Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy persona terrorizojnë qytetarin në Kavajë duke e plaçkitur dhe mashtruar
English

Dy persona terrorizojnë qytetarin në Kavajë duke e plaçkitur dhe mashtruar

Tiranë, 31 mars NOA - Nuk i mjaftoi që i grabitën biçikletën, por donin edhe të shkaktonin terror psikologjik me pronarin fatkeq të mjetit, duke u tallur dhe mashtruar atë.

Ngjarja që rëndom ndodh nën hundën e policinë në shumë qytete të vendit, këtë herë i ra për hise një të riu në qytetin e Kavajës.

Durim Hoxha, një 34-vjeçar me banim në qytetin e Kavajës si dhe Indrit Dalliu, 30 vjeç, nga i njëjti vendbanim, i dënuar më parë për vjedhje, kanë vjedhur biçikletën e një qytetari, banues në lagjen nr 1 Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh. Një ditë pas plaçkitjes, ata janë lidhur me viktimën e tyre dhe i kanë bërë presion duke ushtruar terror psikologjik ndaj tij dhe e kanë detyruar të japë shumën e parave prej 80 mijë lekësh duke i thënë se më pas do t'i rikthenin mallin e tij.

Këtë shumë, qytetari nuk ka pasur mundësi ta paguajë dhe dy hajdutët e paskrupullt, me pronën e tjetrit, kanë hyrë në pazare, duke e zbritur shumën në 30 mijë lekë si detyrim për t'i kthyer biçikletën.

Viktima i tyre i ka dhënë të gjitha lekët që i kërkuan dhe ka pritur që të rishohë biçikletën, pronë e tij, por ata nuk ia kanë kthyer.Â

Policia nisi dje hetime dhe sot konfirmoi arrestimin e dy të dyshuarve, Durim Hoxha dhe hajdutin e dënuar më parë Indrit Dalliu.

Por policia është treguar shumë e kursyer në akuzat paraprake që i ka dërguar sot Prokurorisë së Rrethit për ndjekje të mëtejshme, pasi, paçka se dy kavajasit abuzuan përmes mashtrimit, detyrimit për të paguar para dhe terrorit psikologjik, i akuzon vetëm për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.Â

a.a/NOA

KOMENTE