Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Europa, qëllimi është rruga”
English

“Europa, qëllimi është rruga”

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë organizoi për të dytin vit, forumin akademik mbi domethënien dhe rëndësinë e integrimit europian për shoqërinë shqiptare, nën sloganin “Europa, qëllimi është rruga”. Të ftuar të veçantë ishin Kryeministri Edi Rama dhe eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Joe Weidenholzer.

Mikpritësi i forumit, rektori i Universitetit të Vlorës, Albert Qarri foli për Europën jo si një mit, por si vlera europiane tek të cilat ne besojmë.

Fate Velaj, ideatori i këtij forumi tha se rruga e Shqipërisë në familjen europiane është e qartë dhe e pakthyeshme.

Për eurodeputetin Joe Weidenholzer Shqipëria ka qenë një prej zhvillimeve më interesante në Europë. Një vend që tejkaloi diktaturën dhe kaloi disa faza të zhvillimit të demokracisë, Shqipëria, sipas tij, është pjesë e Europës dhe e mirëpritur në bashkësinë europiane. Ai shprehu bindjen se vendi është në rrugën e duhur të integrimit në BE.

Në fjalën e tij, eurodeputeti Knut Fleckenstein konstatoi rezultatet e arritura, duke i vlerësuar ato mbresёlёnёse dhe inkurajoi vijimin e reformave që konsolidojnë standardet europiane.

Fjala e Kryeministrit, Edi Rama, në aktivitet:

Së pari, më lejoni të falenderoj Fate Velajn për organizimin e këtij aktiviteti, sëbashku me rektorin e stafin e tij dhe ta nis nga titulli që Fate Velaj ka propozuar, “Europa, qëllimi është rruga”. Në fakt, Fatja është mishërimi i “qëllimi është rruga”, sepse është rrugëve gjithë kohës dhe gjithë jetën. Ndërkohë që me rrugëtimin e tij ka forcuar në mënyrë këmbëngulëse, pikërisht sensin e qëllimit.

Unë po shtoj edhe një gjerman tjetër, Gëten, i cili thotë se gjëja më e rëndësishme në botë nuk është se ku qëndrojmë, po se në cilin drejtim shkojmë. Dhe Gëte si baba shpirtëror i bashkëpunimit tejkufitar dhe i gjetjes së të përbashkëtave mes kulturave të ndryshme besoj se është një nga ato pika të forta referimi, në një kohë kur janë pikërisht pikat e referimit që janë mjegulluar në Europën e sotme.

Sidoqoftë, ajo që dua të theksoj me forcë, që në fillim, është që pavarësisht mjegullës që ka rënë në BE dhe pikave të mjegulluar të referimit që kanë bërë që shumë njerëz në Europë ta humbin drejtimin strategjik të projektit të Europës së Bashkuar, procesi i integrimit përbën një instrument unik dhe të pazëvendësueshëm për modernizimin e shoqërive që përpiqen t’i bashkohen, që janë bashkuar në këto 20 vjet të shkuara, por që përpiqen t’i bashkohen familjes europiane, përbën një instrument të pazëvendësueshëm për transformimin politik, për transformimin social dhe kulturor në kornizën e një shteti që funksionon. Është e pamundur të përfytyrosh dot një instrument tjetër që do të mund ta zëvendësonte procesin e integrimit dhe është e pamundur të përfytyrosh se çfarë do të ishte sot Shqipëria, në rast se në gjithë këto vite nuk do ta dispononte këtë instrument, i cili është një instrument që asnjë vend, aq më pak një vend i prapambetur, nuk mund ta shpikë dot për veten e tij dhe që vjen si një favor i madh i të qenit një vend i komunitetit europian dhe një vend që është pjesë, sidoqoftë, e projektit strategjik të BE. Këtu mjafton të bëjmë për një moment, vetëm një krahasim dhe të shikojmë jashtë kufijve të kontinentit tonë apo pranë kufijve të kontinentit tonë sesi vende me probleme, vende me prapambetje të theksuara në të gjitha kuptimet dhe shoqëri të mbërthyera nga ngërçe të mëdha nuk arrijnë dot të krijojnë perspektivë për veten e tyre. Dhe unë besoj për faktin se i mungon pikërisht ky instrument, që ne shqiptarët e kemi falë të qenit pjesë e këtij kontinenti dhe falë të qenit pjesë e projektit strategjik të Europës së Bashkuar.

