Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë-Durrës tashmë me linjë të re hekurudhore
English

Tiranë-Durrës tashmë me linjë të re hekurudhore

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Stacionit të ri të Trenit në Kashar. Në këtë ceremoni, z. Meta ishte i shoqëruar nga Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto, Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave, z. Genc Alizoti.
Kryetari i Kuvendit u njoh nga afër me ambientet e reja të stacionit të ri të Trenit në Kashar që aktualisht kryen funksionin edhe të stacionit për Tiranën si edhe me vagonët dhe lokomotivat e riparuara të disa trenave që janë kthyer në standarde bashkëkohore. Në këtë aktivitet, z. Meta ngriti si shqetësim mungesën e një stacioni hekurudhor në Tiranë.

“Është një detyrë për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj dhe për Ministrin e Transporteve që të gjejnë zgjidhjen, sepse nuk ka qytet në botë dhe kryeqytet në botë që e ka stacionin hekurudhor shumë larg prej tij, sepse është një pengesë për aksesin që duhet të kenë qytetarët për të udhëtuar me këtë shërbim transporti”, - tha z. Meta.

Krahas kësaj, Kryetari i Kuvendit vlerësoi vëmendjen e rikthyer ndaj transportit hekurudhor, duke e cilësuar këtë si një mundësi tepër pozitive për të faktorizuar ekonominë shqiptare në rajon.

“Përgëzoj Drejtorin e Përgjithshëm të Hekurudhave, Ministrinë e Transportit për vëmendjen e kthyer për rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve të transportit me tren për qytetarët të cilët tashmë janë shumë komode. Më të lumturit sigurisht këtu janë studentët nga Durrësi si gjithmonë, por besoj dhe gjithë të tjerët të cilët do të zgjedhin transportin hekurudhor edhe për arsye të komoditetit, por të mos harrojmë edhe për arsyet e kostos shumë më të ulët dhe të përballueshme. Por zhvillimi i sistemit hekurudhor, modernizimi i tij është prioritet. Pa të nuk mund të ketë zhvillimin shumë më të shpejtë të gjithë ekonomisë sonë dhe një faktorizimin të Shqipërisë në gjithë zhvillimet rajonale. Është gjë pozitive që është dyfishuar transporti i mallrave përmes sistemit hekurudhor gjatë vitit të fundit, por mundësitë janë shumë më të mëdha dhe jam i bindur se përpjekjet që po bëhet për ta lidhur më mirë sistemin tonë hekurudhor me rrjetin ndërkombëtar do të na ndihmojnë që Shqipëria të bëhet një faktor kyç për zhvillimin e rajonit dhe një korridor i rëndësishëm në transportin e mallrave në mënyrë të veçantë, por natyrisht pse jo dhe pasagjerëve”: - tha z. Meta.

Kryetari i Kuvendit theksoi se rezultate të tilla të prekshme duhet të jenë edhe në projekte të tjera. “Urime Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave dhe Ministrisë së Transportit dhe shpresoj që të kemi rezultate të tjera të prekshme. Është një investim modest, por përmirëson kushtet për qindra qytetarë të cilët udhëtojnë çdo ditë dhe absolutisht hap pas hapi besoj që do të arrijmë suksese të tjera. Pra, hekurudhat janë në drejtimin e duhur, por duhet të ecim më shpejt”: - tha z. Meta.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto theksoi se projekte të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen. “Sot është një ditë e veçantë, së pari sepse inaugurojmë stacionin e ri të Kasharit, por më shumë se sa stacioni është një ditë e veçantë, sepse kemi filluar një projekt të rëndësishëm për rinovimin e gjithë mjeteve për transportin e pasagjereve të hekurudhës Shqiptare, ndonëse sot janë gati vetëm dy vagonë dhe lokomotiva. Ky projekt do të vazhdoj më tej dhe siç e shikoni vetë produktin, është një cilësi shërbimi do të thoja e paparë më parë, në vagonët tanë. Një rikonstruksion, i cili është bërë me resurset e veta të hekurudhës shqiptare, nuk ka kushtuar shumë, rreth 5 milion lekë është gjithë ky investim, por shikoni diferencën e madhe që ka sjell”: - tha Ministri Haxhinasto.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës pohoi gjithashtu avantazhet e këtij transporti duke radhitur koston e ulët. “Kemi një cilësi shërbimi dhe me kosto tepër të ulët krahasuar me format e tjera të transportit. Kosto e udhëtimit Kashar-Durrës dhe kthim është 110 lekë, një udhëtim është 70 lek të reja, që do të thotë një kosto shumë konkurruese për këtë segment të rëndësishëm që në fakt është më i rëndësishmi i rrjetit tonë hekurudhorë. Mund të them që hekurudha shqiptare është në rrugë të mbarë. Jemi duke realizuar dhe shumë studime për ta përmirësuar dhe më tej rrjetin tonë hekurudhor. Studimi për lidhjen Tiranë-Rinas-Durrës është në proçes. Në fund të vitit do të jetë i gatshëm, ashtu si dhe studimi i fizibilitetit për gjithë rrjetin tonë të hekurudhave, me qëllim që të gjallërohet kjo formë e rëndësishme për transportin në Shqipëri për ti shërbyer si pasagjerëve, ashtu dhe ekonomisë shqiptare”: - tha z. Haxhinasto.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje më stacionin e trenit, Ministri Haxhinasto pohoi se është një domosdoshmëri ndërtimi një stacioni trenit sa më pranë qytetit. “Aktualisht Stacioni i Kasharit është funksional. Është domosdoshmëri që të ndërtohet menjëherë Stacioni i Tiranës sepse kryeqyteti duhet ta ketë stacionin sa më afër qendrës së tij. Sigurisht që jemi pro çdo lloj zhvillimi tjetër urbanistik. Por stacioni i trenit duhet të jetë sa më afër qendrës së Tiranës. Kjo lëvizja ka qenë edhe e pamenduar në kohë, sepse ka sjellë një reduktim me 50 % të numrit të pasagjerëve, të udhëtarëve që kanë përdorur transportin hekurudhor për qëllimet e tyre”: - tha z. Haxhinasto duke shtuar se çmimet janë shumë lehtësuese, veçanërisht për studentët që vijnë në Tiranë, krahasuar me transportin me autobus.

KOMENTE