t’i legalizonit”, tha Peleshi.

KOMENTE