Çfarë perspektive ka për të rejat dhe të rinjtë në vendet që sot janë të mbërthyera nga makthi i radikalizmit islam, të mbërthyera nga makthi i barbarive që i mendonim të tejkaluara dhe i imagjinonim si pjesë të historive të së shkuarës së largët? Është shumë e vështirë ta parafytyrosh një perspektivë për ta, ndërkohë që është shumë e lehtë të parafytyrohet perspektivë për të rejat dhe të rinjtë shqiptarë në Shqipëri, në Kosovë apo kudo ku janë, si pjesë e një shoqërie europiane dhe i një vendi që herët ose vonë do të jetë pjesë e BE.

Ajo që e bën këtë rrugëtim më të lehtë, edhe pse në vetvete rrugëtimi është i vështirë sa s’ka, është pikërisht se nuk kemi barrën të shpikim një perspektivë dhe as të ndërtojmë një mekanizëm nga hiçi, por kemi thjesht detyrën që të mësojmë çdo ditë nga përvojat e shkëlqyera të integrimit të vendeve të tjera ish komuniste dhe të shfrytëzojmë këtë rrugë të integrimit si momentin unikal historik për të modernizuar vendin tonë, për të modernizuar shtetin tonë, për të modernizuar shoqërinë tonë. Në këtë kuptim, ne shqiptarët jemi të bekuar, sepse të ardhmen, falë përfshirjes në proces, nuk mund ta shohim përveçse me optimizëm. Një optimizëm që është në thelb i ndryshëm nga optimizmi i një të shkuare kur na flitej për një horizont të kuq, ku të gjithë do ishin të lumtur dhe të barabartë, edhe pse horizonti blu i BE-së rezulton së fundmi mjaft më i mjegulluar se ç’ishte 10 apo 15 vjet më parë. Dhe fakti është që sot, ne e shohim këtë horizont nga pozicioni i vendit që ka statusin e kandidatit në BE, që do të thotë afirmim i vullnetit dhe i gatishmërisë së BE-së për të mirëpritur si pjesë të vetën edhe Shqipërinë.

Megjithatë, jemi të vetëdijshëm që konteksti i sotëm i Shqipërisë dhe i Ballkanit është sa një kontekst pozitiv si asnjëherë më parë, për shkak të paqes që është realizuar më në fund, pas qindra vjet luftërash e konfliktesh në Ballkan dhe po ashtu po aq edhe në konflikt me kontekstin e sotëm në BE, që nuk mund të quhet më i favorshmi i mundur, përkundrazi, në konsideratën time është më i pafavorshmi i mundur i 25 viteve të fundit, qysh nga rënia e Murit të Berlinit. Sepse sot, kundërshtaret më të mëdhenj tё Europёs janë brenda nё Europё. Dhe, jo vetëm janë brenda në Europё, por tentojnë tё fuqizojnë praninë e tyre kundërshtuese ndaj projektit tё madh tё Bashkimit Europian, duke ushqyer frikёn dhe jo shpresёn dhe duke ju kundёrvёnё nё thelb projektit tё BE, qё ёshtё njё projekt thelbёsisht i ngritur mbi shpresёn dhe mbi paqen dhe bashkёjetesёn nё paqe tё tё gjitha vendeve nё njё familje tё vetme.

Politika e ditёs e ka dobёsuar nё mёnyrё tё vazhdueshme Bashkimin Europian. E ka dobësuar nё mёnyrё tё vazhdueshme, duke pёrfituar nga dobёsitё qё nё kёndvёshtrimin tim nuk janё dobёsi tё projektit tё madh tё etёrve themelues tё BE, por janё dobёsi qё burojnё nga mospёrmbushja e projektit. E pёr kёtё arsye, kriticizmi ndaj Bashkimit tё sotёm Europian, kur ёshtё fjala pёr europianёt e bindur, vjen si njё lajmotiv shumё i qartё: pёr problemet e sotme tё Europёs duhet mё shumё Europё dhe jo mё pak Europё.

