English

Olsen: Shqipëria, më kërcënuese se Malta

Tiranë, 31 mars NOA - Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, para ndeshjes së sotme, ndaj kombëtares sonë, është shprehur se ekipi i drejtuar prej tij duhet të hedhë një hap më tej, për të përmirësuar lojën, përveç se do të kërkojë me çdo kusht fitoren, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.

Danezët fituan ndeshjen e fundit, 3-0 ndaj Maltës dhe udhëheqin Grupin e Parë.

Megjithëse, Danimarka është përballur me një skuadër, e cila është vlerësuar si tepër paqësore në fushë, trajneri beson se e kundërta e pret sot, me Shqipërinë, madje ai ka theksuar se ekipi ynë edhe mundet që  t'ia kërcënojë pozitat Danimarkës, brenda në Kopenhagën.

Olsen thekson: "Shqipëria nuk ka lojtarë të shpejtë, si Malta. Kjo e fundit ka lojtarë shumë të shpejtë në sulm, si Mifsud dhe Kohen, por ka një ekip më të mirë dhe mund të na krijojë probleme. Lala, Skela dhe Berisha, janë ndër lojtarët, kualitetet e të cilëve i njoh mirë," - theksoi trajneri Olsen, para ndeshjes së sotme.

e.l/NOA

KOMENTE