Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Han, sërish ndryshime ndaj Danimarkës
English

Han, sërish ndryshime ndaj Danimarkës

Tiranë, 31 mars NOA - Kombëtarja jonë, sonte në mbrëmje, do të zhvillojë në stadiumin, ku do të përballet 24 orë më vonë, me Dinamarkën, seancën e fundit të stërvitjes, në vigjilje të ndeshjes së radhës, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, "Afrika e Jugut 2010".

Trajneri Ari Han pas stërvitjes do të japë një konferencë për shtyp, para medieve daneze.

Ndërkohë, priten ndryshime të tjera, për sfidën e radhës. Skualifkimi i Lorik Canës, do të ndryshojë, modulin e lojës, si dhe priten dy ndryshime, në emra, pas humbjes me Danimarkën.

Vendin e Canës pritet ta zërë në mbrojtje Elvin Beqiri, por do të aktivizohet edhe Ervin Bulku, në mesfushë.

Një tjetër alternativë në mesfushë është edhe Ansi Agolli, që ishte i skualifikuar para ndeshjes me Hungarinë.

Kombëtarja jonë, pas gjashtë ndeshjeve të para ndodhet në kuotën e gjashtë pikëve. Danimarka udhëheq grupin tonë, me 10 pikë.  Â

e.l/NOA

KOMENTE