Pёrgjigjia ndaj problemeve tё sotme tё Eruopёs nuk mund tё jetё nё asnjё mёnyrё kthimi mbrapsht, largimi nga familja e pёrbashkёt, mbyllja e kufijve dhe rikthimi nё kufijtё e vjetёr tё tё menduarit tё shoqёrisё mbi bazat e kombit, mbi bazat e njё tё shkuare, qё nё fakt ёshtё si njё thirrje pёr tё dalё nga historia. Tё mendosh sot dhe tё propagandosh sot se BE ёshtё problemi dhe prishja e BE dhe kthimi mbrapsht ёshtё zgjidhja e problemeve tё papunёsisё, tё varfërisë, e problemeve tё mёdha tё emigracionit, tё globalizmit e me radhё, do tё thotë faktikisht tё bёsh njё thirrje pёr tё dalё nga historia. Pёr tё dalё nga historia dhe për tё shkuar nё njё drejtim tё paditur, ku pasojat mund tё jenё katastrofike. Por, fatkeqësisht, kjo rezulton tё jetё njё qasje fitiprurёse pёr politikёn e ditёs dhe rezulton tё jetё njё problem i madh qё pengon ndёrtimin e njё politike strategjike tё Bashkimit Europian.

Gjithmonë e mё shumë, BE duket peng i taktikave politike elektorale tё vendeve tё veta anëtare dhe për fat tё keq, edhe nё disa vende tё mëdha e me peshё, peng i frikёs se duke folur pёr projektin e madh strategjik humbet vota dhe rritet kundërshtia ndaj Europёs. Ndёrkohё qё e vёrteta ёshtё se qoftё nё Gjermani, qoftё edhe nё Itali sё fundmi, ku projekti i BE ёshtё i konfirmuar me forcё dhe ku valёt populiste nuk kanё arritur dot tё krijojnё traumat qё kanё krijuar nё Angli, nё Francё apo nё Holandë, kjo ka ardhur si rezultat i qëndrimit shumë tё qartë e tё fortё tё udhëheqjes politike nё kёto vende, qё pёrgjigjia pёr problemet e sotme tё Europёs ёshtё mё shumё Europё dhe jo mё pak Europё.

Nga ana tjetёr, unё besoj qё sot, pёr Europёn, Ballkani dhe pёrderisa jemi nё Shqipёri dhe jemi shqiptarё, shqiptarёt e Shqipёrisё, tё Kosovёs e gjetkё janё po aq tё rёndёsishёm, sa ç’ёshtё e rёndёsishme Europa pёr ne. Nёse 10 apo 15 vjet pёrpara, kjo gjё nuk mund tё thuhej, sot kjo gjё ёshtё fare e qartё. Europa ka nevojё sot, pёr Ballkanin, njёsoj siç ka Ballkani pёr Europёn. Dhe mospёrfshirja me shpejtёsi e Ballkanit nё njё proces integrimi qё duhet tё jetё qartёsisht dhe pa ekuivok, inspirues pёr tё gjithё popujt e Ballkanit, jo vetёm qё dobёson perspektivёn e paqes nё Ballkan, por dobёson Europёn. Dobёson Europёn, pasi Europa nuk ёshtё mё e sigurt duke u mbyllur ndaj Ballkanit. Nёse sot flasim pёr problem tё terrorizmit, flasim pёr probleme tё emigracionit, flasim pёr probleme tё pasigurisё nё tёrёsi, nuk ёshtё mё pak e kёrcёnuar nga kёto problem, njё Europё qё mbyllet ndaj Ballkanit, por ёshtё mё shumё e kёrcёnuar. Ndёrkohё qё, zgjerimi i hartёs dhe pёrfshirja e Ballkanit intensivisht si pjesё e projektit europian e bёn Europёn mё tё fortё, e bёn Europёn mё tё sigurt nё tё gjitha kuptimet dhe drejtimet.

Njё Ballkan i trazuar nё kushtet e sotme, duke pasur parasysh edhe konfiguracionin etnik dhe fetar tё rajonit tonё, do tё ishte njё problem me pasoja tё pallogaritshme pёr Europёn. Dhe Ballkanin mund ta trazojё vetёm humbja e shpresёs tek perspektiva europiane, ndёrkohё qё mund ta konsolidojё dhe europianizojё vetёm qartёsia e kёsaj perspektivё.

