Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E veja e Trebickës kërkon nga gjykata, administrimin e pasurisë
English

E veja e Trebickës kërkon nga gjykata, administrimin e pasurisë

Tiranë, 31 mars NOA - Gruaja e Kosta Trebickës, kërkon nga gjykata të drejtën për të administruar pasurinë e djalit të saj 11 vjeç.

Brunilda Trebicka i është drejtuar sot Gjykatës së Rrethit të Tiranës me një kërkesë, ku kërkon prej saj të drejtën për administruar pasurinë e djalit të saj vetëm, 11 vjeç, deri kur ai të arrijë moshën madhore.

E veja e Trebickës nuk ka të drejtë të kryejë asnjë veprim në shoqërinë "Xhoi", pasuria e vetme që kishte dëshmitari kyç i dosjes "Gërdeci".

Nga ana tjetër e veja kërkon nga gjykata që të shlyejë edhe kredinë prej 880 mijë euro që kishte marrë Trebicka, kredi e cila ka mbetur pezull.

Në seancën e sotme gjykatësja Elona Gjoka dëgjoi pretendimet e palëve, ndërsa shtyu procesin për një tjetër datë.

a.j/NOA

KOMENTE