English

Dashuria ndaj Barcelonës, çifti quan Barça djalin e tyre

Barcelonë, 11 Gusht NOA - Dashuria për një skuadër futbolli mund të çojë tifozët në kryerjen e veprimeve jo shumë logjike.

Rasti i fundit ka ndodhur në Belgjikë ku një çift i ri, Beeckman, ka vendosur të quajë djalin “Barça” dhe kjo, në nder të klubit spanjoll.

“Ideja për t’i vënë djalit tonë emrin e skuadrës së zemrës na erdhi teksa po shikonin një ndeshje të Barcelonës në televizion”, - shpjeguan ata në internet.

Fillimisht familjarët e tyre nuk kishin qenë dakord me këtë ide, por më pas ata pranuar dhe fëmija i çiftit të të rinjve mban pikërisht emrin Barça.

Për t’u përmendur është se ndërkohë i vogli Barça është bërë pjesë e shoqërisë së klubit spanjoll.

r.b/NOA

KOMENTE