Nё kёtё aspekt, unё besoj se procesi i nisur nё Berlin, me iniciativёn e Kancelares Merkel, ishte njё pikё kthese, sepse nuk bёhёt fjalё pёr tё kёrkuar nga BE atё qё BE nuk na e jep dot dhe çfarё BE nuk na e jep dot, ёshtё qё tё na thotё hajde bёhuni anёtar tё BE, pavarёsisht se nuk keni bёrё detyrat e shtёpisё. Kёtё BE nuk na e thotё dot dhe kёtё ne nuk e kёrkojmё dot nga BE dhe nuk kemi arsye ta kёrkojmё, sepse siç e thashё mё parё, procesi i integrimit nuk ёshtё njё proces qё ne e bёjmё sepse e kёrkon Parlamenti Europian apo e kёrkon Komisoni Europian apo vendet anёtare tё BE, por ёshtё nёj proces qё ne e bёjmё, sepse e kёrkon e ardhmja e fёmijёve tanё. E ardhmja e fёmijёve tanё kёrkon njё shtet modern dhe funksional shqiptar dhe kёtё shtet funksional dhe modern shqiptar, ne mund ta bёjmё vetёm pёrmes instrumentit tё integrimit europian. Por ajo qё ne kёrkojmё dhe ajo pёr tё cilёn Europa sot nuk ёshtё e gatshme ende tё pёrgjigjet ashtu siç duhet, nё funksion tё interesit tё pёrbashkёt tё Ballkanit dhe tё Europёs, ёshtё qё Europa tё mosharrojё pёr asnjё moment se pavarёsisht se ne nuk jemi anёtar tё BE, ne jemi europianё, pavarёsisht se nuk jemi pjesё e BE, ne jemi pjesё e Europёs. Dhe jemi pjesё e Europёs qё duhet parё si pjesё integrale, duke e mbёshtetur nё radhё tё parё, pёr tё realizuar projektet e rёndёsishme tё bashkёpunimit rajonal, qё do tё forcojnё paqen nё Ballkan dhe pёr t’i dhёnё popujve tё Ballkanit, njё pamje tё qartё se pavarёsisht se procesi i anёtarёsimit do tё zgjasё, ne jemi pjesё e projekteve tё pёrbashkёta.

E, nëse flasim konkretisht për infrastrukturën, nuk ka shans që Ballkani të integrohet me Europën në pikëpamje të infrastruktures, nëse Europa nuk i mbështet projektet e infrastrukturës rajonale. Nuk ka shans që kroatët, malazezët dhe shqiptarët ta ndërtojnë vetё, me të ardhurat e tyre, Korridorin e Kaltër që do të lidhi përfundimisht unazën e turizmit mesdhetar, duke përfshirë brenda plotësisht edhe Ballkanin. E këtu është Europa që duhet të japë mbështetjen e saj dhe që duhet ta shohë këtë mbështetje si interesin e vet strategjik. E po kështu, të gjitha projektet e tjera me natyre rajonale.

Sot, Ballkani mund të bëhet një kopje në miniaturë e vetё Europës së pas Luftës së Dytë Botërore dhe sot, ne mund të bëjmë së bashku me Serbinë, atë që Franca dhe Gjermania bënë pas Luftës së Dytë Botërore, duke hapur një perspektivë fantastike të asaj që më pas u bë BE. Por të mos harrojmë se ajo që ndodhi me Francën dhe Gjermaninë nuk ishte thjesht paqja, por ishte përcaktimi strategjik i një rrugëtimi të përbashkët drejt transformimit të mjedisit të pasjes në një mjedis të mirëqenies ekonomike dhe sociale.

Në këtë kuptim, nga njëra anë, integrimi europian për ne janë ligjet që miratohen për të reformuar dhe modernizuar vendin, janë padyshim dokumentet që prodhohen për të përmbushur të gjithë detyrimet që burojnë nga prioritetet e përcaktuara bashkërisht. Por, nga ana tjetër, integrimi europian është ajo që ndodh në realitetin e përditshëm dhe në këndvështrimin tim, që duhet të ndodhi një orë e më parё, me mbështetjen e BE për të ndërtuar kantierin e madh të integrimit përmes kantiereve të bashkëpunimit rajonal.

Jemi të gjithë të vetëdijshëm që nëse turizmi është një e ardhur e sigurt për një vend si i yni apo për disa nga vendet tona në rajon, nëse ne nuk kemi një infrastrukturë që sjell drejt nesh turistët e huaj nëpërmjet tokës, si pjesë e flukseve që lëvizin në unazën mesdhetare, shanset që ne të kemi një zhvillim të madh në këtë drejtim janë të vogla. Ndërkohë që, këto shanse rriten dhe perspektiva bëhet shumë më e gjatë, ashtu sikundër dhe optimizmi brenda vendeve konsolidohet në rast se këto rrugë dhe ky ndërveprim mbështetet fuqimisht nga BE.

Nga ana tjetër, unë besoj që i gjithë procesi i brendshëm që ne kemi nisur është një proces që jo vetëm na ndihmon që të jemi bindës karshi miqve dhe partnerëve europianë, të cilët ndjekin me kujdes detyrat e shtëpisë, por na ndihmon të ndërtojmë Europën këtu. Sepse qëllimi nuk është që një ditë të ikim në Europë, qëllimi është që një ditë Europa të jetë realitet i vendit ku ne jetojmë dhe të ndjehemi pjesë e saj, që nga oborri i shkollës së fëmijëve tanë, tek auditorët e universiteteve, tek shërbimi në spital, tek rendi ligjor në rrugë, në ekonomi dhe me radhë, në mënyrë që këtë proces integrimi ta kthejmë në një proces real transformimi të brendshëm.

Duke e mbyllur, dëshiroj të them se pikërisht për të gjithë këto, jam plotësisht në harmoni me ndjeshmëritë e sjella këtu nga dy miqtë tanë, që janë ndjeshmëri genuine të miqve të shumtë që sot Shqipëria ka në Bruksel dhe gjetkë në Europë, përjashto vetëm njërën dhe do ta them këtë gjë, sepse është bërë një këngë, e cila ka marrë formën e një lajtmotivi monoton që na pengon të kuptohemi, konsensusi.

Sigurisht që, për procesin e integrimit kemi nevojë të gjejmë dakordësi. Dakordësi mbi një sërë elementësh që nuk janë të majta apo të djathta, nuk janë të një partie apo të një tjetre, por janë të tё gjithë shoqërisë që partitë duhet të përfaqësojnë. Por nga ana tjetër nuk duhet ta përkthejmë këtë, në një thirrje të vazhdueshme që politika në Shqipëri të gjejë konsensus, të gjejë konsensus, sepse nuk ka një vend sot, - përjashto Gjermaninë, por ne nuk jemi Gjermania dhe s’do bëhemi ndonjëherë Gjermania dhe nuk e kemi këtë objektiv, - që të ketë konsensus. Nga kush të marrim shembull? Të marrim shembull nga Senati Amerikan apo nga Kongresi Amerikan? Çfarë konsensusi ka atje? Të marrim shembull nga greket, nga italianët? Çfarë konsensusi ka në Francë? Po në Angli ku është konsensusi? Sigurisht që ne kemi probleme të dialogut politik, në kuptimin e standardeve të dialogut politik apo të komunikimit, por nuk duhet të biem pre, në mënyrë kaq intensive dhe kaq monotone, që duhet të arrini konsensus, duhet të jemi me njëri-tjetrin si motra e vëllezër, sepse kjo nuk ndodh në një politikë reale të asnjë vendi. Nuk ndodh.

Konsensusin ne e krijojmë me qytetarët dhe qytetarët vendosin një palë apo një tjetër. Ndërkohë që ajo që na takon është që qeveria të bëjë punën e qeverisë, opozita të bëjë opozitën dhe kaq. E pavarësisht jetës politike në Shqipëri, unë besoj se palët bëjnë detyrat e tyre ashtu siç i gjykojnë dhe pastaj është populli që vendos se kush do të jetë në qeveri dhe kush do të jetë në opozitë. Në këtë aspekt, unë do të kërkoja që miqtë tanë europianë të mos kërkojnë nga ne gjëra që nuk i kanë në vendet e tyre. E thashё edhe më herët, maksimumi gjermanët mund ta bëjnë këtë, sepse ata me koalicion të madh vazhdojnë dhe e kanë gjetur gjuhën. Por të na thonë italianët neve që të arrijmë konsensus, kjo nuk shkon.

Faleminderit!





Unë kisha një pyetje për Kryeministrin, nga që tha se Europën duhet ta ndërtojmë këtu dhe jo ta gjejmë atje dhe për këtë jam 100% i lumtur që e dëgjoj nga Kryeministri. Kemi një problem në të gjithë Shqipërinë, emigrimin ilegal. Më mungon pozicioni i informacionit të qeverisë, që ta thonë qartë dhe saktë?

Ne kemi qenë shumë të qartë. Ky është një keqkuptim i madh, i cili është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet nga elementё kriminalё, për të manipuluar njerëzit dhe për t’i marrë para marrë para dhe duke spekuluar me një situatë ku Gjermania është në kërkim të një numri emigrantësh me profesione shumë të përcaktuara dhe nuk ka shpallur ndonjë hapje kufijsh, apo politikë për të mirëpritur emigrant që shkojnë atje për arsye ekonomike. Ne këtë e kemi bërë shumë të qartë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë të qartë, por, fatkeqësisht, njerëzit bëhen pre e këtyre elementeve kriminal, siç ndodhi edhe në Vlorë, para disa kohësh.

KOMENTE